Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka denoncuar dhunën e ushtruar nga policia gjatë protestës së zhvilluar .Në një reagim në rrjetet sociale, Balliu akuzon efektivët se kanë goditur dhe marrë zvarrë qytetarë protestues, situatë kjo, totalisht e papranueshme.“Polici i sheh qytetarët si armiq dhe bandat si miq”, thekson Balliu, duke e akuzuar Policinë e Shtetit se po vepron si “polici e pushtetit” dhe jo në shërbim të qytetarëve.
Reagimi i plotë:Dhuna e policisë së pushtetit ndaj qytetarëve që po protestonin ditën e sotme ishte totalisht e papranueshme.Shikoni këto video se si goditen qytetarët me grushta, se si merren zvarrë, se si përdoret një dhunë shtazore ndaj qytetarëve.Sikur kjo polici të ishte kaq e ashpër me krimin e organizuar, nuk do të kishim vrasje, plagosje dhe shpërthime me tritol çdo dy ditë në Shqipëri.Por kjo është polici e pushtetit dhe jo polici e shtetit që të kujdeset për qytetarët.Kjo polici i sheh qytetarët si armiq dhe i sheh bandat si miq.





















