Suplementi Pena Shqiptare/ Robert Haxhi: Rinia ime s’di ku të lamë!

 

Nuk di rininë se ku e lamë,

NOA

Në cilën udhë, në cilin shteg

Si një pranverë që s’erdhi kurrë

Si një premtim që mbeti peng

Sa desha, që të vije prapë

Të më trokisje lehtë në derë

Veç të më thoshe një “si je”

Te paktën, vetëm dhe njëherë

Heshtja e gjate çdo gjë veniti

Një mal i ftohtë ngeli midis

Dhe unë, i mpirë si gur i thatë

Të pres,dhe pse ti më s’do vish.

Rinia ime te lyp gjith mall

Kam kohë qe po te qaj nën zë

Po digjem brenda prush e zjarr

Bota që njihnim,nuk jeton më..!!

Nuk di ku je, rinia ime

Në cilën gërmë ne cilin varg

U bë kaq kohe që ke harruar

Nuk di ku je, nuk di sa larg

E sot që vitet janë rënduar

Si borë mbi borë në shpirtin tim

Dhe një “Si je” kaq e vonuar

Më vret më shumë se çdo kujtim