Tentativë grabitjeje në një pikë këmbimi valutor në Shkozë, arrestohet autori. Përdori një armë lodër dhe…

Një pikë këmbimi valutor është tentuar të vidhet në zonën e Shkozë, në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje.

Sipas informacionit paraprak, autori është arrestuar në flagrancë nga policia menjëherë pas ndërhyrjes në vendngjarje. Gjatë kontrollit, atij i është gjetur një armë lodër, e cila dyshohet se është përdorur gjatë tentativës së grabitjes.

Sigal

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse autori ka vepruar i vetëm apo në bashkëpunim me persona të tjerë.