Saimir Malko: E mendoj një fitore, por kujdes nga kundërsulmi!

SPECIALISTI/ Para ndeshjes me Bjellorusinë, ish-mbrojtësi kuqezi Saimir Malko bën parashikimin

Nga Agron KAJA

Sigal

Kombëtarja jonë do të dalë në fushë sot në mbrëmje, në përballjen e parë të Ligës së Kombeve 2027, ndaj Bjellorusisë. Në “Air Albania”, do të nisë rrugëtimin edicioni i pestë në këtë kompeticion europian, ku sot Shqipëria do të shohë se çfarë ka “gatuar” trajneri Maran me këta futbollistë. Dhe këtë analizë e sjell ish-mbrojtësi kuqezi Saimir Malko, i cili për gazetën “Telegraf” u shpreh dje se pjesa më e madhe e lojtarëve që janë grumbulluar nga trajneri Maran, janë jashtë forme. “Këta futbollistë janë, të cilët qarrkullojnë në vitet e fundit në Kombëtaren tonë. Në listë ka edhe emra të rinj, por nuk mendoj se do të ketë hapësira për ta në këto ndeshje në Ligën e Kombeve. Në fushë duhet të jenë ata futbollistë që kanë formën e duhur, dhe jo të aktivizohen lojtarë që nuk luajnë në ekipet ku janë dhe janë jashtë forme. Ne nuk jemi në një grup që të frikësohemi nga kundërshtarët, por edhe nuk duhet që ti nënvleftësojmë ata”, kështu e nisi dje bisedën ish-mbrojtësi i Kombëtares, Saimir Malko. Por ai ka edhe një dyshim, teksa u shpreh se të mendosh Berishën në portë, është një rikthim pas. “Me gjithë respektin që kam për Etrit Berishën, thirrja e tij në këto ndeshje është një rikthim pas në Kombëtare. Në vënd që në këtë kompeticion të kishte një rinovim gradual të Kombëtares, bëmë hapa prapa. Në këtë rast, trajneri nuk ka treguar besim tek tre portierët e tjerë. Gjithsesi, unë këmbëngul që të aktivizohen më shumë lojtarë të rinj në këto sfida”. Duke e shprehur këmbënguljen e tij se të gjitha ndeshjet e grupit duhet që të fitohen nga Kombëtarja jonë, ish-mbrojtësi kuqezi Saimir Malko kërkon edhe kujdes. “Bjellorusia nuk duhet nënvleftësuar, sepse janë skuadër e fortë dhe kanë kundërsulm të rrezikshëm. Ne kemi lojtarë të mirë në mbrojtje, ndoshta është reparti më i konsoliduar. Por çdo kundërshtar vlerësohet mbi kapacitetet që ai ka në përbërjen e tij, e këtu Bjellorusia ka dy-tre lojtarë të fortë, tipikë golashënues”. Sipas Saimir Malkos, nuk ka asnjë alternativë tjetër me Bjellorusinë veç fitores. “Unë do të thoja se mes 1X2, zgjedh vetëm 1 (fitore). Ndryshe, me çdo rezultat tjetër kemi dështuar”, ishte kjo analiza e ish-mbrojtësit kuqezi Saimir Malko, në prag të ndeshjes në Ligën e Kombeve kundër Bjellorusisë.

KUQEZINJTË NË FOKUS

Ttajneri dhe kapiteni i Kombëtares flasim qartë: Duhet fitorja!

Trajneri Maran: Avantura ime do nisë me sukses

Kjo ndaj Bjellorusisë, është ndeshja e parë zyrtare për trajnerin Rolando Maran në stolin e Kombëtares sonë. Dhe italiani u shpreh dje se skuadra do bëjë më të mirën për ta fituar atë. “Nesër (sot) nis me të vërtetë aventura ime si trajner i Shqipërisë, është emocioni që të jep krenari, të bën të japësh më shumë, e kjo më stimulon më shumë. Idetë janë të qarta, kemi pasur ndonjë problem fizik, por kemi punuar në më shumë se një gjë për ta përballuar me sukses ndeshjen. Cili do hyjë në fushë, do të shkojë për të bërë një ndeshje të mirë, dhe të jemi të aftë për suksesin tonë”.

Sot në mbrëmje, ora 20:45, në “Air Albania” Kombëtarja jonë do të nisë rrugëtimin në ndeshjet e Ligës së Kombeve. Shorti e ka vënë përballë Bjellorusisë, Finlandës e San Marinos, për ta nisur këtë rrugëtim sot në mbrëmje kundër Bjellorusisë. Kjo është përballja e 8-të zyrtare me ekipin bjellorus, me një bilanc pak a shumë të barabartë. Ne kemi3fitore dhe Bjellorusia 2, ndërsa 2 ndeshjet e tjera janë mbyllur në barazim, me një golavarazh total të barabartë 10:10. Edhe trajneri Maran, kapiteni Gjimshiti dhe futbollistët e tjerë të Kombëtares sonë që kanë folur për këtë sfidë, e kanë vlerësuar të rëndësishme përballë një kundërshtari të vështirë. Starti me fitore për skuadrën tonë, mbetet synimi final i kësaj përballje.

Kapiteni Gjimshiti: Vendi i parë në grup, detyrim

Në deklaratën e tij dje në konferencën për shtyp, kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, mes të tjerave tregoi se fitorja e skuadrës sonë ndaj Bjellorusisë është si një detyrim. “Tifozëve i premtoj se do japim maksimumin dhe vendin e parë në grup, me mudësinë për të shkuar për herën e 3-të në një Kampionat Europian. Kjo është rruga jonë e duhur, vendi i parë në grup si detyrim. Me Maran kam folur për taktikën dhe gjerët e tjera. Do vendosim më të mirën për ekipin, që të na hapë rrugën drejt suksesit. Cilët futbollistë do të luajnë nesër (sot), e vendos trajneri”.

FORMACIONI I MUNDSHËM

Shqipëria: 1-4-4-1-1

  1. Berisha
  2. Hysaj B. Gjimshiti A. Ismajli    S. Pilo
  3. Ramadani J. Shehu
  4. Muçi A. Hoxha
  5. Seferi
  6. Manaj

Arbitrat

Shqipëri-Bjellorusi

Datë 26 shtator, 20:45

Kryesor: Samuel Barot (Ang)

Asistentë: A. Nun, U. Smith

I katërt: F. Hallam (Ang)

VAR: M. Donohue (Ang)

AVAR: P. Houard (Ang)

 

Bastet për sfidantët e Grupit C1

Sot në orën 18:00, do të luhet ndeshja tjetër e Grupit C1, ku vëndasit e San Marino presin skuadrën e Finlandës. Në parashikimet e kompanive të basteve, kjo ndeshje është e orientuar tek 2, por edhe X mbetet opsion i mundshëm.

 

 

LIGA E KOMBEVE 2026

LIGA C, GRUPI  C1

Skuadrat             Nd     P

1.Shqipëria           0        0

2.San Marino        0        0

3.Bjellorusia          0        0

4.Finalanda           0        0

Ndeshjet e Shqipërisë

Datë 26 shtator 2026

Shqipëri-Biellorusi          20:45

(“Air Albania” – 22.500 vënde)

Datë 29 shtator 2026

San Marino-Shqipëri      20:45

Datë 3 tetor 2026

Finlandë-Shqipëri           15:00

Datë 6 tetor 2026

Shqipëri-San Marino      20:45

Datë 12 nëntor 2026

Shqipëri-Finaldë             20:45

Datë 17 nëntor 2026

Biellorusi-Shqipëri          18:00

Ja 8 golashënuest kuqezi ndaj Bjellorusisë

Nisur nga ndeshja e parë në kualifikueset e EURO 2008, e deri në Ligën e Kombeve 2020, Shqipëria është ndeshur 7 herë me Bjellorusinë, 6 ndeshje zyrtare dhe 1 miqësore. Në 10 golat e Kombëtares sonë në këto përballje, janë 8 futbollistë që kanë shënuar në portën bjelloruse. Kështu: Ervin Skela, Besnik Hasi, Erjon Bogdani, Hamdi Salihi, Keidi Bare dhe Rei Manaj kanë shënuar nga 1 gol, ndërsa Sokol Cikalleshi ka shënuar 3 gola. Mes 7 ndeshjeve të luajtura, golavarazhi është i barabartë 10:10, mes 3 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje.