Dosja Balluku/ SPAK dërgon në Kuvend kërkesën e dytë për heqje imuniteti të Ballukut.Av. Gjokutaj: Po mbahet peng hetim

SPAK ka dërguar në Kryesinë e Kuvendit, kërkesën e dytë për heqje imuniteti, të deputetes Belinda Balluku. Ndonëse Kuvendi nuk e shpall publikisht nisjen e procedurave të kërkuara dhe mospengimin e drejtësisë. Krahas masës për ndalim të daljes jasht vendit SPAK pritet të rikërkojë arrest me burg të të pandehurës Balluku.
SPAK ka dërguar në Kryesinë e Kuvendit, kërkesën e dytë për heqje imuniteti, të deputetes Belinda Balluku. Ndonëse Kuvendi nuk e shpall publikisht nisjen e procedurave të kërkuara dhe mospengimin e drejtësisë. Krahas masës për ndalim të daljes jasht vendit SPAK pritet të rikërkojë arrest me burg të të pandehurës Balluku. Korrupsion, pastrim të produkteve të veprës penale, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, janë akuzat e reja të Strukturës së Posaçme. Sigurisht, materialit i bashkangjitet dhe lënda ekzistuese, ku është akuza e shkeljes së barazisë në tendera.Këshilli i Rregullores dhe Mandateve duhet të marrë kërkesën dhe pas njohjes me dosjen e re, të hapë seancën me të pandehurën dhe dërgojë sa më shpejt raportin propozues për heqje mandati në seancë plenare. Kërkesa e parë u zvarrit dhe u refuzua nga mazhoranca socialiste me urdhër të kryeministrit. Kjo solli edhe një raport radikal të IBAR, ku refuzimi heqjes së mandatit të pandehurës Belinda Balluku, u cilësua pengim i drejtësisë.

NOA