Bashkia e Elbasanit dhe Shoqëria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve po faturojnë prej vitesh qytetarët për trajtimin e ujërave të ndotur, ndonëse vetë institucioni pranon se qyteti nuk disponon Impiant të Trajtimit të Ujërave të Ndotura (ITUN).Administratori i UK Elbasan, Luan Tabaku, deklaron se impianti është vetëm pjesë e planeve afatgjata dhe do të ndërtohet pas hartimit të studimeve dhe projekteve përkatëse. Megjithatë, qytetarët vazhdojnë të paguajnë tarifë për këtë shërbim, bazuar në një vendim të Entit Rregullator të Ujit (ERRU) të miratuar në korrik 2025.Vendimi i ERRU erdhi pas kërkesës së vetë Ujësjellësit të Elbasanit, i mbështetur nga Bashkia e drejtuar nga Gledjan Llatja. Si rezultat, tarifa e ujit të pijshëm u rrit me 30%, ndërsa tarifa për ujërat e ndotur u dyfishua.Opozita lokale e konsideron këtë një abuzim me faturimin. Kryetarja e grupit të këshilltarëve demokratë, Bianka Çopja, deklaron se ndërmarrja ka pranuar me shkrim mungesën e impiantit, ndërsa qytetarët vijojnë të paguajnë për një shërbim që nuk ofrohet. Çopja e cilëson këtë praktikë si të paligjshme dhe kërkon shpjegime nga kryebashkiaku Gledjan Llatja për arsyen pse vazhdon faturimi i një shërbimi që nuk ekziston.
Ballina Aktualitet Ujësjellësi i Elbasanit si “inceneratori”,qytetarët paguajnë tarifë për impiantin fantazëm të ujërave...





















