NOT/ Në pishinën “Taq Dafa” të Durrësit starton Kupa “Teuta Cup 2026”, Presidenti i FSHN-së Agim Çiraku: Uroj ta nisim stinën e verës me gara dinjitoze dhe rekorde

Nga Agron KAJA

Stina e nxehtë e verës ka trokitur në “dyert” e Notit shqiptar, cila është veprimtaria e radhës për ju si FSHN?

NOA

Tashmë po bëhet traditë që në stinën e verës, pikërisht në muajin qershor të çelim veprimtaritë e Notit në këtë stinë. Kupa “Teuta Cup 2026” është një veprimtari Ndërkombëtare, dhe si e tillë, ka më shumë impenjim në organizim nga ekipet.

Kupa “Teuta” zhvillon edicionin e 5-të të saj në Durrës, cilat janë përgatitjet tuaja si federatë?

Përgatitjet tona kanë nisur që në fillimin e vitit me publikimin e kalendarit vjetor të veprimtarive tona kombëtare. Kupa “Teuta Cup 2026” është pjesë e rëndësishme dhe bashkëpunimi ynë me klubet e bashkinë e Durrësit ka qënë i plotë.

Kjo është një veprimtari ndërkombëtare, po me pjesëmarrës jashtë Shqipërisë, keni bashkëpunuar?

Patjetër që po, sepse pjesëmarrja e klubeve dhe e notarëve jashtë Shqipërisë ja shton më shumë bukurinë kësaj kupe. Presim si zakonisht të vijnë nga diaspora shqiptare dhe nga shtetet e rajonit, të cilët e kanë dhënë konfirmimin e tyre.

Pishina “Taq Dafa” në Durrës e ka kaluar testin në të tilla veprimtari, është gjithçka gati për këtë event?

Ne si federatë kemi bërë disa inspektime në pishinën “Taq Dafa, në bashkëpunim me Klubin Shumësportësh “Teuta” dhe drejtuesit e pishinës. Është një ambient që shfrytëzohet edhe në interes të qytetarëve durrsakë, por edhe nga pushues të tjerë.

Në dijeninë tuaj si federatë, cilat janë pritshmëritë për numrin e ekipeve dhe për notarët garues?

Të gjitha veprimtaritë kombëtare që ne si FSHN kemi organizuar, janë kthyer në traditë. Që do të thotë se, edhe në këtë edicion do kemi ekipe nga Shqipëria, nga Kosova, Maqedonie e Veriut dhe nga diaspora. Presim deri në 400-450 notarë.

Duke qënë se notarët vijnë nga garat dimërore në pishinën 25 m, si janë pritshmëritë në pishinën verore 50 m?

Stina e verës është më e lirshme në përgatitje dhe në gara, ndaj edhe pritshmëritë e trajnerëve dhe të notarëve janë për rezultate të larta. Mos harrojmë se, në garat e kaluara në këtë vepritari ishin mbi 300 notarë dhe u thyen disa rekorde kombëtare.

Në sezonin 2024, këtë veprimtari e dominoi AN “Te Stela”, këtë herë prisni më shumë konkurrencë?

AN “Te Stela” ka vite që është kthyer në shkollë e Notit shqiptar. Ka patur edhe rivalë, si Tirana e Teuta, Step, etj, por këtë herë unë pres më shumë rivalitet nga të gjithë garuesit. Nga kontaktet me trajnerët, e kemi marrë informacionin e plotë.

Ju si President i FSHN-së jeni i “dashuruar” pas rekordeve kombëtare, prisni edhe në këtë veprimtari?

Do ju thoja se edhe me thyerjen e rekordeve, kjo veprimtari e ka krijuar traditën. Me një kujtesë jo shumë të përafërt, në katër edicionet e zhvilluara duhet të jenë thyer mbi 60-70 rekorde kombëtare. Edhe këtë herë besoj se nuk do na mungojnë.

Në datat 19-21 qershor, në Beograd zhvillohen garat ndërkombëtare të Kupës COMEN, do ketë notarë shqiptarë?

Po, do të përfaqësohemi me këtë Kupë si në çdo vit tjetër, në datat 19 deri në 21 qershor në Beograd. Nga federata janë përcaktuar notarët që do të përfaqësohen në këtë Kupë, bashkë me trajnerët. Natyrisht që presim rezultatet të larta dhe rekorde.

Në garat e vitit 2026, një Miting sportiv Ndërkombëtar

Veprimtaria “Teuta Cup 2026” zhvillohet për të pestën herë në pishinën “Taq Dafa” në Durrës. Garat e kësaj veprimtarie kanë nisur nga 9 qershori 2018, duke u ndërprerë në dy vite. Ndërkohë që në garat e vitit 2026 në këtë Kupë, pritet të marrin pjesë rreth 450 notarë nga 27 ekipe shqiptare dhe të huaja. Pjesëmarrësit do jenë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Turqia, Sllovenia, Italia, si dhe individë të tjerë nga diaspora shqiptare. Pritshmëritë janë për më shumë garues.

450 Notarë

Në garat e notit në “Teuta Cup 2026” që do të zhvillohet në datat 13 dhe 14 qershor 2026, janë regjistruar rreth 450 notarë, por ka ende pritshmëri të tjera

6 Shtete

Në garat e notit në “Teuta Cup 2026”do marrin pjesë notarë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Sllovenia, Turqia, Italia dhe nga Diaspora shqiptare

RREGULLAT E GARËS

#Gara do të mbahet të shtunën dhe të dielën, më 13-14 Qershor 2026 në pishinën  e hapur olimpike “Taq Dafa” në Durrës-Shqipëri.

#Pishina është 50m e gjatë me 8 korsi. Matja e kohës është elektronike (Quince).

#Temperatura e ujit është 26,5 ºC.

#Kjo garë do të mbahet sipas rregullave të Ëorld Aquatics & Europian Aquatics dhe në përputhje me rregullat e Federatës së Notit të Shqipërisë dhe rregullave të përcaktuara për këtë garë ndërkombëtare.

#Pjesëmarrësit do të klasifikohen në bateri nga 8 notarë, sipas rezultateve të paraqitura

#Grupi më i mirë fillon si grupi i fundit.

#Gara është individuale

#Çdo pjesëmarrës ka të drejtë të marrë pjesë në numër të pacaktuar të disiplinave për secilën pjesë të Garës.

RREGULLORE PËR PJESËMARRËSIT

#Pagesat për një start janë 550 Lek shqiptare për klubet nga Shqipëria, ndërsa për klubet ndërkombëtare 6 Euro për çdo start.

#Kjo shumë duhet t’i paguhet organizatorit para fillimit të garës.

#Për të gjitha informacionet e akomodimit, kontaktata bëhen me Jurgen Fici në Durrës ([email protected] ose në telefonin celular +355675850361 ëhatsApp).

#Paraqitjet të dërgohen jo më vonë se data 05 qershor 2026, ora 23:59 në e-mail: [email protected]

#Organizatori ka të drejtën për të ndryshuar afatin e fundit për paraqitjen e aplikacioneve.

#Çdo klub është përgjegjës për shëndetin e sportistëve dhe zyrtarëve të vet.

                  

Jurgen Fici: Do jetë një Miting Ndwrkombwtare me mbi 400 notarë

Trajneri i ekipit të notit “Teuta” në Durrës Jurgen Fici, njëherësh edhe mikpritës i garave të Kupës “Teuta Cup 2026”, tregoi dje për gazetën “Telegraf” se janë marrë të gjitha masat që kjo veprimtari ndërkombëtare të zhvillohet me sukses. Sipas tij, ky është një organizim me nisiatore Shoqatën e Notit “Teuta”, në bashkëpunim me FSHN-në dhe Bashkinë Durrës. “Tashmë përgatitjet e kanë mbyllur ciklin e tyre, dhe gjithçka është gati për të shtunën në pishinën “Taq Dafa”. Garat e notit “Teuta Cup 2026” do presin mbi 400 notarë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Sllovenia, Turqia, Italia dhe nga Diaspora shqiptare. Ky do jetë një Miting Ndërkombëtar i notit”, kështu tregoi trajneri durrsak Jurgen Fici, i cili në këtë veprimtari garon me 30 notarë (meshkuj+femra). “Ky është një organizim ku Teuta nga ana e saj si ekip do ketë 30 notarë në gara, me të cilët synon që të arrijë disa vënde nderi dhe rezultate të larta”.

ORARI I GARAVE

E shtunë, 13.06.2026

PARADITE

Nxehja e notarëve                   08:30

Ceremonia e hapjes                 09:30

Zhvillimi i garave                   10:00

PASDITE

Nxehja e notarëve                   16:00

Zhvillimi i garave                   17:00

E dielë, 14.06.2026

PARADITE

Nxehja e notarëve                   08:30

Zhvillimi i garave                   09:30

GARAT/ Mjeshtri Madh Sadik Mema, shprehet se fituesi është “hipotekuar” për Kupën “Teuta Cup 2026”

Akademia e Notit “Te Stela”, nuk e prish traditën e fitores

Ditën e shtunë gjithë ditën dhe të dielën paradite (13-14 qershor), pishina e notit “Taq Dafa” në Durrës do të “pushtohet” nga rreth 350 notarë dhe notare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Turqia, Sllovenia, Italia e Diaspora, të cilët i kanë dhënë kësaj veprimtarie përmasat ndërkombëtare. Por këtë vit, duket se interesi për garim është rritur nga disa shtet të tjera, që sipas Mjeshtrit Mema, do ti bëjnë garat edhe më konkurruese. “Në katër edicionet e tjera që janë zhvilluar për Kupën “Teuta Cup” në Not, 3 herë ajo është fituar nga notarët e AN “Te Stela”, dhe 1 herë nga notarët e ekipit kosovar Step”, këtë të dhënë e tregoi dje për gazetën “Telegraf” Mjeshtri i Madh Sadik Mema, i cili ka marrë pjesë në të gjitha edicionet me ekipet e tij të kësaj akademie. Madje ai u shpreh në këtë bisedë se, kjo veprimtari po bëhet traditë fituese për notarët e Akademisë që ai drejton, duke i  krahasuar fitoret me hipotekën. “Fituesi është “hipotekuar” nga notarët dhe notaret e AN “Te Stela”, dhe këtë do të synojmë ta arijmë edhe në garat e këtij viti. Edhe këtu, Akademia e Notit “Te Stela” nuk do e prishë traditën e fitores të kësaj veprimtarie verore të rëndësishme në pishinën 50 m, edhe pse e kemi të qartë konkurrencën nga të gjithë pjesëmarrësit”. Nëse Pupit i kërkon një emër nga notarët e Akademisë, ai kërkon ta mbajë “sekret personal”, dhe po kështu edhe për ekipet apo notarët ku ata presin më shumë konkurrencë. “Deri tani, ne kemi në dispozicion për Kupën “Teuta Cup 2026” 73 notarë (28 femra+45 meshkuj). Përgatitjet tona kanë vazhduar ritmikisht në pishinën tonë 25 m, ndërsa një pjesë e mirë e notarëve kanë zhvilluar përgatitje në pishina verore, për të bërë përshtatjen me garat e Durrësit. Në këtë veprimtari, notarët dhe notaret e AN “Te Stela” do garojnë për të fituar”, ishte kjo biseda me Mjeshtrin e Madh, Sadik Mema. Pjesa më e madhe e garuesve të AN “Te Stela” dhe trajnerët e tyre janë akomoduar në qytetin e Durrësit që ditën e enjte pasdite.

SHPËRBLIMET PËR FITUESIT

Fituesit e tri vendeve të para në të gjitha disiplinat dhe kategoritë, shpërblehen me medalje. Tre garuesit më të suksesshëm sipas kategorive M/F do të shpërblehen: Vendi i parë, Vendi i dytë, Vendi i tretë 300 €, 200 €, 100 €; B-Vendi i parë 50 €; C-Vendi i parë 50 €; D-Vendi i parë 50 €; E-Vendi i parë 50 €; F-Vendi i parë 50 €. Trajnerët: Vendi i parë 300 €; Vendi i dytë 200 €; Vendi i tretë 100 €.

ZHVILLIMI I GARAVE

Kategoritë pjesëmarrëse

Kat.     Femra Meshkuj

A         Absolute

B         2009-‘10          2009-‘10

C         2011-‘12          2011-‘12

D         2013-‘14          2013-‘14

E          2015-‘16          2015-‘16

F          2017 e më të Rinj

Programi i garave

E shtunë, 13 qershor 2026

PARADITE (Ora 10:00)

50 m Stil i Lirë            A-B-C-D-E-F

200 m Bretkocë           A-B-C

100 m Shpinë              A-B-C-D-E

400 m Stil i Lirë          A-B-C

50 m Flutur                 A-B-C-D-E-F

PASDITE (Ora 17:00)

200 m Stil i Lirë          A-B-C-D

200 m Flutur               A-B-C

50 m Bretkocë             A-B-C-D-E-F

50 m Shpinë                A-B-C-D-E-F

200 m Miks                 A-B-C-D-E

800 m Stil i Lirë          A-B

E dielë, 14 qershor 2026

PARADITE (Ora 09:30)

100 m Stil i Lirë          A-B-C-D-E-F

100 m Bretkocë           A-B-C-D-E

200 m Shpinë              A-B-C

400 m Katërnotim       A-B

100 m Flutur               A-B-C-D

1500 m Stil i Lirë        A-B