Dr. Ina Zhupa, zëdhënësja e PD-së: Drejtësia e pakapur do të hetojë gjithë organizatën e Rilindjes

454
Sigal

Dr. Ina Zhupa, zëdhënësja e PD-së ka reaguar pas disa deklaratave të Ministres së Parlamentit, Elisa Spiropali, duke i kujtuar se “Një drejtësi e pakapur do kishte marrë në hetim Elisën të parën, pastaj me radhë gjithë organizatën e Rilindjes’.

Dr. Ina Zhupa, zëdhënëse e PD-së:

  1. S’ka ekip dhe program tha Elisa. Në fakt këta, ekip të mirë konsiderojnë vetëm trafikantë droge, përdhunues, trafikantë femrash apo abuzues me fondet publike si vetë zonja në fjalë.
  2. Sondazhet e nxjerrin keq, tha Elisa. S’po iu referohem fare sondazheve të brendshme, por mjafton të shohin ato publike, të cilat e nxjerrin opozitën fituese të zgjedhjeve.
  3. Opozita paska frikë nga reforma në drejtësi, vuri pikën zonja e doganave. Opozita hoqi dorë nga mbrojtja që i bën mandati i deputetit dhe paska frikë! Dhe vetë Soros ua tha se kanë dështuar dhe gjithçka në fakt ishte një lojë e Ramës për të kontrolluar drejtësinë. Një drejtësi e pakapur do kishte marrë në hetim Elisën të parën, pastaj me radhë gjithë organizatën e Rilindjes.