INTERVISTA/ Specialisti i futbollit Vangjel Mile, shprehet optimist për vazhdimësinë në Europë
Agron KAJA

Sa e kanë penguar përditshmërinë e ritmikës në futbollin shqiptar ndeshjet e kampionatit botëror?
Sigurisht që ndeshjet e Botërorit e kanë penguar përditshmërinë përgatitore të skuadrave. Sepse me dinamikën dhe oraret, ka humbur fokusi i trajnërevë e lojtarëve. Madje kjo ndodh edhe në ekipet e shteteve të tjera në Europë e Botë.
Katër skuadrat shqiptare që luajnë në Europë e kanë nisur sezonin, si e shikoni paraqitjen e tyre në Europë?
Mendoj se kanë qënë ndeshje interesante, por janë vetëm të parat. Vllaznia duhet ta kishte mbyllur që në Shkodër, dhe pozitiv është barazimi i Egnatias. Ndërsa Elbasani dhe Dinamo kanë ekipe të forta dhe do kenë vështirësi në kalimin e turit.
Në takimet e luajtura në turin e parë eliminator, çfarë kanë treguar skuadrat tona që po luajnë në Europë?
Këto ekipe që marrin pjesë në Europë, kanë treguar se kanë ndryshime të tepërta në përbërjet e tyre, dhe këto nuk i shërbejnë mirë grupit. Kur bëhen shumë lëvizje, edhe kur e ruan boshtin, e shpërndan skuadrën nga ana teknike dhe taktike.
Në ndeshjet e para në Europë, sa vlera kanë treguar përforcimet e reja në skuadrat tona?
Nëse i shohim nga rezultatet, duket sikur vlerat mbeten aty. Por nëse do të themi se janë edhe 90 minuta për tu luajtur, këtu nuk humbet vlera e lojtarëve në përforcim. Duhet shumë punë që përshtatja e skuadrës të gjejë harmonizimin e duhur.
Cilën nga ndeshjet e skuadrave tona në Europë, e vlerësoni më të mirën në treguesit kryesorë të saj?
Besoj se ndeshja e Egnatias ishte një nga më të veçantat në këtë tur. Skuadra rrogozhinase kishte bërë ndryshime dhe afrime cilësore, ku Ndreca dhe Bitri janë dy lojtarë nga më të mirët në kampionatin shqiptar. E mendoj të kualifikuar.
Pas rezultateve në ndeshjeve të para, mendoni se cila nga skuadrat tona e shikoni pranë kualifikimit në turin tjetër?
Realisht nuk dua të bëj parashikuesin, apo shikoj një ekip të veçantë. Por do dëshiroja që të kualifikoheshin të katërta skuadrat, sepse kjo i bën shumë mirë futbollit shqiptar. Ndaj do ishte me shumë vlera që të katërta ta kalojnë turin.
Cili është këndvështrimi juaj teknik për përmirësimin e skuadrave tona që po luajnë në Europë?
Përmirësimi është te ruajtja e grupit, si dhe ruajtja e boshtit nga ndeshjet e para. Natyrisht, duke bërë edhe ndryshimet në skuadër në raport me kundërshtarin dhe me atë çka dhanë në fushë në 90 minutat e para. Përshtatja do kohën e vet.
Me grupin të plotësuar, nesër Dinamo luan sfidën për kualifikim
Sot skuadra e Dinamos do të mbrrijë në Kazakistan me grupin e plotë të lojtarëve për sfidën vendimtare ndaj Astanës. Dje i mbylli përgatitjet në Tiranë, dhe trajneri do të ketë në dispozicion të gjithë kontingjentin për këtë transfertë të rëndësishme europiane. Mungesat dhe problemet fizike nuk do të ndikojnë në planifikimin e stafit teknik, i cili do të ketë mundësinë të zgjedhë formacionin më të mirë për ndeshjen e kthimit. Natyrisht, me shpresën e kualifikimit.

Skuadrat në Europë
Sezoni 2026-2027
LIGA E KAMPIONEVE
Ndeshja e parë
Datë 8 korrik 2026
Petrokub (Mda)-Egnatia 1-1
Ndeshja e kthimit
Datë 15 korrik 2026
Egnatia-Petrokub (Mda) 21:00
KONFERENCË LIGË
Ndeshjet e para
Datë 7 korrik 2026
AF Elbasani-BATE(Blr) 1-1
Datë 9 korrik 2026
Vllaznia-Malishev(Kos) 2-1
Dinamo C-Astana (Kaz) 0-1
Ndeshjet e kthimit
Datë 15 korrik 2026
Malishev(Kos)-Vllaznia 16:30
Datë 16 korrik 2026
Astana (Kaz)-Dinamo C 16:30
BATE(Blr)-AF Elbasani 19:00
Bilbilat Ligwn e Konferencws
Në sfidwn Malisheva-Vllaznia, UEFA ka caktuar gjyqtarë nga Uellsi me Tomas Geri Ouen si kryesor. Astana-Dinamo do të drejtohet nga gjyqtari suedez Oskar Xhohnson, ndërsa BATE-AF Elbasani do drejtohet nga kazakistanas Danilar Sahi.
Bilancet në ndeshjet e para, dritëhije me dhe pa kualifikim

Sot dhe nesër luhen ndeshjet e dyta, por skuadrat tona që marrin pjesë në Europë për edicionin 2026-2027 nuk e kanë nisur si duhet fazën eliminatore. Në ndeshjet e para, Egnatia barazoi 1-1 në Moldavi ndaj Petrokub dhe mban shpresa te goli në fushë kundërshtare. Vllaznia ishte skuadra e vetme që fitoi në ndeshjen e parë, 2-1 ndaj kosovarëve të Malishevës, ndërsa AF Elbasani barazoi 1-1 në ndeshjen e parë me BATE Borisov të Bjellorusisë, me pak shpresa për kualifikim. Ndërkohë, Dinamo City mbeti e vetmja skuadër që humbet në ndeshjen e parë të Konferencë Ligë. Me këtë situatë ato hyjnë në 90 minutat e dyta. Me dritëhijet e kualifikimit.
Kampionati i 23-të Botëror i Futbollit, 11 qershor-19 korrik
BOTËRORI 2026/ Në rrugëtimin me 100 ndeshje, janë shënuar 292 gola e janë larguar 16 trajnerë
Fjalëkryq mes katër skuadrave 7 herë kampione
Dje nisën ndeshjet gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të Futbollit 2026, ku më parë ishin luajtur 72 ndeshje në grupe, 16 ndeshje në fazën e 1/16, u luajtën 8 ndeshje në fazën e 1/8 dhe 4 ndeshje në fazën çerekfinale. Për këtë periudhë zbardhen edhe disa nga të veçantat, ku në një përshkrim të 100 ndeshjeve të luajtura me 292 gola të shënuar, tregon se ky botëror me 48 skuadra ka qënë shumë i “thatë” në tundjen e rrjetave. Por ka qënë shumë i ashpër me bankinat, pasi deri në këtë periudhë janë 16 trajnerë të larguar. Këtë lojë e nisi Tunizia me të dy trajnerët, ndërkohë që e mbylli Senegali. Gjithsesi, duhet thënë se në këto 100 ndeshje kanë vendosur emrin e tyre 101 futbollistë, të cilët kanë shënuar 292 golat. Golin e parë e shënoi Kuinones i Meksikës në minutën e 9-të, në sfidën Meksikë-Afrikë e Jugut 2-0, ndërsa golin e fundit e shënoi argjentinasi Lautaro Martinez në minutën 120+1, në ndeshjen çerekfinale Argjentinë-Zvicër 3-1. Mes tyre janë edhe Top5 futbollistët që kryesojnë, me Kilian Mbappe të Francës dhe Lionel Messi të Argjentinës me nga 8 gola, Erling Haland i Norvegjisë me 7 gola, Herri Kein dhe Xhud Belingham të Anglisë me nga 6 gola të shënuar. Deri më tani, pasi u luajtën edhe katër ndeshjet çerekfinale, u përcaktuan katër skuadrat gjysmëfinaliste. Francë-Spanjë që u luajt dje (ditën e martë në orën 21:00), ndërsa Angli-Argjentinë do të luhet sot ditën e mërkurë, po në ora 21:00. Në historinë e tyre, Argjentina e ka fituar 3 herë Kampionatin Botëror të Futbollit (1978, 1986, 2022). Ndërsa Franca është 2 herë fituese (1998, 2018), Anglia dhe Spanja e kanë fituar nga 1 herë këtë kampionat, Anglia në 1966 dhe Spanja në 2010. Pas këtyre ndeshjeve, ka edhe një lajm për kampionatin e ardhshëm në vitin 2030, i cili do të luhet në vëndet organizatorë: Spanjë e Portugali në Europë, si dhe Marok në Afrikë. Ky edicion përkon me 100 vjetorin nga nisja e këtij turneu, ndërsa Presidenti i FIFA-s Xhani Infantino, ka hedhur idenë se mund të jenë edhe 64 skuadra pjesëmarrëse.
Gjashtë kombëtare sigurojnë pjesëmarrjen në Botërorin 2030

Botërori 2026 është në përfundim, por gjashtë kombëtare e kanë siguruar tashmë pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm në vitin 2030. Bëhet fjalë për Spanjën, Portugalinë, Marokun, Argjentinën, Uruguain dhe Paraguain, të cilat do të jenë automatikisht pjesë e eventit, ku gjithçka lidhet me formatin e veçantë të organizimit të turneut, i cili për herë të parë në histori do të zhvillohet në gjashtë shtete dhe në tre kontinente. Pjesa më e madhe e ndeshjeve do të zhvillohet në Spanjë, Portugali dhe Marok, të cilat janë organizatoret kryesore të Botërorit.

FIFA “gati-tu” para Argjentinës, ndaj Anglisë i ndryshon fanelwn
Argjentina luan këtë të mërkurë ndaj Anglisë një ndeshje e cila do të ketë një vlerë sportive, por edhe shumë ngarkesë emocionale sa i përket përplasjeve socio-politike mes dy vendeve në të kaluarën. Argjentina ka dashur që të kthehet pas në kohë tek sukseset historike kundër anglezëve, ndaj ka bërë një kërkesë që i është miratuar nga FIFA. Ajo ka kërkuar që të luajë ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Botës përballë “tre luanëve” me fanellën blu, dhe jo atë tradicionale që mban zakonisht me vijat e bardha dhe bojëqielli. Kjo është një fanellë që i ka sjellë fat Argjentinës në ndeshjet ndaj Anglisë, pasi ka fituar 2 sfida, nga 3 që ka luajtur me anglezët. Ajo më e famshmja ëshë padyshim çerekfinalja e vitit 1986, kur dy golat e Maradonës shkruan historinë. Vetëm në vitin 1962, përballja mes anglezëve dhe argjentinasve që vishnin fanellën e errët, u fitua nga europianët me shifrat 3-1.

Ndeshjet/Faza gjysmëfinale
E martë, 14 korrik 2026
Francë-Spanjë 21:00 (1)
E mërkurë, 15 korrik 2026
Angli-Argjentinë 21:00 (2)
Ndeshja/ Vëndi i tretë
E shtunë, 18 korrik 2026
Humbës1-Humbës2 23:00
Ndeshja/ Finalja
E dielë, 19 korrik 2026
Fituesi1-Fituesi 2 21:00
FITUESIT E BOTËRORËVE
Viti 1930 Uruguaji
Viti 1934 Italia
Viti 1938 Italia
Viti 1950 Uruguaji
Viti 1954 Gjermania
Viti 1958 Brazili
Viti 1962 Brazili
Viti 1966 Anglia
Viti 1970 Brazili
Viti 1974 Gjermania
Viti 1978 Argjentina
Viti 1982 Italia
Viti 1986 Argjentina
Viti 1990 Gjermania
Viti 1994 Brazili
Viti 1998 Franca
Viti 2002 Brazili
Viti 2006 Italia
Viti 2010 Spanja
Viti 2014 Gjermania
Viti 2018 Franca
Viti 2022 Argjentina
Viti 2026 ?


















