Bashkim Koçi: Mehmet Rama i Malsisë së Gjakovës

Malësi e Gjakovës është treva ku kanë lindur e kanë bërë histori në shekuj burra të shquar, të cilët mbetën të pavdekshëm jo pse u ndeshën dhe perjetuan shumë stuhi që rrezekonin atdheun, por se ditën të mos dorëzoheshin dhe t’i çonin betejat e nisura deri në fund.. Emrat e heronjëve që kanë lënë emër si në legjdenda; si Mic Sokoli, Mal Dula, Binak Alia, Ali Ibër Nezaj, Haxhi Zeka e shumë të tjerë, e bëjnë Malësinë e Gjakovës në një farë mënyre “Kryeqytetin” e burrave të shquar të Shqipërisë së Veriut.

Në listën e këtyre emrave, por në kohë pak më të vonta, gjen vend edhe Mehmet Ramë Dollapi, i cili si pjesmarrës në LANÇ dhe me punën që bëri pas çlirimit për përparimin ekonomik e kulturor të disa zonave e rretheve të Veriut, gjetën vendin që në gjoksin e tij të shndrisnin shumë medalje, nga ato që pasqyronin punën e tij të ndërgjegjëshme e pse jo, edhe heroike.

NOA

Mehmet Ramë Dollapi vinte nga një familje ku kultura e shpirtit dhe ajo e patrriotizmit nuk “çelin” kollaj nëse nuk i kanë rrënjët të thella. Babai, gjyshi, stërgjyshi e ca më tutje të fisit Rama i fshatit Koçanaj, kishin dhënë prova dhe ndërkohë e kishin kuptuar se liria  është si ajo pema me shumë rrenjë që ushqen mjaftueshëm ndjenjën e të qënit kryelartë në dheun e tënd. Një filizë e këtij trungu, pasardhës i Azem Hoxhë Dollapit, ishte edhe Mehmeti. Ai shkollën fillore e bëri në fshat e më pas mbaroi Internatin në Krumë për të vijuar pastaj Medresenë në Tiranë. Të trija këto shkallë të formimit të tij arsimor i përbylli me rezultate shumë të mira, e madje ato do të bëheshin shkas që ai të kishte mundësi për t’u njohur e komunikuar me njerëz që në sytë e tij shikonte të rriteshin dhe të krijonte bindjen se njeriu bëhet i zoti vetes, për familjen dhe shoqërinë prej vështirësive, nëmos e kishte dhunti të ishte model i një djaloshi të thjeshtë, kokëulur, por shumë i vëmendshëm në ndjekjen e situatave që përjetonte vëndi. Ai edhe pse ishte student, 7 Prillin e vitit 1939, e priti ashtu si shumë patriotë të tjerë, të ingranuar në grupe kundërshtarësh të pushtuesit, të cilët me veprimet e tyre ndikuan shumë për t’ja lëmuar mendimin e më pas të shkonte pranë familjes per t’u hedhur në luftë për  çlirimin e Atdheut. Ishte një ditë e nxehtë korriku e vitit 1944 kur Mehmet Rama, edhe pse i vetëm, por i armatosur me një revolver, u nis i vetmuar drejt bjeshkve të Tropojës. Pas një pushimi të shkurtër pranë një burimi me ujë të bollshësm fati e solli të përballej me  një grup partizanësh. Nëëse je në kërkim të shokëve, i foli një nga ata, Mujo Sokoli, emër që Mehmet Rama do ta mësonte më vonë, shokë më të mirë se ne nuk do të gjesh. Në vazhdim të bisedës Mehmeti mori vesh se kishte të bënte më partixanë të Çetës “Shkëlzeni”, Çetës që luftonte nën komandën e Dino Bajraktarit. Pasi iu bashkua  Çetës, edhe ai bashkë më partizanët morën drejtimin për Plavë-Guci ku do të merrnin pjesë në luftimet me forcat gjermane.

Falë formimit të tij arsimor Mehmet Ramë Dollapi nuk ishte partizan i thjeshtë, por një kuadër aktiv dhe që ndihmoi si askush tjetër për organizimin e popullit të Tropojës dhe pjesmarrjen e tij direkt në luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Për Mehmet Ramën nuk ishte forca, por aftësia e një ndijimi  të gjatë që e bëri të ishte superior në kryerjen e disa detyrave të larta e shumë të rëndësishme, shtetërore e shoqërore, në disa rrethe të Shqipërisë së Veriut. Sidomos për rindërtimin e vëndit, i cili kishte dalë i djeguar dhe i shkatërruar nga lufta. Në këtë situatë të rëndë përpiekjesh dhe falë trashëgimisë nga “rrënjët e thella”, kuptoi se i duhej të ngjitej edhe më lart në formimin kulturor dhe profesional. Pra ai kuptoi dhe vlerësoi se vetëm duke u shkolluar më tej do të kuptonte se nuk do të ishte ai që kishte njohur deri atëherë Mehmet Ramën. Por kishte të rrënjosur edhe bindjen tjetër se në rrugëtimin e tij do të ishin bashkëudhëtarët e tij ata ku do të gjente “profesorët” e vërtetë në kuptimin dhe kapërcimin e vështirësive të jëtës, Përfundimi i disa kurseve të specializuara jashtë vendit, në Budapest të Hungarisë, por dhe shkollën e lartë të Filozofisë në Tiranë, Mehmet Rama ndjehej i zoti dhe plot besim, jo për t’u treguar e ditur apo t’i binte gjoksit “ja kush jam unë”, por për t’u bërë ballë telasheve që nxirrte jeta. Përvetësimi i gjuhëve të huaja si anglishten, turqishte etj. ishin “tituj” plus që e bënin plot autoritet dhe që vartësit të tregoheshin “të përulur” e të përmbajtur ndaj detyrave dhe udhëzimeve që u ngartkte t’u  jepnin jetë.

Ajo që e lartësoi dhe e ngriti në majë të njerëzve të ndershëm Mehmet Ramën e Malësisë së Gjakovës ishte modestia. Ai burrë në asnjë rast të vetëm nuk u shfaq mbi të tjerët, të zbulonte në raste festash a përkujtimesh të ngjarjeve historike dekortat që mbante.  Modestia dhe thjeshtësia sipas tij, ishte virtyt vetëm kur ishte e lindur si i tillë. Kur ajo shfaqet  kur është e mësuar në jetë e sipër nga individë karrieristë e të molepsur moralist, është hipokrizi, thoshte Mehmet Ramë Dollapi. Këtë cilësi të virtytëshme të tij e tregonin ja pa qëllim dashamirës e bashkëpunëtorët e tij në vite, siç sillte jo pak shëmbuj për të ilustruar karakterin e Mehmet Ramës kuadro po kaq të virtytshëm të cilët punuan dhe bashkëpunuan në vite.

Por le të qëndrojmë dhe të sjellim ca fakte për kontributin e Mehmet Ramë Dollapit në Luftën ANÇ. Në verën e vitit 1944 në fshatin Valbonë u bë një mbledhje shumë e rëndësishme ku morën pjesë të gjithë drejtuesit e Luftës ANÇ për Tropojën. Ishte dita dhe vendi ku u mor vendimi për të formuar Shtabin Operativ të Malësisë së Gjakovës. Në këtë formacion shumë të rëndësishëm për të ndërmarrë operacione shumë të rëndësisshme luftarake, komandant u zgjodh Veli Niman Doçi dhe Komisar Beqir Ndou. Anëtarë të këtij Shtabi u zgjodhën Mehmet Mulosmani, Mehmet Ramë Dollapi dhe Dino Bajraktari. Me çlirimin e Tropojës, më 16 tetor të vitit 1944, u krijuan struktura të tjera, në përshtatje me realitetet e reja. Sekrretar i Parë i Frontit u zgjodh Beqir Ndou, sekretar i dytë Abaz Shuhu, ndërsa Mehmet Ramë Dollapi u caktua Komisar i Komandës së Vendit dhe përgjegjës për punët e Partisë për Gash e Krasniqe. I sollëm këto fakte jo për çka pasqyron organizimin dhe Luftën ANÇ në Tropojë, por edhe për të nxjerrë në pah kontributin e Mehmet Ramë Dollapit si kuadër i nivelit të lartë dhe i pozicionuar në ato detyra që i duhej medoemos kontakti me njerëzit e terrenit.

Ashtu siç ndodh në jetë secilit i duhet të kryejë një detyrë të caktuar dhe shpesh ajo detyrë mund të të mos jetë “e gjetura” për ta kryer atë me zell e kënaqësi. Për Mehmet Ramë Dollapin në të gjithë pozicionet që iu desh të shkonte ajo “puna e gjetur” nuk i shkoi kurrë nëpër mend, por me plot kuptimin e fjalës i thirri ndërgjegjes “ në këto situate që është vendi pas dëmeve shkatërrimtare nga lufta, nuk ka të drejta për askënd, por vetëm detyra” Dhe kjo thirrje e brendëshme zemre do ta shoqëronte këtë malsor të viseve të Gjakovës gjatë gjithë jetës, qoftë në kolltuqet e kadifenjta të Partisë e të pushtetit, qoftë në angazhimet “e rëndomta” të cilat Mehmet Rama nuk i quante të ulta apo të bezdisëshme sepse, sipas tij, dashuria shënjtëron gjithçka. Falë karakterit të tij të pathyeshëm e të pa përlyer, ai për Malësinë e Gjakovës mbeti të ishte “i pari ndër të parët”, gjë që pasqyrohej në përfaqësimin e tij në në forumet me të larta të kohës. Ai, edhe pse jetonte e punonte larg ndikimeve apo njohjeve me “autoritete të larta”, nuk mbeti kurrë jashtë listave të të përzgjedhurve si përfaqësues i popullit siç ishte ai i deputetit  në të gjtitha legjislaturat e kohës.

Kam lexuar diku se secili ka një detyrë në jetë, por askush atë që do të kishte dashur ta zgjidhte, ta përcaktonte dhe ta drejtonte vetë. Dhe është e natyrëshme se njeriu nuk mund të jetë specialist për gjithçka. Tek Mehmet Ramë Dollapi ishte konstatuar se ai ishte “specialist për gjithçka” kur ishte fjala për komunikimin me njerëzit, për aftësinë e gjetjes së fjalës së ëmbël për të kapërcyer një vështirësi, tek nuhatja për të dalluar djallëzinë apo sinqeritetin tek veprimtaria e vartësve dhe kuadrove që kontribonin në terren etj. Mehmeti punën e konsideronte të shënjtë, detyrim për cilindo. I pasur apo i varfër,  i fortë apo i dobët, sipas tij, nuk kishte si të mos  gjëndej vëndi ku mund dhe duhej të kontribonte.

Nuk është e mundur ta detyrosh mendjen tënde apo të dikujt tjetër të analizojë e të kuptojë atë që zemra nuk do. Për Mehmetin e Malësisë së Gjakovës ishte më mirë të ishe njeri i virtytshëm dhe të përmbushje detyrat e tija sesa të kishe famë e pushtet. Tregojnë nje rarst të atyre motive kur në një fshat, në katundin Sopot, shtëpisë së Jakup Hoxhës i ra zjarrri dhe vetëm brenda disa çasteve shtëpia u bë shkrumb, u dogj plotësisht. Të zotët e shtëpisë i kapi tmerri për çka i gjeti, ndërsa gra e fëmijë vunë kujën. Mbetën në qiell të hapët. Për fat, sigurisht rastësia ndonjëherë të sjell të takohesh me mbretin, diku më lag, ishte ndodhur Mehmet Rama, në atë kohë në detyrën e Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Tropojës. Nuk i mbajti këmbët dhe u bë erë për të mbritur aty ku kishte ndodhur fatkeqësia. Meraku i tij i parë dhe i fundit ishte nëse kishte ndodhur gjë me jetën e familjrëve, të të rriturve dhe fëmijve. Kur mori vesh se zjarri kish bërë “kurban” vetëm banesën, ku burrë me zemër të madhe u bë për një çast “i gjithëpushtetshëm”, duke iu drejtuar jo vetëm të zotit të shtëpisë, Jakup Hoxhës, por të gjithë atyre, të cilët në një farë mënyre përjetonin fatkeqësine e bashkëfshtarit të tyre: kjo shtëpi brenda dhjetë ditëve do të ngrihet më e bukur sesa ishtë dhe kështu sa jemi sot, do të pimë një gotë raki apo filxhan kafe për t’i thënë “ta gëzosh shtëpinë e re o Jakup Hoxha!” Dhe ky betim, kjo dhënie fjale, duke “shkelur” kompetencat e strukturave shtetrore, Mehmet Ramë Dollapi guxoi dhe e përmbushi premtimin sepse e kishte në gen, e kishte pjesë të të qënit tribun popullor për njerëzit po kaq të bekuar e të virtytshëm të Malësisë së Gjakovës.

Krekosjen dhe rrahjen e gjosit Mehmet Rama e konsideronte si maskë të mediokritetit. Ai nuk u shfaq asnjëherë i tillë sepse nuk i la vend rehatisë, asaj që pasi “të ledhaton”, të bën gjëmën, të shkëput nga hallet e popullit dhe të lë si peshqesh vetminë. Mehmet Ramë Dollapi nga kjo pikpamje mbeti njeri i bekuar, i respektuar dhe i lartësuar jo vetëm nga banorët e zonave të Malësisë së Gjakovës, por shumë më gjërë. Miq, shokë dhe bashkëpunëtorë të tij në vite e kanë konsideruar veten me fat të kenë shkëmbyer fjalë, të kenë përfituar nga eksperienca e tij apo të jenë këshilluar nga ky malsor i virtytshëm i cili e mbylli jetën, çdo orë e çdo ditë jo për të proitur, por diçka për të arritur. Në këtë kuptim Mehmet Ramë Dollapi i Malësisë së Gjakovës mbeti ndër ata njerëz të paktë që për aftësitë dhe meritat që kanë duhet t’i kërkosh.

Është një e vërtetë e padikutueshme se shoqëria është një zgjatim i familjes. Tek familja e Mehmet Ramë Dollapit gjejmë atë çka një njeri do të dëshironte ta mbyllte jetën në mënyrën më të mirë të mundëshme. Bashkëshortja e Mehmetit, Fatimja përcolli tek fëmijët e saj si të ish një unazë e florintë, fisnikërinë dhe vendosmërinë për të mbetur pasardhës të denjë, të zotë dhe tëarsimuar, duke i hedhur hapat në gjurmët që kanë lënë pridërit. Ata janë gjashtë fëmijë, tre djem e tri vajza dhe që të gjashtë me arsim të lartë. Do ta konsideroja shënjë respekti e nderimi për Fatimen dhe Mehmet Ramë Dollapin, të cilët veç punëve të çmuara që lanë pas, lindën dhe i rritën fëmijë që ia vlen t’ua për t’iu përmenduar emrat: Valbona, Shkëlzeni, Nexhi, Vera, Drita dhe Arbeni, të cilët janë bërë ata që janë sepe kanë mësuar më tepër nga shembulli sesa nga këshillat që u kanë dhënë.

Nuk është fat, por frut i vendosmërisë për kryer punë të nderëshme në dobi të atdheut, që të mundësh ta mbyllësh jetën si Mehmet Ramë Dollapi i Malësisë së Gjakovës.