Në 35-vjetorin e saj, PS vlerëson me medalje ari figura të spikatura, nga Anastas Angjeli, Rexhep Meidani te Namik Dokle e Ylli Bufi

35-vjetori i PS në Tiranë, u festua edhe me dekorata.  Në Pallatin e Kongreseve u vlerësuan edhe figurat e shquara të ditëve të para të Partisë Socialiste.Mes të vlerësuarve me medalje ari ishin figura si ish-presidenti, Rexhep Mejdani, kryetari i parë i grupit parlamentar të PS, Namik Dokle, ish-kryeministri Ylli Bufi, ish kryetarë të PS në Tiranë, Musa Ulqini, Halil Lalaj dhe Besnik Baraj si dhe ish deputetë e themelues të PS, Valentina Leskaj, Anastas Angjeli, Hamdi Jupe, Maqo Lakrori, Luan Shahollari dhe Saemira Pino.

Ceremonia u konsiderua si një moment mirënjohjeje për kontributin e tyre në themelimin, organizimin dhe zhvillimin e Partisë Socialiste ndër vite, si dhe për rolin e luajtur në jetën politike dhe institucionale të vendit. Vlerësimet u pritën si një shenjë respekti për figurat që kanë lënë gjurmë në historinë e së majtës shqiptare.

NOA