Zbulohet data kur do të nisë sezoni i ri i kampionatit francez

300
Sigal

Liga e parë franceze ishte një nga kampionatet e mëdha në Europë së bashku me Eredivisien holandeze që u ndërpre përfundimisht pas shpërthimit të pandemisë COVID-19. Gjithsesi Franca do të jetë një nga shtetet e para që do të nisë sezonin e ri futbollistik 2020-2021 pasi prej më shumë se 4 muajsh nuk është në aktivitet. Pasi u zyrtarizua që formula e edicionit të ardhshëm nuk do të ndryshojë, tani ka ardhur edhe zyrtarizimi për datat se kur do të fillojë sezoni i ri. Ligue 1 do të startojë në 22 gusht, me javën e parë të kampionatit që do të luhet fundjavën e 22 dhe 23 gushtit. Nuk është përcaktuar ende kalendari, ndërkohë është për t’u përmendur që kampionët e Ligue 1, PSG, do të luajnë dhe në Champions League gjatë muajit gusht, po ashtu dhe Lyon, me dy skuadrat që nuk do të kenë thuajse asnjë ditë pushim.