Partia e Lirisë e konsideron kryeministrin Edi Rama, një plaçkitës të qytetarëve shqiptarë dhe një dhunues të ligjit.
Në një deklaratë për mediat nga selia e PL, zëvendëspresidentja, Erisa Xhixho tha se Rezoluta e miratuar nga Parlamenti Europian me mbi 82% të votave, është një kambanë alarmi për gjendjen e rëndë ku ndodhet vendi ynë dhe një aktakuzë e qartë ndaj qeverisjes së Edi Ramës.
Sipas saj, rezoluta e Parlamentit Europian është një skaner politik që tregon qartë se Shqipëria mbahet peng nga korrupsioni, pandëshkueshmëria dhe keqqeverisja e Edi Ramës dhe kabinetit të tij.
Përfundimisht, Shqipëria nuk ka më një Kryeministër që qeveris në interes të qytetarëve, por një plaçkitës dhe dhunues të ligjit, armik të interesit publik.
Rezoluta e miratuar nga Parlamenti Europian me mbi 82% të votave është një kambanë alarmi për gjendjen e rëndë ku ndodhet vendi ynë dhe një aktakuzë e qartë ndaj qeverisjes së Edi Ramës.
Njeriu që sipas Kushtetutës dhe ligjeve duhet të ishte garant i shtetit ligjor dhe mbrojtës i interesit publik, rezulton sot si shkelësi më i madh i ligjeve dhe përgjegjësi kryesor për shkatërrimin e institucioneve demokratike.
Sot e gjithë Europa e ka të qartë se mbrojtësi politik i grupeve të narkotrafikut është Edi Rama. Shkatërruesi i standardeve zgjedhore është Edi Rama. Përfituesi i korrupsionit dhe kapjes së shtetit është Edi Rama. Personi që ka lejuar grabitjen e pasurive publike dhe private është Edi Rama. Personi që ka cenuar lirinë e medias dhe ka ushtruar presion ndaj saj është Edi Rama.
Rezoluta e Parlamentit Europian është një skaner politik që tregon qartë se Shqipëria mbahet peng nga korrupsioni, pandëshkueshmëria dhe keqqeverisja e Edi Ramës dhe kabinetit të tij. Ajo evidenton se shteti ligjor është dobësuar rëndë dhe se institucionet janë vënë në shërbim të pushtetit, jo të qytetarëve.
Amendamentet e parashikuara në rezolutën e Parlamentit Europian kërkojnë shfuqizimin e dryshimeve të ligji për zonat e mbrojtuar të bëra 2024, të cilat i kemi kundërshtuar me votë dhe e kemi ankimuar deri në Gjykatë Kushtetuese. Rezoluta kërkon moratorium për zonat e mbrojtura dhe përafrim të plotë të legjislacionit shqiptar me atë europian në kuadër të Kapitullit 27, që i përket mjedisit.
Gjithashtu, ato kërkojnë shfuqizimin e ligjit të investimeve strategjike, i cili është kthyer në mekanizmin e kalimit të pasurisë publike në duart e një grupi njerëzish të lidhur ngushtë me pushtetin.
Përballë kësaj situate, e vetmja mënyrë për të mbrojtur interesin publik është protesta e madhe dhe e pandalshme e qytetarëve të lirë. Një protestë që gëzon mbështetje të gjerë popullore, sepse buron nga padrejtësitë që përjetojnë çdo ditë shqiptarët.
Ndërsa shumica e qytetarëve përballen me varfëri, emigracion, pasiguri dhe mungesë shprese, në luks dhe privilegje jetojnë vetëm Edi Rama, oligarkët dhe klientët e tij.
Mesazhi i Parlamentit Europian është i qartë: qeveria duhet të japë llogari për dështimet e saj dhe vendi të rikthejë standardet demokratike. Opozita do të vazhdojë të kërkojë llogari për çdo akt që cenon interesin publik dhe nuk do të bëjë asnjë hap pas në mbrojtje të qytetarëve shqiptarë.
Shqipëria meriton një qeveri që i shërben njerëzve, dhe jo një grushti njerëzish pranë qeverisë.



















