Është shqetësuese që në sistemin gjyqësor shqiptar një gjyqtare e një gjykate të nivelit më të ulët të injorojë, anulojë dhe të sfidojë hapur vendimet e Kolegjit të Gjykatës së Lartë, duke vendosur ndryshe për të njëjtat çështje juridike të trajtuara më parë nga instanca më e lartë e drejtësisë.
Një praktikë e tillë pos që damton rënd palën, cenon sigurinë juridike, hierarkinë gjyqësore dhe besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe cenon rënd gjithashtu imazhin dhe seriozitetin e shtetit shqiptar.
Opinioni publik duhet të dijë se vonesat në përfundimin e punimeve në Aeroportin e Vlorës dhe në fillimin e operacioneve po shkaktohen nga grupe të mirëorganizuara që veprojnë në kundërshtim me ligjin dhe që, sipas bindjes sonë, janë të lidhura me faktorë që veprojnë brenda institucioneve.
Koha do të tregoi të vërtetën dhe do të nxjerrë në pah përgjegjësitë për këtë situatë.
Megjithatë, është e pamundur të mohohen kontributi, përkushtimi, sakrifica dhe puna e palodhur e atyre që kanë investuar dhe kanë mbajtur mbi supe barrën financiare, profesionale dhe ligjore të këtij projekti.




















