Ivica Daçiç, aktualisht zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme në Serbi, i ka dalë në mbrojtje ministres së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snežana Paunoviç, e cila deklaroi se do ta spastronte etnikisht Kosovën.
Daçiçi dhe Paunoviçi, të cilët kanë jetuar në Prizren dhe Pejë, janë ndër zërat më të rëndësishëm politikë në qeverinë serbe dhe deklaratat e tyre janë të papranueshme, si dhe përbëjnë një kërcënim real jo vetëm për Kosovën, por për mbarë rajonin.
Për këto qëndrime skandaloze, ne kërkuam urgjent që Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, të thërriste për sqarime ambasadorin e Serbisë në vendin tonë.
Por Ferit Hoxha në vend që të vendosë në vend dinjitetin e shqiptarëve publikon foto me homologun e tij serb Marko Gjuriç.
Kjo nuk është diplomaci por është nënshtrim, përçmim dhe idiotësi.


















