Klodi Stralla: Populli, turma dhe dashakeqësia politike

Populli dhe Turma nuk janë e njëjta gjë: Të dy, si Populli dhe Turma, kanë të pëbashkët faktin që janë një bashkësi e madhe njerëzish që ndërveprojnë mes tyre dhe mjedisin perreth, si të ishin një trup i vetëm. Por ndërsa Populli ka vetëdije, e di se çfarë kërkon, turma është e verbër dhe vepron instiktivisht. Popujt kanë parime morale dhe ideale fisnike, turma është amorale dhe i përngjan më shumë kopesë në botën e kafshëve. Popujt i bashkojnë kauzat e përbashkëta, veprimet racionale që kanë një synim, turmën e mbajnë të bashkuar paragjykimet dhe emocionet instiktiv të momentit. Popujt shohin larg dhe bëjnë veprime të qendrueshme në kohë, turmat shohin vetëm ato që kanë para syve të tyre dhe i ndryshojnë sjelljet dhe qendrimet sipas ngacmimeve nga jashtë. Popujt kur braktisin vetkontrollin shndërrohen shpejt në turma; e kundërta, një turmë që të bëhet popull i duhet një proces i gjatë edukimi.

Fatkeqësi që disa dashakeqës (bile edhe parti politike) kërkojnë të na mbushin mendjen se protestuesit që mbushin çdo mbrëmje bulevardin kryesor të Tiranës, nuk janë popull por turmë qorre e instrumentalizuar nga jashtë tyre.

NOA