Ministri i Brendëshëm, me përgjegjësi edhe për pushtetin vendor, Ervin Demo, e ka nisur ditën e hënë me një urim special për nxënësit që nisin sot vitin tyre të ri shkollor.
Demo e ka quajtur ditën e sotme një hap të parë drejt një rrugëim të gjatë ndërkohë që urimit të tij i është bashkuar dhe premtimi se Policia e Shtetit do të jetë pranë shkollave dhe komuniteteve, jo vetëm sot por çdo ditë të vitit.
Urimi i plotë i Ministrit Demo
Sot, bashkë me zilen e parë, nis një vit i ri shkollor.
Për mijëra fëmijë është rikthimi në bankat e shkollës. Për shumë vogëlushë, është hapi i parë i një rrugëtimi të gjatë.
Detyra jonë është që këtë rrugëtim ta bëjmë sa më të sigurt.
Siguria në shkollë fillon me parandalimin dhe kërkon që i gjithë zinxhiri të funksionojë: standardi i ambienteve, kontrolli i aksesit, mësuesi, psikologu, oficeri i sigurisë, prindi dhe Policia e Shtetit. Secili me përgjegjësinë e vet, por të gjithë me një qëllim të përbashkët: të mbrojmë fëmijët tanë.
Policia e Shtetit do të jetë pranë shkollave dhe komuniteteve, jo vetëm sot, por çdo ditë të vitit shkollor.
Sepse një shkollë e mirë është një shkollë ku mësohet, ëndërrohet dhe, mbi të gjitha, ku çdo fëmijë ndihet i sigurt.
Suksese nxënësve dhe mësuesve në të gjithë Shqipërinë!
E për ata që sot dëgjojnë për herë të parë zilen e shkollës: paçi një rrugëtim të bukur!





















