Konferenca e 9-të Ndërqeveritare, mbyllen 3 kapituj të negociatave me BE! Rama: Vlerësim i qartë i progresit të Shqipërisë

 

Shqipëria po mbyll 3 kapitujt e parë të negociatave me Bashkimin Europian.Në përfundim të konderencës së 9-të ndërqeveritare, kryeministro Edi Rama tha nga Brukseli se mbyllja e 3 kapitujve është ” një vlerësim i qartë që Shqipëria po ecën përpara, që reformat po japin rezultate dhe që vendi ynë është gjithnjë më i përgatitur për të marrë përsipër përgjegjësitë e anëtarësimit”.

Shqipëria po mbyll 3 kapitujt e parë të negociatave me Bashkimin Europian.Në përfundim të konderencës së 9-të ndërqeveritare, kryeministro Edi Rama tha nga Brukseli se mbyllja e 3 kapitujve është ” një vlerësim i qartë që Shqipëria po ecën përpara, që reformat po japin rezultate dhe që vendi ynë është gjithnjë më i përgatitur për të marrë përsipër përgjegjësitë e anëtarësimit”.

NOA

“Faleminderit shumë. Ajo çfarë ndodhi tani shënon vërtet një gur kilometrik tjetër të rëndësishëm në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE. Sapo ramë dakord të mbyllim 3 kapituj të rëndësishëm negociatorë dhe ky nuk është thjesht një hap, po një vlerësim i qartë që Shqipëria po ecën përpara, që reformat po japin rezultate dhe që vendi ynë është gjithnjë më i përgatitur për të marrë përsipër përgjegjësitë e anëtarësimit. E sërishmja është më e rëndësishme, sepse thekson një mesazh mjaft të fuqishëm: Shqipëria jep rezultate dhe BE jep rezultate. Shqipëria ecën përpara dhe BE reagon.

Proces i besueshëm, i bazuar në meritë nga të dyja anët. Është jashtëzakonisht shumë inkurajuese, super e rëndë. Faleminderit, Marta, që ke qenë koherente e durueshme dhe që na ke mbajtur në drejtim pavarësisht pengave dhe ne po sjellim standardet evropiane më pranë qytetarëve tanë, po forcojmë institucionet tona, po krijojmë më shumë mundësi. Prova më e mirë e kësaj është që njerëzit duan më shumë dhe njerëzit janë gjithmonë e më pak tolerantë ndaj asaj që ende nuk funksionon”,- tha Rama.

Delegacioni shqiptar, i kryesuar nga kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel për të marrë zyrtarisht dritën jeshile për mbylljen e këtyre kapitujve. Konkretisht bëhet fjalë për kapitullin 25, kërkimin shkencor, Kapitullin 26 për Arsimin dhe Kulturën si dhe kapitullin 30, atë të marrëdhënieve me jashtë. Irlanda është vendi i radhës që kryeson Presidencën e Bashkimin Europian që nga 1 korriku. Me mbylljen e këtyre 3 kapitujve, Shqipërisë i mbeten edhe 30 të tillë me ambicien për të përmbyllur negociatat teknike brenda vitit 2027.

Ligji i investimeve strategjike do të shfuqizohet, tha kryeministri Rama në Konferencën Ndërqeveritare. Në bashkëpunim me Komision Europian, po hartohet ligji i ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e ligjit për zonat e mbrojtura. Megjithatë, ky i fundit do të pësojë disa ndryshime që të jetë në përputhje të plotë me standardet europiane.