Suplementi Pena Shqiptare/ Shefik Arifi: Në vëndin tim më quajnë të huaj

Sa herë jam ndjerë në shpirt i vrarë

Kur në vendin tim më kanë quajtur të huaj

NOA

Këtë epitet nga mërgimi e kam marrë

Po nga vëndi im këtë më tepër e vuaj.

Atdheun unë në zemër e ruaj

Dhe nga malli për të digjem përditë

Shqiptar më veten s’më bëhet t’a quaj

Përderisa epitete më vënë dhe të mitë.

Ne që për dekada e mbajtëm Atdheun në këmbë

Dhe i fashuam plagët e tij shekullore

Ca mosmirënjohës na shajnë nën dhëmbë

Ne që thurëm lavde, lavde atërore.

Në Atdheun tim më bëjnë kaq shumë të vuaj

Por unë prapë si medaljon e mbaj në zemër përjetë

Aty ku më lindi nëna s’mund të jem i huaj

Dhe sikur të më thurin çfardo epitet.