360 policë për mbarëvajtjen e ndeshjes Skënderbeu- Lokomotiva e Moskës

428
Policia e Elbasanit ka marrë një sërë masash për zhvillimin sa më normal të ndeshjes Skënderbeu-Lokomotiva e Moskës që do të luhet në “Elbasan Arena” sot në 21:05.
Për mbarëvajtjen e ndeshjes do të nagazhohen 360 punonjës policie. Ndërsa të gjithë ata që do të duan të ndjekin ndeshjen duhet të jenë të pajisur ne karta identiteti dhe do ti nënshtrohen një kontrolli të rreptë.
Po ashtu policia njofton “se të gjitha lokalet që ndodhen përreth stadiumit, në Bulevardin Aqif Pasha, nga Stadiumi deri tek Shatërvani, nga ora 17:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes do të jenë të mbyllura.”
Hyrja e sportëdashësve do të fillojë në orën 19:30, me qëllim shmangien e radhëve të gjata në hyrje për në stadium.
Disa prej akseve rrugore që do të bllokohen që prej orës 17:00
-Bulevardi “Aqif Pasha” që fillon nga shatërvani deri tek kryqëzimi I rrugës para
-Rruga e re e romëve
-Në Rrugën “Kamber Sejdini”, nga kryqëzimi I romëve deri tek kryqëzimi I tapetave
-Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë
Policia do ushtroje kontrolle
Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:
a) sende të forta,
b) shishe (të cfarëdolloji)
c) fishekzjarre
d) monedha apo metale (të cfarëdolloji)
e) çelësa të ndryshëm
Në të kundert NUK do të lejohen të futen në stadium.
Sigal