Ka gjithmone nje hapesire biopolitike ndryshimi e shetimi tek individi.
Po a e ka nje hapesire te tille Edi Rama?
Spiropali principialisht ngre disa çeshtje, qe jane kritike per qeverisjen dhe partine, te cila tashme jane shperfyturuar krejt dhe perveç nje shembelltyre te inkriminuar thelle nuk pasqyrojne asgje tjeter.
Kjo shumice dhe kjo qeveri mjerisht kane pasur vetem e vetem nje fytyre dhe kjo ka qene ajo e Edi Rames.
Shume e varfer brenda vetes dhe ku majmuneria politike e sindromit per ti pelqyer Shefit te madh Rama, kjo maxhorance politike eshte atrofizuar totalisht lidhur me identitetet individuale politike te reja duke adgjesuar cdi mundesi rigjenerimi.
Rama vete mjerisht eshte nje i semure politik pa sherim sepse te gjithe hapesiren biopolitike per ndryshim e ka djegur prej kohesh.
Gangrenizimi politik i Rames eshte sot nje proces pa kthim.
Ndaj apeli i Spiropalit eshte nje reflektim, qe nuk e ndryshon dot Edi Ramen, por nuk ka asnje shprese te ndryshoje as Partine Socialiste.
E zhytur ne mentalitetin mafioz te patronazhimit, qe vjedh e plackit voten dhe parate e taksave te shqiptareve rilindja eshte sot nje formacion, qe perfaqson shumeçka negative, por asgje pozitive.
Vjedhja e pushtetit mes blerjes votes ka kalbur çdo qelize demokratike dhe ka harxhuar edhe te gjithe “dhjamin” demokratik te ish Partise Socialiste, qe s’kishte dhe s’ka asnje lidhje me rilindjen e Edi Rames.
Ashtu si ligjet e mjeksise diktojne heqjen e nje kembe gangrenoze te kalbur e te vdekur, ashtu edhe Rama i gangrenizuar eshte ne kete faze ku vetem mund te largohet dhe hiqet nga tutje nga qeverisja dhe partia sepse nuk ka as me te voglen mundesi sherimi e ndryshimi.
Ndaj ndryshimi eventualisht mund te vije vetem pasi Edi Rama te jete larguar dhe bashke me te edhe sindrima skizofrenike e mbajtjes me çdo kusht dhe forme kriminale te pushtetit qe Rama e misheron si askush ne historine e ketij vendi.
Elisa, gangrena operohet, hiqet dhe s’ka rruge tjeter, arsyetimi fillon nga ketu, te tjerat pastaj mbeten retorike inflacionuese.





















