Ish-shërbimet e kirurgjive do të përshtaten si spital COVID 3

329
Sigal

“Po punojmë për të zgjeruar kapacitetet dhe kemi filluar punën për të përshtatur ish-shërbimet e kirurgjive në një spital, i cili do të shërbejë për të sëmurët me Covid-19, për përgatitjen e sistemit shëndetësor për fazën e hapjes”, kështu deklaroi gjatë një inspektimit në QSUT, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ku shtoi se spitali Covid 3, do të presë rastet që janë në fazë shërimi, në rast se do të ketë një shtim të të prekurve.

“Është një strukturë e cila është e mjaftueshme përsa i përket pacientëve të cilët janë në fazë shërimi dhe duhet vetëm të bëjnë periudhën e kovalishencës, ku do të shërbejë ish-klinika një dhe më pas edhe dy klinikat e tjera të cilat po bëhen gati për të pritur rastet, nëse do të kemi një fluks të të sëmurëve me Covid-19”, sqaroi Manastrliu.

Duke theksuar se Komiteti Teknik i Ekspertëve kishte përcaktuar në skenarët e parashikuar ish-kirurgjitë si spital Covid 3, Manastirlu tha se është duke u përgatitur plani i masave të përgatitjes së sistemit shëndetësor për fazën e hapjes.