Një super Kukës gjunjëzon Metalurgun

576
Sigal

LIGA E EUROPËS/ Kukësi-Metalurg Donetsk 2-0. Paraqitje e jashtëzakonshme e djemve të Cungut

 Një super Kukës gjunjëzon Metalurg Donteskun, me rezultatin e pastër 2-0, duke vërtetuar se ecuria e jashtëzakonshme e nënkampionëve e Shqipërisë në Ligën e Europës. Ndeshja e kthimit, një javë më pas në Dontesk të Ukrainës mund ta shndërrojë Kukësin në ekipin e parë shqiptar që shkon në turin e katërt, pra në fazën e “play-off”-it të kompeticionit, atje ku me siguri do të gjejë Skënderbeun (nëse eliminohet në Ligën e Kampioneve nga Shahkteri). Një takim shumë entuziast në “Qemal Stafa’, i mbështetur nga shumë tifozë që i dhanë një tjetër bukuri ndeshjes. Kukësi luftoi fort nga minuta e parë dhe deri në minutën e fundit. Mesfushori kosovar, Yll Hoxha, i cili pak ditë më parë u pajis me pasaportën shqiptare, rrezikoi në minutën e 3-të, duke dhënë sinjalin se Kukësi kishte hyrë për fitore kundër Metalurgut. Ishte Morozijuk ai që bllokoi Hoxhën. Gjithsesi, tri minuta më pas, Kukësi e gjeti rrjetën me anë të mbrojtësit argjentinas Lukas Malarkane, i vetmi i huaj në ekipin e nënkampionëve të Shqipërisë. Argjentinasi 23-vjeçar realizoi pas një pasimi të artë të Igli Allmuçës. Të dy kanë luajtur së bashku para tre sezonesh te Dinamo. Minuta e 6-të: Kukësi-Metalurg Dontesk 1-0. Me entuziazmin e krijuar nga goli i shpejtë – i pesti për Kukësin në Ligën e Europës, pas të parit kundër Flora Talinit dhe tre të tjerë ndaj Sarajevos, Kukësi ushtroi një presing të fortë në “Qemal Stafa”, duke i lënë në hije ukrainasit nga Dontesku, me të cilin dikur ka qenë kapiten elbasanasi Dorian Bylkybashi. Dy sulmuesit: Progni dhe Popoviç panë shumë herë drejt portës kundërshtare. Në minutën e 30-të, ishte heroi i Sarajevës, portieri Argent Halilaj, ai që tregon klasin e tij, duke devijuar një top në goditje këndi. Trajneri i Metalurgut madje u detyrua të bënte ndërrimin e parë, kur në minutën e 34-t, në vend të mbrojtësit irlandezi O’Dea hyri sulmuesi holandez Nelson. Në të 40’, portieri Halilaj blloki një gjuajtje të mesfushorit serb Xhorxhe Laziçit, duke dëshmuar se është në formë të shkëlqyer. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Kukësit, që ishte dhe ekipi më i mirë në 45 minutat e para. Pjesa e dytë nisi me zëvendësimin e autorit të golit, Lukas Malarkane, me fantazistin Enkel Alikaj, ndërkohë që në të 47’, goditja nga këndi e Karabecit nuk dha asnjë rezultat. Në minutën e 50-të, sërish Halilaj i thotë “jo” ukrainasve, teksa bllokon thuajse në vijën e portës një gjuajtje të brazilianit Danilo. Dialogu Halilaj-Metalurg vazhdoi me përpjekjen e Laziçit në të 57’. “Muri” mbrojtës i Kukësit është i ngjeshur dhe në vijën e 16-shit përfshihen edhe lojtarët e mesfushës. Halilaj shpëtoi gola të sigurt, duke qenë një hero i vërtetë në “Qemal Stafa”. Në të 68’, pas një ndërhyrje të ashpër të Nikolaj Morozuyik ndaj kosovarit Yll Hoxha, gjyqtari kazakistanez Kuchin largoi me kartonin e kuq. Enkel Alikaj goditi fuqishëm, por sfera përfundoi disa centimetra sipër portës së mbrojtur nga Pankiv. Në të 80’, Progni ndërmori një inkursion personal, duke pretenduar edhe një 11-metërsh por, gjyqtari nuk ishte i këtij mendimi. Gjithsesi, Renato Malotaj tregoi klasin e tij duke shënuar një eurogol të mrekullueshëm, duke e çuar në 2-0 rezultatin dhe ngritur në këmbë “Qemal Stafa”. Një rezultat i pabesueshëm, por i merituar! Pas një jave në Dontesk, për të mbrojtur rezultatin dhe kaluar në turin e katërt. Do të ishte e para herë për një skuadër shqiptare, atje ku do të jetë një piacë e madhe.

  ECURIA E KUKËSIT NË EUROPË

 LIGA E EUROPËS

Turi i parë

4 korrik 2013

Flora Talin–Kukësi   1-1

11 korrik 2013

Kukësi-Flora Talin   0-0

Turi i dytë

18 korrik 2013

Kukësi-Sarajevo      3-2

25 korrik 2013

Sarajevo-Kukësi      0-0

Turi i tretë

Dje, 1 gusht 2013

Kukësi-Metalurg D.   2-0

8 gusht 2013

Metalurg D.-Kukësi   18:00

Kukësi, asnjë humbje në pesë ndeshje

 Është e jashtëzakonshme ecuria e Kukësit në Ligën e Europës, në aventurën e parë ndërkombëtare. Disa rekorde të kuksianëve: dy ture të kaluara (ndaj Flora Talinit dhe Sarejevos); pesë ndeshje, asnjë humbje (2 fitore, 3 barazime), golaverazh 7-3, +4, në pesë ndeshje. Asnjë skuadër shqiptare nuk e ka pasur këtë ecuri kaq pozitive, kjo e parë në bazë të stastikave.

 Cungu, i befasuar: “Muk e prisja këtë rezultat”

 Trajneri i Kukësit, Armando Cungu, u shpreh mjaft i kënaqur pas ndeshjes: “Nuk e prisja këtë rezultat, por ai erdhi falë punës së mrekullueshme të djemve. Duhet të kishim shënuar edhe një gol të tretë, pasi kundërshtari mbeti me dhjetë lojtarë. Po shkruajmë historinë me këtë ekip. Janë lojtarë të mrekullueshëm, që luftojnë me shpirt dhe bëjnë gjëra të mrekullueshëm. Është një rezultat i mirë, por nëse nuk djersitin fort, mund të të ndëshkohemi në ndeshjen e kthimit nëse nuk do të japim edhe atje maksimumin. Metalurg ishte një emër i madh, pasi hyri direkt në turin e tretë, por karakteri dhe zemra e këtyre djemve dhe e kanë përligjur këtë që kanë bërë. Dua të falënderoj presidentin Gjici, stafin teknik me Starovën, Rakiqin dhe Gëzdarin”.

 Laçi

Laçjanët u eliminuan qysh në turin e parë nga luksemburgasit e Diferdanzhit. Humbën 1-0 në Korçë dhe 2-1 në Luksemburg, duke ikur me turp.

Teuta

Durrsakët fituan 3-1 ndeshjen e parë me Daçia Kishinuan, por humbën 2-0 në Moldavi dhe u eliminuan me gol në fushë kundërshtare.

LEGJIONARËT

 Teli-Agolli

 Karabaku, skuadra azerbajxhanase e Admir Telit dhe Ansi Agollit fitoi 1-0 ndaj suedezëve të Gefles, falë një goli të shënuar nga zëvendësuesi brazlian Rejnaldo në minutën e 89-të. 90 minuta të plota për dy lojtarët e Kombëtares shqiptare.

 Vangjeli-Bakaj

 Ukrainasit e Çernomoretsit, ku aktivizohen Elis Balaj dhe Kristi Vangjeli, fituan 3-1 me skuadrën e famshme serbe, Crevena Zvezda. Vangjeli hyri në lojë në minutën e 84-t në vend të brazilianit Anderson Santana. Bakaj e ndoqi nga tribuna.

 Shënon Plaku

Sebino Plaku shënoi golin e vetëm në fitoren 1-0 të Slask Vroklau ndaj belgëve të Klub Bryzhit në ndeshjen e parë të turit të tretë. Sulmuesi shqiptar, i cili luajti gjatë gjithë takimit shënoi në minutën e 64-t, duke nderuar ekipin polak.

 U-17, Turneu i Hungarisë, Shqipëria mposht Çekinë 2-1

  Në ndeshjen e tij të parë për Turneun Ndërkombëtar të Budapestit, ekipi Kombëtar i Shqipërisë për moshën U-17 ka fituar përballë skuadrës përfaqësuese të Çekisë me rezultatin 2-1. Të parët kanë kaluar në avantazh futbollistët e Çekisë me anë të Jirit por pa përfunduar pjesa e parë ka barazuar për kuqezinjtë e rinj Bare. Në pjesën e dytë trajneri Mustedanagiç ka kërkuar nga lojtarët tanë një loje më tepër sulmuese dhe për rrjedhojë ka ardhur dhe goli i fitores i shënuar nga Mulloli në pjesën e dytë. Takimin e dytë, U-17 e Shqipërisë do ta zhvilloje me moshatarët e Kroacisë.

  Të hënën hidhet shorti iKategorisë së Parë

 Ditën e hënë, më datë 5 gusht në sallën e konferencave të Federatës Shqiptare të Futbollit, do të hidhet shorti i Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë. Nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku dhe Zv/ Sekretarit Besnik Çela, skuadrat e kampionatit të dytë për nga rëndësia në futbollin shqiptar, do të njohin kundërshtarët dhe datat në të cilat do të luhet ky kampionat. Shorti do të nisë në orën 11.00. Në të, janë të ftuar të marrin pjesë përfaqësues dhe drejtues të ekipeve protagoniste të këtij kampionati.

  Nejmar: “Mesi, më i miri në botë”

  Ylli brazilian Nejmar analizoi në një konferencë për shtyp ditët e tij të para si futbollist i Barcelonës, përshtatjen dhe pritjen në dhomat e zhveshjes, si dhe debutimin te kampionët në fuqi të Spanjës. 22-vjecari tha se objektivi i tij është të fitojë gjithçka me katalanasit. “Po punoj fort që të përshtatem sa më shpejt. Loja e Barcelonës është nga në të mirat dhe më të shpejtat në botë, ndaj më duhet të sforcohem për të kapur rimtin. Më kalimin e kohës ndihem më mirë fizikisht. Synimi im është të fitoj gjithçka me Barcelonën”. Partneriteti I tij me Mesin është ajo që i shqetëson më shumë tifozët e Barcelonës, por Nejmari siguron se nuk do të ketë asnjë problem me argjentinasin.

“Marrëdhënia ime me Mesin është e mrekullueshme, flas çdo ditë më te. Ju siguroj se nuk do të kemi asnjë problem. Mesi është një lider, lojtari më i mirë në botë dhe unë jam këtu për ta ndihmuar. Kur kthej kokën dhe shoh që luaj përkrah Mesit, Cavit dhe Iniestës atëherë e kuptoj se po jetoj një ëndërr”.

Përballja me Santosin, ish-skuadrën e tij, në trofeun Gamper, do të jetë një moment i veçantë për brazilianin. “Miqësoret për mua janë si finalja e Ligë së Kampioneve. Mezi pres të luaj në Kamp Nou. Ndaj Santosit do të jetë një ndeshje e veçantë, sepse do të luaj kundër ish-shokëve të mi. Do ta mbroj fanellën e Barcelonës me gjithë krenarinë time. Shpresoj të shënoj, sepse ka rezervuar një festim të veçantë. Romario, Rivaldo dhe Ronaldinjo kanë qenë futbollistë të mëdhenj të Barcelonës, shpresoj që edhe unë të shkruaj një pjesë të historisë së këtij klubi. Nuk duhet të ndryshoj asgjë, thjesht të jem vetvetja për ta realizuar këtë ëndërr”, – tha Nejmar.

  Ronaldo, bejzebollist

 Kristiano Ronaldo vesh fanellën e lojtarit të bejsbollit. Numri 7 i Realit të Madridit shfrytëzoi praninë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të qenë i pranishëm në përballjen mes Los Anxheles Doxhers-Nju Jork Xhenkins ku hodhi edhe topin e parë të ndeshjes.

 Prezantohet Higuain

 Pas ovacioneve të stadiumit “San Paolo”, përpara takimit me Gallatasarajin dhe në pritje të debutimit zyrtar, ditën e shtunë, në Londër, në ndeshjen me Arsenalin, Gonzalo Higuain bëri prezantimin e tij para tifozëve të Napolit.

 Bejl, “Mister 120 mln”

 Sipas gazetës spanjolle “AS”, Reali i Madridit dhe Tottenhami kanë arritur marrëveshjen mbi bazën e 120 milionë Eurove për transferimin e mesfushorit Gareth Bejl. Kjo do të jetë edhe shuma më e madhe e historisë e paguar ndonjëherë për një lojtar.