Deputeti Besart Xhaferri: Në vend që të përmbytnim Evropën me vaj ulliri, e përmbytëm me kanabis dhe vaj kanabisi

Shqipëria ka fatin të prodhojë vaj ulliri, por ndryshe nga Spanja apo Greqia, që përmbysin Evropën me këtë produkt, Shqipëria ka zgjedhur ta përmbysë Evropën me vaj kanabisi dhe kanabis.

Ulliri kultivohet prej dhjetra shekujsh në Shqipëri, por produktiviteti i prodhimit dhe eksportet janë në nivele të ulëta, pasi kultivuesit nuk u mbështetën nga qeveria, për të mos folur për fondet e IPARD-it.

Sigal

Në Komisionin e Ekonomisë, u shqyrtua vendimi “Për pranimin e vendimit DEC-I 1/119-VI/2024, të Këshillit të Anëtarëve të Këshillit Ndërkombëtar të Ullirit, për ndryshimin e nenit 36 të Marrëveshjes Ndërkombëtare për Vajin e Ullirit dhe Ullinjtë e Tavolinës, 2015”, aderuar me ligjin nr. 112/2017.

Në fjalën time theksova se duhet ndryshuar rrënjësisht mbështetja financiare dhe investimet infrastrukturore për kultivuesit e ullirit, pasi ky produkt mund të gjenerojë miliarda euro të ardhura për ekonominë shqiptare!

Gjithashtu Xhaferri ka reaguar për dhunën e ushtruar nga policia gjatë protestës së zhvilluar, ku shprehet se: Aktet e dhunës ndaj protestuesve, pezullimi nuk mjafton, duhet ndjekje penale!

Akti i dhunës ndaj një protestuesi nga një efektiv policie me uniformë është fytyra e një qeverie që flet për besë e pasqyrë, por e vetmja gjë që ofron është dhuna.Pezullimet për efekt mediatik nuk mjaftojnë, duhet ndjekje penale për agresorët me uniformë.Djemtë dhe vajzat e FRPD-së prej vitesh përballen me akte të tilla agresioni të pashembullt.