Deputeti Balliu: Plani i ri i PD për mobilizim qytetar me angazhim maksimal për ndryshimin

Një thirrje e fortë për mobilizim total dhe një organizim kapilar deri në qelizën më të vogël të partisë ka shënuar mbledhjen e fundit të strukturave të larta të Partisë Demokratike, Këshillit Kombëtar.

Gjatë fjalës së mbajtur para Këshillit Kombëtar, deputeti i PD, Klevis Balliu tha se betejat e ardhshme elektorale dhe aksioni opozitar do të kërkojnë një prani masive në çdo seksion të vendit.Arrestimi i Ergys Agasit, u shpreh Balliu vërteton akuzat e hershme të opozitëspër kapjen e shtetit, të sistemit të drejtësisë dhe atij policor nga krimi i organizuar.

Sigal

Përballë asaj që u cilësua si një “makineri kriminale” e maskuar nën petkun e qeverisë, opozitës ikërkohet të kalojë në një fazë “super të organizuar”.Plani i ri për mbijetesë dhe rikthim politik, u shpreh deputeti i PD, përfshin një modernizim të thellë përmes një infrastrukture të re digjitale.

Kjo platformë jo vetëm që synon të mbajë të informuar çdo anëtar, por do të shërbejë edhe si një mekanizëm monitorimi për të rritur efikasitetin e punës në terren.Mesazhi i lëshuar ndaj lidershipit demokrat është i prerë: shpresa dhe ndryshimi nuk vijnë nga zyrat e mbyllura apo sallat komode, por nga kontakti i përditshëm me qytetarët në bazë.

Pjesë qendrore e këtij aksioni mbetet mbështetja pa kushte ndaj protestave të vazhdueshme, të cilat sipas përfaqësuesve të djathtë, kanë arritur të zhveshin propagandën e kryeministrit Edi Rama në sytë e arenës ndërkombëtare.