Çfarë mesazhesh na përcjell Edi Rama me fundkëpucën e prishur???

Xhevat Mustafa            

Meqenësë  është një “gjetje e zgjuar” dhe origjinale, kërkon “analizë të thellë”. Pse jo,  edhe të një grupi psiko-analistësh dhe andropologësh…! Sapo e pashë për herë të parë, mua personalisht, më lindën dy pyetje. Por, më vonë, mbasditen e të djelës, ndërsa binte shi pareshtur dhe qaja hallin e përmbytjes së rrugëve, rrugicave, shesheve, fushave të Vlorës, Durrësit, Shijakut, Laçit, Lezhës, Shkodrës…, u shtuan edhe katër pyetje të tjera dhe kështu u bënë gjashtë. E para, mos vallë këpucët e Edi Ramës janë prishur, sepse ecën shumë orë netëve  si “somnambul”, përreth sarajeve dhe nëpër kodrat në Surrel, ndërsa Linda fle si “ëngjëll”? E dyta, mos vallë shkon, sapo erret deri afër zbradhjes së  ditës së re, më këmbë , në çdo qytet, fshat, cep të vendit, në të katër anët, në Veri e Jug  dhe në Lindje e Perëndim, ndërsa populli fle dhe nuk e vë re, për të parë me sytë e veta “frytet e e panumurta të rilindjes” në këta 7 vjet e gjysëm?   E treta, mos vallë, ndërsa është në gjumë të rëndë, ia hajnë mijtë, ose ndonjë mace e qen shtëpijak? E katërta, mos vallë, në mungesë të një kryevepre të tij në pikturë, ka dashur të na e reklamojë këtë fundkëpuce si kryeveprën e tij të jetës në “pikturën abstrakte” apo në “etnografi”?  E pesta, mos vallë ka “gjetur” dhe ka veshur këpucët e “Skënderbeut të Elisa Spiropalit”? E gjashta, mos vallë na e tregon fundin e këpucës aq shumë të prishur, për të na dhënë mesazhin apo “sihariqin” se kështu do t’i katandis shumicën e shqiptarëve në mandatin e tretë?  Eh, sa mendje të hollë dhe fantazi krijuese ka ky kryeministri ynë, sa nuk e kupton dot se çfarë dëshiron të shprehë edhe me një fundkëpucë?

NOA