Arben Bllaci: Kohë për të kënduar gjer në orën 6, pastaj nis avazi tjatër

M’i ndrite llambro, tirtire,
ku je rritur, moj vezire?
Në odatë e të mëdhive,
“si u erre, si u gëdhive!”
Vej e vin zengjinëria
varda vera dhe rakia,
ngrihej mezeja me fshesa,
hidhu – dridhu agalleshat
me djema lastarë e trima.
Të pinte mantua me sqima,
potinat me llustrafina,
llamsu, feksu brilantina…
Cohë e kadife jeshile
binte çengeli si zile.
Dridhej mesi në qostekë
s’mbetej kumbi në jelekë…
Kollej koburja odave
si thëllëzat e merave.
Një javë shtronej ziafeti,
dridhej vëndi si tërmeti,
thoshje: “poftisi xheneti!

Sigal