Frank Shkreli*
Ish drejtori i VOA-s për Euro-Azinë
Historia na mëson se protestat janë shpesh paralajmëruesit e ndryshimeve të mëdha shoqërore. Ato nuk duhen demonizuar, por dëgjuar.Kur të rinjtë dalin në rrugë dhe kërkojnë ndryshim, ata nuk po kërkojnë thjesht një politikë tjetër: ata po kërkojnë një kulturë tjetër politike, me njerëz të rinjë, në shekullin XXI, që do duhej të ishte shekulli i shqiptarëve. Në këtë kuptim, protestat aktuale duhet të shërbejnë si kambanë alarmi për të gjithë spektrin politik shqiptar. Jo vetëm për qeverinë, por edhe për opozitën.

Shqipëria po përjeton sërish ditë protestash kundër qeverisë. Nga Tirana deri në jug e në veri të vendit, qytetarë të moshave dhe bindjeve të ndryshme po shprehin pakënaqësinë e tyre për çështje që lidhen me qeverisjen e keqe, mungesë-transparencës, me mbrojtjen e pasurive publike dhe për të ardhmen e vendit. Ajo që bie në sy nuk është vetëm objekti i protestave, por mesazhi më i thellë që ato përcjellin: lodhjen e një shoqërie me klasën politike të tranzicionit 35-vjeçar të pafund. Sipas raportimeve të ditëve të fundit, në protestat e organizuara kundër projekteve të debatueshme në zonën e Zvërnecit dhe në manifestime të tjera qytetare, është vënë re pjesëmarrja e gjerë dhe përditë e më e më e madhe e të rinjve dhe kërkesa e tyre për ndryshim të kastës aktuale politike, pasi vendi është në rrugë të gabuar. Vëzhguesit e kanë cilësuar këtë si një fenomen që po fiton terren jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë rajonin dhe më gjërë.
Pas 35 vitesh “pluralizëm”, shqiptarët kanë të drejtë të pyesin: çfarë ka prodhuar kjo klasë politike? Shqipëria ka bërë përparime të rëndësishme në raport me të kaluarën komuniste, por mbetet e goditur nga emigracioni masiv, korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisë, pabarazia ekonomike, mos përballimi me krimet e ish-diktaturës komuniste enveriste, mungesa e besimit të shqiptarëve tek institucionet, e të tjera halle. Një pjesë e madhe e elitës politike shqiptare të tranzicionit, pavarësisht, dallimeve partiake, mbart ende kulturën, mentalitetin dhe mënyrën e ushtrimit të pushtetit autoritar, të trashëguar nga diktatura komuniste. Disa emra mund të kenë ndryshuar gjatë viteve, partitë janë riorganizuar, por shpesh praktikat kanë mbetur të njëjta: përqendrimi i pushtetit, klientelizmi, mungesa e meritokracisë dhe vendosja e interesave partiake mbi interesin kombëtar. Tema këto të cilat jam munduar t’i trajtoj shpesh, sidomos, gjatë këtyre 15-20 viteve të kaluara. Breza të tërë janë rritur duke dëgjuar të njëjtat premtime boshe dhe duke parë pothuajse të njëjtat figura politike që dominojnë gjithnjë skenën publike.
Ka ardhur koha, pra, për një rinovim të thellë moral politik dhe institucional, që tu japë shqiptarëve arsye për të besuar te politika dhe shteti i tyre. Çdo vonesë në këtë proces vetëm sa zgjatë krizën e besimit dhe pengon zhvillimin demokrataik dhe ekonomik të vendit. Është një domosdoshmëri e kohës dhe një kusht për të ardhmen e Shqipërisë dhe të Kombit shqiptar.

Nuk është rastësi që shumë nga protestat e sotme nuk drejtohen vetëm kundër një vendimi apo një projekti të caktuar. Në thelb, ato shprehin një revoltë më të gjerë kundër një sistemi politik që shihet si i mbyllur, i vetëkënaqur dhe i shkëputur nga hallet e qytetarëve. Kur të rinjtë dalin në rrugë dhe kërkojnë ndryshim, ata nuk po kërkojnë thjesht një politikë tjetër: ata po kërkojnë një kulturë tjetër politike, me njerëz të rinjë, në shekullin XXI, që do duhej të ishte shekulli i shqiptarëve. Në këtë kuptim, protestat aktuale duhet të shërbejnë si kambanë alarmi për të gjithë spektrin politik shqiptar. Jo vetëm për qeverinë, por edhe për opozitën. Qytetarët po japin sinjalin se nuk mjafton më rotacioni i të njëjtëve aktorë politikë. Shqiptarët kërkojnë përgjegjësi, meritokraci dhe një brez të ri udhëheqësish që nuk mbartin barrën e konflikteve dhe dështimeve të tranzicionit. Shqipëria ka nevojë për një rilindje të kulturës politike. Ka nevojë për njerëz që nuk e shohin politikën si profesion të përjetshëm, por si shërbim ndaj qytetarëve. Ka nevojë për udhëheqës që e kuptojnë se pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi. Ka nevojë për individë që nuk janë të ngarkuar me konfliktet, armiqësitë dhe bagazhin e tranzicionit të pafund. Sepse, brezi i ri shqiptar ka treguar se zotëron talent, arsimim dhe aftësi konkurruese në çdo cep të botës. Mjekë, inxhinierë, sipërmarrës, studiues dhe profesionistë shqiptarë po dallohen në Evropë dhe Amerikë për aftësitë dhe për kontributet e tyre në fushaa të ndryshme, në vendet perëndimore ku jetojnë. Pyetja është: pse ky potencial nuk reflektohet në të njëjtën masë në udhëheqjen politike të vendit?
Një demokraci e shëndetshme rinovohet, vazhdimisht. Ajo nuk mbijeton duke u mbështetur, pafundësisht, tek figurat e së kaluarës. Asnjë komb nuk mund të ndërtojë të ardhmen duke mbetur peng i së kaluarës konflikteve, rivaliteteve dhe mentaliteteve të vjetra autoritare-diktatatoriale. Prandaj, largimi i klasës së vjetër politike nga qendra e vendimarrjes politike nuk duhet parë si akt hakmarrjeje apo përjashtimi, por si një domosdoshmëri demokratike për të mirën e përbashkët të gjithë shqiptarëve, pa dallim. Është koha për një kalim paqësor të stafetës. Është koha që ata që kanë drejtuar Shqipërinë gjatë këtyre 35-viteve të kuptojnë, në këtë moment historik të Shqipërisë, se shërbimi më i madh që mund t’i bëjnë vendit dhe interesave të Shqipërisë dhe të Kombit mbarë, është t’u hapin rrugë brezave të rinj. Historia nuk i gjykon udhëheqësit vetëm për atë që kanë bërë, por edhe për aftësinë për të ditur se kur është koha të largohen, për të mirën e vetes dhe të shoqërisë. Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë një fillim të ri. Por ky fillim kërkon fytyra të reja, ide të reja dhe një vizion të ri për Kombin shqiptar në shekullin XXI.
Një qeveri e mençur pyet veten pse protestojnë qytetarët kundër saj. Një opozitë e mençur pyet veten pse qytetarët nuk besojnë më verbërisht tek ajo. Kjo është pyetja, por edhe mesazhi që del edhe nga analizat dhe raportimet e fundit ndërkombëtare mbi zhvillimet në Shqipëri.Në fund të fundit, çështja nuk është Zvërneci, as një protestë e vetme, as një qeveri e vetme. Çështja është nëse Shqipëria do të vazhdojë të mbetet peng i elitave politike të 35-viteve të fundit, apo do të hapë rrugën për një gjeneratë të re që e sheh politikën si shërbim dhe Shqipërinë, jo si pronë private e personale.
Historia na mëson se protestat janë shpesh paralajmëruesit e ndryshimeve të mëdha shoqërore. Ato nuk duhen demonizuar, por dëgjuar. Frank Shkreli: Kur zgjohet rinia, dridhen elitat. A po vjen më në fund ndryshimi në trojet shqiptare?! | Gazeta Telegraf. Një qeveri e mençur pyet veten pse protestojnë qytetarët kundër saj. Një opozitë e mençur pyet veten pse qytetarët nuk besojnë më verbërisht tek ajo. Kjo është pyetja, por edhe mesazhi që del edhe nga analizat dhe raportimet e fundit ndërkombëtare mbi zhvillimet në Shqipëri.
Në fund të fundit, çështja nuk është Zvërneci, as një protestë e vetme, as një qeveri e vetme. Çështja është nëse Shqipëria do të vazhdojë të mbetet peng i elitave politike të 35-viteve të fundit, apo do të hapë rrugën për një gjeneratë të re që e sheh politikën si shërbim dhe Shqipërinë, jo si pronë private e personale.
Shenjat e pakënaqësisë dhe zemërimit në Shqipëri janë tashmë të dukshme. Zëri i protestuesve mund të mos sjellë ndryshim brenda natës, por ai po artikulon një të vërtetë që po bëhet gjithnjë e më e vështirë të injorohet. Koha e tranzicionit të pafund po mbaron. Dhe bashkë me të, po afrohet edhe fundi i epokës së klasës së vjetër politike shqiptare, të lodhur e të korruptuar deri në palc. Prandaj, largimi i kësaj klase të vjetër politike nga qendra e vendimmarrjes dhe nga skena politike, nuk duhet parë si akt hakmarrjeje apo përjashtimi, por si një domosdoshmëri demokratike. Është koha për një kalim paqësor të stafetës.
Klasa aktuale politike e të gjitha ngjyrave ka treguar se nuk ka çfarë t’i ofrojë më Shqipërisë as shqiptarëve. Ajo duhet t’ia lërë vendin alternativave të reja për t’i shërbyer popullit dhe për t’iu përgjigjur sfidave të reja të Kombit.
Është koha që ata që kanë drejtuar Shqipërinë gjatë këtyre 35-viteve të kuptojnë se shërbimi më i madh që mund t’i bëjnë vendit, sot për sot, është t’u hapin rrugë brezit të ri — përfaqësuesit e të cilit të zgjidhen në votime të lira e të ndershme nga votuesit shqiptarë. Jo si në të kaluarën.Frank Shkreli/ Zgjedhjet e 30-qershorit: Një poshtërsi për qeverinë shqiptare, një dështim për opozitën, një turp për ndërkombëtarët dhe një fatkeqësi për kombin shqiptar! | Gazeta Telegraf
Edhe njëherë, historia nuk i gjykon liderët politikë vetëm për atë që kanë bërë, ose nuk kanë bërë për të mirën e atdheut, por edhe për aftësinë për të ditur kur është koha të largohen. Shqipëria ka nevojë urgjente për një fillim të ri, tani! Dhe ky fillim kërkon fytyra të reja, ide të reja dhe një vizion të ri për Kombin shqiptar në shekullin XXI.
Ka ardhur koha, pra, për një rinovim të thellë moral politik dhe institucional, që tu japë shqiptarëve arsye për të besuar te politika dhe shteti i tyre. Çdo vonesë në këtë proces vetëm sa zgjatë krizën e besimit dhe pengon zhvillimin demokrataik dhe ekonomik të vendit. Është një domosdoshmëri e kohës dhe një kusht për të ardhmen e Shqipërisë dhe të Kombit shqiptar.

















