BOTËRORI 2026/ Argjentina frenoi në finale, Messi mbeti thatë, Mbappe merr  trofeun “Këpuca e Artë”. Shifra dhe fakte nga 104 ndeshjet dhe 308 golat e shënuar

Fjalëkryqi 23 u zgjidh me Spanjën kampione e Botës 2026

 Nga Agron KAJA

NOA

Kampionati Botëror i 23-të i Futbollit u fitua nga Spanja për të dytën herë (2010, 2026). Ai u zhvillua në tre shtete amerikane: SHBA, Kanada e Meskikë, dhe nisi më 11 qershor 2026 me ndeshjen e Grupit A, Meksikë-Afrika e Jugut 2-0, me golin e parë të shënuar nga meksikani Kuinones në miniutën e 9-të. Ndërsa u mbyll me finalen e madhe Spanjë-Argjentinë 1-0, me golin e fundit të shënuar nga Feran Torres në minutën e 106-të. Ndeshja për vendin e tretë dhe të katërt, Francë-Angli 4-6 përfundoi me goladë, pasi u shënuan 10 gola. Por në harkun e 39 ditëve, në 16 stadiume: 11 stadiume në SHBA, 2 në Kanda  dhe 3 në Meksikë, u luajtën 104 ndeshje, nga të cilat: 72 në grupe, 16 në fazën 1/16, në fazën e 1/8 u luajtën 8 ndeshje, 4 ndeshje u luajtën në fazën çerekfinale si dhe 2 ndeshje në gjysmëfinale. Dy ndeshjet e fundit u luajtën 1 për vëndin e dytë e të tretë, dhe 1 ndeshje në finalen e madhe. Në këto 104 ndeshje të këtij kampionati botëror u shënuan edhe 308 gola, një mesatare me 3 gola për ndeshje, në të cilët shënuan emrat e tyre 178 futbollistë. Edhe golashënuesit më të mirë të këtij kampionati botëror, thuajse ishin nga skuadrat të cilat shkuan deri në fazat e fundit të zhvillimit të tij. Mes tyre janë edhe futbollistët që kryesuan deri në fund listën e golashënuesve. Kilian Mbape i Francës me 10 gola, Lionel Messi të Argjentinës me 8 gola, Erling Haland i Norvegjisë dhe Xhud Belingham të Anglisë me 7 gola, Herri Kein dhe Ousmane Dembele i Francës me nga 6 gola të shënuar. Në ndeshjet e grupeve u shënuan 215 gola, ku në Grupin I u shënuan 27 gola në 6 ndeshje, ndërsa më pak u shënuan në Grupin H, 11 gola në 6 ndeshje. Gjatë këtij eventi botëror të futbollit, e veçantë mbeti edhe lëvizja apo largimi i trajnerëve. Këtë lojë e nisi Tunizia me Sabri Lamushi e më pas Renhard, për të shënuar numrin 18 me Rudi Garsia të Belgjikës, i cili pas eliminimit në fazën çerekfinale nga Spanja, e kishte lënë të kuptohej  largimi i tij nga bankina. Ndërsa në historinë e tyre si finalistë, Argjentina e ka fituar 3 herë Kampionatin Botëror të Futbollit (1978, 1986, 2022), Spanja e kishte fituar 1 herë (2010), dhe kjo ishte fitorja e dytë (2026). Pas këtyre ndeshjeve përmbyllëse, kujtojmë se kampionati i ardhshëm botëror i futbollit do të luhet në vitin 2030 në vëndet si  organizatorë: Spanjë e Portugali në Europë, dhe Marok në Afrikë. Ky edicion përkon me 100 vjetorin nga nisja e këtij turneu, ndërsa Presidenti i FIFA-s Xhani Infantino ka hedhur idenë se mund të jenë edhe 64 skuadra pjesëmarrëse.

FITUESIT E BOTËRORËVE

Viti 1930     Uruguaji      (1)

Viti 1934     Italia            (1)

Viti 1938     Italia            (2)

Viti 1950     Uruguaji      (2)

Viti 1954     Gjermania    (1)

Viti 1958     Brazili          (1)

Viti 1962     Brazili          (2)

Viti 1966     Anglia          (1)

Viti 1970     Brazili          (3)

Viti 1974     Gjermania    (2)

Viti 1978     Argjentina    (1)

Viti 1982     Italia            (3)

Viti 1986     Argjentina    (2)

Viti 1990     Gjermania    (3)

Viti 1994     Brazili          (4)

Viti 1998     Franca          (1)

Viti 2002     Brazili          (5)

Viti 2006     Italia            (4)

Viti 2010     Spanja          (1)

Viti 2014     Gjermania    (4)

Viti 2018     Franca          (2)

Viti 2022     Argjentina    (3)

Viti 2026     Spanja          (2)

 

Golat e shënuar në Botëror

Fazat e luajtura              Gola

Në fazën e grupeve          215

Në fazën e 1/16-ve           42

Në fazën e 1/8-ve             23

Në fazën çerekfinale        12

Në fazën gjysmëfinale     5

Në vëndin e tretë              10

Në Finale                         1

NË TOTAL                      308

 

Golashënuesit më të mirë

Lojtari                             G

Kilian Mbappe                 10

Lionel Messi                    8

Xhud Belingham              7

Erling Haland                   7

Ousmane Dembele           6

Herri Kein                        6

 

Vlerësimet e Botërorit

Unai Simon “Doreza e Artë”

Pau Kubarsi I riu më i mirë

Rodri           Topi i Artë

Mbappe        Kryegolashënues

Holanda       Fair-Play

Goli i 300-të

Futbollisti Bakayo Saka i Anglisë është lojtari që shënoi golin numur 300 në këtë kampionat botëror, në minutën e 37-të të ndeshjes për vëndin e 3-të e të 4-t, Francë-Angli 4-6. Golin e parë e kishte shënuar Kuinones i Meksikës, në minutën e 9-të të ndeshjes hapëse Meksikë-Afrika e Jugut, 2-0. U shënuan gjithësej 308 gola

 

Shpërblimet në rritje

Shpërblimi për skuadrën e Spanjës që fitoi kampionatin Botëror 2026 është 50 milionë dollarë. Ndërsa e Argjentina si skuadra finaliste përfitoi 33 milionë dollarë. Përballja për vendin e tretë i dha Anglisë shpërblimin me 29 milionë dollarë, dhe Francës 27 milionë dollarë. Në total, FIFA ka shpërndarë 871 milionë dollarë për rezultatet e arritura në këtë Botëror nga 48 skuadrat pjesëmarrëse.

 

Shpërblimet për fituesit

Fituesi i Botërorit: 50 mln $

Vendi i Dytë: 33 mln $

Vendi i Tretë: 29 mln $

Vendi i Katërt: 27 mln $

 

Unaza shpërblyese për fituesit

koleksion të kufizuar prej 2,026 unazash. Prej tyre, 30 shkuan për ekipit fitues Spanjën, ndërsa me 1,996 ishin të disponueshme në të gjithë botën për tifozët për t’i blerë si një produkt i licensuar zyrtar i FIFA-s. Çmimet ende nuk janë bërë të njohura. Menjëherë pas finales, Kapiteni dhe trajneri i ekipit të Spanjës, fituese të Botërorit, morrën nga një unazë të përkohshme, ndërsa secila nga 30 unazat për fituesit u personalizuan përpara se të paraqitet zyrtarisht në një datë të mëvonshme, e ngjashme me traditën amerikane.

 

Trajnerët e larguar

Trajneri                Komb.

1.Sabri Lamushi    (Tunizi)

2.Sebastian Bekaçe(Ekuador)

3.Havier Aguirre    (Meksikë)

4.Roberto Martínez(Portugali)

5.Julian Nagelsman(Gjermani)

6.Ronald Kuman    (Holandë)

7.Karlos Kueiroz   (Gana)

8.Hong Mjung-bo (Koreja J)

9.Stiv Klark           (Skoci)

10.Miroslav Kubek(Çeki)

11.Herve Renhard  (Tunizi)

12.Jamal Salami    (Jordani)

13.Zlatko Daliç      (Kroaci)

14.Marcelo Bielsa (Uruguai)

15.Hugo Bros        (Afrika J)

16.Pape Thiau        (Senegal)

17.Didier Deshamp(Francë)

18.Rudi Garsia       (Belgjikë)