Si të besojnë qytetarët te drejtësia kur një çështje 28 milionë euro, që ka kaluar në disa shkallë gjykimi, rikthehet sërish për rigjykim
Artur Mamadhaj Klosi
Ekspert i Auditimit të Financave Publike,
Antikorrupsionit dhe Prokurimeve Publike
Si ekspert i auditimit, antikorrupsionit dhe prokurimeve publike, pas një jete në shërbim të kontrollit dhe mbrojtjes së fondeve publike, ngri një pyetje të thjeshtë:
Si mund të ndërtohet besimi i qytetarëve te drejtësia kur një çështje me vlerë 28 milionë euro, që ka kaluar në disa shkallë gjykimi, rikthehet sërish për rigjykim pas vitesh procedurash?Kur bëhet fjalë për fonde publike, nuk kemi të bëjmë vetëm me një dosje. Kemi të bëjmë me taksat e qytetarëve shqiptarë, me integritetin e sistemit të prokurimeve publike dhe me sigurinë juridike të shtetit.Korrupsioni në prokurime nuk është thjesht një shkelje ligjore. Ai është forma më e rrezikshme e grabitjes së pasurisë publike, sepse vjedh paratë e shkollave, spitaleve, pensionistëve, fermerëve dhe familjeve shqiptare. Qytetarët kanë të drejtë të dinë:Kush përfiton?Kush mban përgjegjësi?Kush e dëmtoi interesin publik?Dhe pse drejtësia vazhdon të endet në labirinte procedurale për çështje me interes të lartë publik?Drejtësia nuk matet me numrin e dosjeve të hapura. Drejtësia matet me vendime të drejta, të shpejta, të qëndrueshme dhe të besueshme. Nëse qytetari fillon të humbasë besimin se fondet publike mbrohen dhe se abuzuesit ndëshkohen, atëherë nuk rrezikohet vetëm një proces gjyqësor; rrezikohet vetë shteti i së drejtës.Shqipëria ka nevojë për një drejtësi që lufton korrupsionin me të njëjtën forcë me të cilën qytetarët paguajnë taksat e tyre.Heshtja nuk është zgjidhje.Transparenca është detyrim.Përgjegjësia është themeli i shtetit.


















