Rama: Ne e donim PD-në në fushën e betejës. Votimi i vettingut para zgjedhjeve, arritja më e madhe

407
Kryeministri Edi Rama thotë se socialistët e donin Partinë Demokratike që të ishte pjesë e zgjedhjeve parlamentare të qershorit. Këtë e ka shprehur kreu i PS nga takimi i zhvilluar në qendër të Tiranës, gjatë një aktivitetit me të rinjtë socialiste. Rama thotë se ndonëse sot ishte parashikuar që të çelej fushata elektorale e PS, me marrëveshjen me opozitën, data e zgjedhjeve u vendos 25 qershori, dhe fushata do të nisë me një javë vonesë.
“Sot ishte dita kur ne kishim çeljen e fushatës sonë elektorale, dhe jemi mbledhur këtu për këtë ditë, por besoj që më bukur sesa në vend se të çelim sot fushatën elektorale, të brohorasim për realizimin e objektivit tonë strategjik për një Shqipëri me shtet, punë dhe mirëqenie, për vettingun që do votohet para fillimit të fushatës elektorale. Fitore më të madhe se kjo nuk besoj se mund të kishte. Të jeni të bindur se me të njëjtin vullnet, këmbëngulje, kokëfortësi që ne luftuam për vettingun, do të luftojmë dhe punojmë për të rritur punësimin dhe mirëqenien. Ju jeni dëshmitarë të një periudhe jo të lehtë, të një situate jo të zakonshme. Jeni dëshmitarë të një momenti që sot pas një periudhe të tillë, konfirmon edhe njëherë faktin se ne kur themi duam dhe do bëjmë shtet, nuk e themi, por e bëjmë.
Ne thamë se zgjedhjet nuk janë një lojë e partive. Ne kemi pranuar të shtyjmë zgjedhjet një javë, brenda Kushtetutës dhe ligjit për të fituar betejën e një gjernarët për njtë Shqipëri ku gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar sot marrin mesazhin e qartë se ditët e tyre në sistemin e drejtësisë, janë të numëruara. Nga ana tjetër ne nuk e kemi fshehur, që ne PD, pavarësisht se çfarë na thoshin, e donim në fushën e betejës. Ne në të gjitha rastet do të shkojmë qoftë edhe vetëm në zgjedhje, por ne dëshirojmë që OD të jetë në fushën e betejës, dhe ne të fitojmë edhe më shumë sesa 4 vite më parë”, u shpreh kryeministri Rama.
Sigal