MSC. Anila Kalleshi: Programi veror 2018: Dieta për të humbur 4 kg në muaj

28149
Sigal

Më e dobët dhe më e shëndetshme. Nëse ke dëshirë të dukesh kështu në stinën e verës, kjo dietë që përmban ushqime vegjetale të zgjedhura me shumë kujdes, që dhe të vërtetuar shkencërisht janë konsideruar si ushqime efikase për parandalimin e plakjes së qelizave dhe tumoret është e duhura për ty. Mban nën kontroll kolesterolin dhe nivelin e sheqerit. Përmban ushqime me veti të larta të energjisë, kanë shumë pak përqindje kalorie por mjaftueshëm për të pasur një ndjesi të qëndrueshme të ngopjes dhe për të qëndruar larg “sulmeve të urisë”. Programi dietor zgjat 2 muaj, në fund të dietës është dhe mirëmbajtja e dietës. Gjatë muajit të parë, dieta është gjithashtu e përshtatshme për të pastruar organizmin. Duke përjashtuar disa ushqime dhe duke favorizuar disa të tjerë. Qoftë gjatë dietës, qoftë pas dietës është gjithmonë e rëndësishme të mësohemi me kulturën e të gatuarit në mënyrë të shëndetshme.

MËNGJESI:

▪ Kafe elbi me 1 lugë çaji mjaltë

▪ 3 biskota me marmelatë

▪ 3 bajame

MIDIS VAKTEVE:

▪ 1 dardhë ose 5-6 luleshtrydhe

DREKA:

▪ 80-100 gr pasta integrale me salcë perimesh dhe peshku si për shembull: kallamar me kunguj dhe domate, ose: 80-100 gr oriz me perime dhe 40 gr djathë parmixhano

MIDIS VAKTEVE:

▪ Një ëmbëlsirë me miell integral me bazë frutash

DARKA:

▪ Supë me perime të stinës ose peshk levrek me perime. Nëse nuk preferoni peshkun mund të konsumoni mish në vend të tij.

Shoqërohet me:

▪ 2 Lugë djathë grana ose parmixhano në ditë

▪ 2 lugë në darkë vaj ulliri ekstra i virgjër

DIETA PËR GJITHË FAMILJEN

PËR PARTNERIN:

Meshkujt zakonisht kanë një masë muskulore më të rëndësishme dhe gjithashtu kryejnë aktivitet fizik. Në të dyja rastet dhe nëse partneri do të humbasë peshë ose nëse do të ruajë peshën që ka, doza e pastave dhe orizit do të jetë 100-120 gr me vaj ulliri. Në darkë, nëse dëshiron të humbasë peshë do të ndjekë të njëjtin model të darkës siç e keni ju ,pra: supë me perime të stinës ose peshk levrek me perime. Nëse nuk keni probleme me peshën mund t’ia lejoni vetes konsumimin e djathit disa herë në javë, bukën çdo darkë ose makaronat në supë.

PËR FËMIJËT:

Nëse fëmijët janë adoleshentë dhe në peshën e duhur. Në drekë dhe në darkë, mund të konsumojnë të njëjtat gjëra si ju ,por pa sasi të përcaktuar dhe pa hequr dorë nga laktoza pra nga bulmeti. Nëse janë mbipeshë munden përsëri të hanë si ty por duke rritur kuotën e karbohidrateve për çunat. Në të dyja rastet është e rëndësishme të mos dalin asnjëherë nga shtëpia të uritur sepse, në këtë mënyrë ata konsumojnë ushqimet e shpejta. Për mëngjes duhet: kos ose qumësht dhe një copë ëmbëlsire të përgatitur vetë në shtëpi. Diçka për të konsumuar jashtë mund të jetë: fruta të freskëta ose të thata ose brusketa me domate dhe ullinj .

MIRËMBAJTJA E DIETËS

Pasi të mbarojë dieta, ju mund ta mbani dietën si një pikë referimi ,duke mbajtur zakonin e ushqimeve të shëndetshme. Mund të rrisni gradualisht produktet e qumështit ,si qumësht në kafe në vend të sheqerit, 2-3 herë në javë kos për mëngjes. Në darkë mund të shtoni karbohidratet me një pjatë unike. Është e lejueshme dhe një picë me perime.

4 USHQIMET “PROBLEMATIKE”

  1. BUKA

Duhet të përdorni bukë integrale. Mjafton vetëm një copë për t’u ndjerë të kënaqur. Dhe sa më ngadalë ta përtypni aq më shpejt do ta ndjeni ndjesinë e ngopjes. Në këtë mënyrë evitohet dhe konsumimi i tepërt i bukës.

 

  1. GJALPI

Privilegjoni vajin e ullirit por dhe gjalpi ndonjëherë në kaq kohë nuk bën dëm. Mjafton vetëm një lugë për t’i bërë ushqimet tona kremoze dhe siguron vitamina si: A,E dhe D. Në këto doza nuk keni pse shqetësoheni për peshën tuaj dhe kaloritë.

  1. PROSHUTA

Mos e bëni pjesë të zakonshme të dietës suaj por mund t’i konsumoni ato në raste speciale si një pije me miqtë,etj. Shfrytëzojini me pak bukë integrale për kënaqësinë tuaj.

  1. VERA

Këshillohet një gotë verë për femrat dhe dy gota për meshkujt. Nëse jeni të shoqëruar mund ta rezervoni atë për aperitivin, deri atëherë shijoni disa karota.