SPAK në hetim të biznesmenit që kontrollonte depon më të njohur farmaceutike në Shqipëri

Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka vënë në hëtim një biznesmen që kontrollon një prej depove farmaceutike më të njohura në Shqipëri.

Burimet pranë SPAK, bëjnë me dije se agjentet e BKH-së kanë ushtruar kontroll në banesën e biznesmenit rreth tri jave më parë.

Sigal

Operacioni eshtë zhvilluar në menyrë diskrete dhe deri më tani nuk eshtë bërë publik nga institucionet ligjzbatuese.

Gjatë kontrollit, agjentet dyshohet se kanë sekuestruar dokumente, materiale dhe prova të ndryshme, të cilat po analizohen në kuadër të një hetimi.

Një pjesë e dokumentacionit mund të hedhë dritë mbi marrëdhëniet e biznesmenit me persona te lidhur me ish-ministren e Shendetesisë, Ogerta Manastirliu.

Hetimi i SPAK-ut mesohet se është shtrirë edhe ndaj një familjari të afërt të ish-ministres, i cili dyshohet se ka zhvilluar aktivitet financiar dhe transaksione me biznesmenin që zotëron depon farmaceutike.

Hetuesit po verifikojnë nëse këto marredhënie financiare kanë qenë të ligjshme apo nëse janë realizuar në këmbim të favorizimeve të mundshme të kompanisë farmaceutike nga institucionet shtetërore.

Dyshimet e hetuesve lidhen me disa drejtime, duke nisur nga përfshirja ose shtimi i barnave të tregtuara nga kjo depo në listen e barnave të rimbursueshme dhe deri te procedurat tenderuese të zhvilluara nga Ministria e Shëndetesisë.

Në fokus të hetimit dyshohet se janë vendosur edhe disa tendera të zhvilluar me procedura të kufizuara ose pa transparencë të plotë publike, per të cilët po verifikohet nëse kompania farmaceutike ka përfituar ose jo.