Stavri Nica: Jam kritik për garën, e mendoj kampionat të dështuar

KAMPIONATI/ Specialisti i futbollit Stavri Nica, e analizon mbylljen e sezonit të Superiores me ulje e ngritje

Agron KAJA

NOA

Kampionati i Abissnet Superiore 2025-2026 ka dy javë që përfundoi, pasi u mbyllën edhe ndeshjet “Final 4”, pas të cilave u shpall kampione Egnatia, e treta herë radhazi. Në analizën e tij për ecurinë e garës, trajneri profesionist Stavri Nica shprehet për gazetën “Telegraf” se, mbi të gjitha ky ishte një kampionat i dështuar. “Unë jam kritik për garën e Superiores që u mbyll, dhe e mendoj një kampionat të dështuar. Sepse asnjë lloj formule nuk po funksionon në futbollin shqiptar, ku drejtuesit e skuadrave tolerojnë në ndeshje të veçanta, atje ku edhe ku ndodhin gjëra të paligjshme. Por mund të them se vetëm gjatë fundit të kampionatit nisën ndeshjet më të mira, kur renditja u nda në dy grupe. Gjashtë të parat luftuan për titullin kampion, dhe gjashtë të tjerat që luajtën për mbijetesën e tyre në Superiore”, kështu e nisi dje bisedën specialisti i futbollit shqiptar Stavri Nica, i cili në këtë analizë të një tekniku me eksperiancë, u ndal edhe në momente të veçanta të ecurisë së garës. “Unë vetëm ekipin kampion të Egnatias e quaj të merituar. Ndërsa në aspektin modest si trajner, e gjykoj se ky ekip largoi trajnerin më të suksesshëm dhe më la shumë mëdyshje. Sepse me largimin e Tetovës u prek direkt personaliteti i trajnerit. Në tërësi, nuk mund të them se në “Final 4” kishim ndeshje me diferenca në konceptin e lojës, në finalizimin e aksioneve në portat kundërshtare, apo edhe në numrin e golave të shënuar nga çdo skuadër. Pra, dominoi skuadra e Egnatias, e cila solli nivelin e disa viteve, dhe kjo ishte kryesisht puna e mirë e Edlir Tetovës. Por ajo që prisja unë ishte që, të vërtetohej fakti se në Shqipëri nuk ka skuadra të cilat në aspektin profesional të jenë në nivelin mesatar. Janë poshtë mesatares dhe këtu e mendoj një situatë “uluritëse” pas së cilës të dalin mangësitë konkrete dhe detyrat në korrigjimin e përmirësimin e tyre”. Por specialisti i futbollit Stavri Nica, ka edhe disa porosi për drejtuesit e klubeve dhe trajnerët, pasi ai e quan një fazë delikate këtë periudhë. “Pas mbylljes së kampionatit të kaluar, kjo është një periudhë më kritike. Sepse duhen formatuar skuadrat me blerje, ku më shumë fokusi të jetë te lojtarët shqiptarë. Puna duhet të jetë intensive në të gjithë treguesit e saj”, ishte kjo analiza e garës së Superiores 2025-2026, nga specialisti i futbollit Stavri Nica.

Besëlidhja nuk ka pushime, rikthen Patrik Fetaj

Te ekipi i Besëlidhjes duket se e kanë sfiduar kohën e nxehtë të pushimeve verore. Formatimi i skuadrës që do të luajë në sezonin e ri në Kategorinë e Parë, ka vënë në lëvizje për afrimin e lojtarëve që do tu sigurojë atyre ngjitjen në Superiore. Pas rikonfirmimit në bankinë të trajnerit Elvis Plori, dje ishte radha e një afrimi të ri. Ish-futbollisti i Partizanit Patrik Fetaj është zyrtarizuar si pjesë e Besëlidhjes. “Patrik Fetaj rikthehet me Besëlidhjen. Mbrojtësi 28 vjeçar vesh sërish fanelën tonë pas eksperiencave me klube si Partizani, Dinamo dhe Burrelin”. Ky është një rikthim te skuadra lezhjane pas tetë viteve, pasi ka luajtur me Partizanin e Dinamon.

KATEGORIA E PARË

SKUADRAT PJESËMARRËSE

         SEZONI 2026-2027

Skuadrat                    Nd       P

1.Bylis                         0          0

2.Flamurtari                 0          0

3.Pogradeci                 0          0

4.Iliria                          0          0

5.Besa                         0          0

6.Kastrioti                   0          0

7.Burreli                      0          0

8.Korabi                      0          0

9.Besëlidhja                0          0

10.Oriku                      0          0

11.Sopoti                     0          0

  1. Kukësi 0 0

Merkato vetëm në letër, Flamurtarit i largohen trajnerët

Flamurtari do të jetë pjesë e kampionatit të Kategorisë së Parë për sezonin 2026-2027. Rënia nga Superiorja i ka kushtuar shumë ekipit vlonjat, pasi janë larguar disa lojtarë, e mes tyre edhe dy trajnerët Andi Ribaj e Lejdi Liçaj që nuk ja arritën mbijetesës. Andi Ribaj dhe Lejdi Liçaj nuk do të jenë më pjesë e klubit vlonjat. Të dy kanë qenë të lidhur me Flamurtarin gjatë viteve të fundit, si futbollistë e më pas si trajnerë. Pavarësisht kësaj historie, klubi ka zgjedhur të hapë një kapitull të ri pa i përfshirë ata në funksione brenda strukturës sëtij. Flamurtari ka nisur kërkimet për gjetjen e trajnerit që do të drejtojë skuadrën në sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë.

Sukses i arbitrit Florian Lata, drejton finalen e Euro 17

Arbitri shqiptar Florian Lata do të drejtojë finalen e Kampionatit Europian U-17 “Estoni 2026”, një ndeshje e rëndësishme në kalendarin e UEFA-s për moshat. Finalja Belgjikë-Itali do të luhet më 7 qershor në stadiumin kryeqytetit estonez Talin, në orën 19:00. Lata do ketë asistent të parë Mario Shazivarin, asistent i dytë Nikola Boroviç nga Serbia dhe arbitër i katërt Thomas Gary Ouen nga Uellsi.

    ABISSNET SUPERIORE

SKUADRAT PJESËMARRËSE

         SEZONI 2026-2027

Skuadrat                    Nd       P

1.Egnatia                     0          0

2.AF Elbasani              0          0

3.Vllaznia                    0          0

4.Dinamo City             0          0

5.Partizani                   0          0

6.Tirana                       0          0

7.Vora                         0          0

8.Teuta                        0          0

9.Laçi                          0          0

10.Skënderbeu             0          0

 

Dopjo largim nga bankina e Tiranës, ikën edhe Sebino Plaku

Dje, Sebino Plaku ka bërë një postim në rrjete sociale ku zyrtarizon largimin e tij nga ekipi i Tiranës.“Ndonjëherë në futboll, fitorja më e madhe nuk është një trofe, por të arrish atë që dukej e pamundur. Krenar për atë që arritëm së bashku në një moment të vështirë, për një klub që meriton gjithmonë të luftojë në majë. Më vjen keq që rrugëtimi ynë nuk vazhdoi më tej. Kjo nuk është një lamtumirë, është një takim i shpejtë”. Kjo tregon se Shehi bashkë me pjesëtarët e tjerë të stafit, i kanë ndarë rrugët me bardheblutë. Plaku ka lënë gjurmë në futbollin vendas si futbollist, me 6 titujt kampion në Superiore dhe 2 Superkupa të Shqipërisë.