Ekskluzive për “Telegraf” nga libri i ri “Demokracia në Shqipëri”, i ish kreut të Hetuesisë, Prof.Dr. Qemal Lame
-Vrasja në fshehtësi në Bllokun e udhëheqjes, ishte vendi ku mund të kryhej, të manipuloheshin provat, dhe të manipulohej me propagandën partiake
– Enver Hoxha ka imponuar me këtë forcë edhe urdhrin për eliminimin e kryeministrit në detyrë, mikut e bashkëpunëtorit më të besuar, Mehmet Shehut, si dhe krijimin e të gjitha kushteve për kalimin dhe trashëgimin e pushtetit të tij te Ramiz Alia.
Praktika e eliminimit të personave që vlerësoheshin të rrezikshëm dhe eliminoheshin ishte ligjësia që karakterizoi veprimtarinë e errët të pushtetit absolut të Enver Hoxhës, që do të përsëritej me egërsi edhe ndaj Mehmet Shehut. Vrasja në fshehtësi në Bllokun e udhëheqjes, ishte vendi ku mund të kryhej, të manipuloheshin provat, të fshiheshin gjurmët dhe të manipulohej me propagandën partiake dhe shtetërore të kontrolluar dhe komanduar.Kështu do të realizohej sa më shpejt dhe me garanci për fshehtësinë e kryerjes së krimit dhe pamundësi për t‘u zbuluar qëllimi për të eliminuar bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë, personin e zgjedhur po prej tij si pasardhës të kalimit të pushtetit pas vdekjes, por që në fund e humbi përfundimisht besimin dhe detyrimisht merrte dënimin me vdekje, jo nga një vendim gjyqësor, por nga urdhri i “komandantit”, urdhër që kishte fuqi mbi kushtetutën dhe ligjet, sipas praktikës së zbatuar me fanatizëm që nga koha e Luftës Nacionalçlirimtare. Pushteti absolut përdorej për eliminimin e çdo personi që konsiderohej i rrezikshëm. Enver Hoxha kishte përqendruar në kompetencën e tij ekskluzive të gjitha funksionet më të larta partiake dhe shtetërore.
Enver Hoxha ishte personi që kishte pushtet absolut. Praktikisht vepronte me përmasat e një udhëheqësi që kishte kompetenca edhe më shumë se monarkët, siç njihen faraonët, perandorët, mbretërit e shteteve më të fuqishme të kohës së vjetër, të mesjetës dhe ata moderne të kohës. Enver Hoxha udhëhiqte, drejtonte dhe vepronte si Kryetar i Shtetit me autoritet të padiskutueshëm, me vullnet të hekurt, me bindjen tipike për të imponuar dhe përjetësuar në popull idhullin e tij, deri edhe në përmasat e hyjnizimit. Enver Hoxha realizonte të gjitha funksionet kryesore me imponimin e tij që kishte marrë formën e ligjit më të rëndësishëm, me bindje të verbër dhe zbatim automatik në veprimtarinë e punonjësve dhe të gjithë strukturave të Partisë-shtet. Për të realizuar dhe zbatuar çdo ide, urdhër dhe porosi të tij, me kujdesin e tij të njohur, kishte afruar pranë vetes dhe emëruar në funksionetmë të larta të piramidës parti-shtet personat që i vlerësonte më të besuar dhe që kishin garanci për realizimin me bindje të verbër të vullnetit të tij, duke mos pasur as kurajën që ta thërrisnin me emër, por me emërtimin “komandanti”, të trashëguar që nga koha e luftës Nacionalçlirimtare dhe derisa vdiq. Enver Hoxha ka imponuar me këtë forcë edhe urdhrin për eliminimin e kryeministrit në detyrë, mikut e bashkëpunëtorit më të besuar, Mehmet Shehut, si dhe krijimin e të gjitha kushteve për kalimin dhe trashëgimin e pushtetit të tij te Ramiz Alia.
-Urdhri për vrasjen e kryeministrit në detyrë është dhënë pasi është diskutuar ndërmjet personave më të besuar nga Enveri dhe Ramizi. Më pas është transmetuar për veprim nga Ramiz Alia dhe sekretari i Komitetit Qendror për organet e diktaturës…
– Ministri i Punëve të Brendshme Feçorr Shehu do të eliminohej me procesin hetimor dhe gjyqësor që do të pasonte. Personat më të besuar që do të realizonin vrasjen e Mehmet Shehut.
-Realizimi i vrasjes i është besuar ish-ministrit të Punëve të Brendshme Kadri Hazbiu, që kryente detyrën e ministrit të Mbrojtjes Popullore.
Realizimi i vrasjes së Mehmet Shehut
Urdhri për vrasjen e kryeministrit në detyrë është dhënë pasi është diskutuar ndërmjet personave më të besuar nga Enveri dhe Ramizi. Më pas është transmetuar për veprim nga Ramiz Alia dhe sekretari i Komitetit Qendror për organet e diktaturës… Ministri i Punëve të Brendshme Feçorr Shehu do të eliminohej me procesin hetimor dhe gjyqësor që do të pasonte. Personat më të besuar që do të realizonin vrasjen e Mehmet Shehut. Nga dyshimet e të dhënat në mirëbesim të më shumë se 50 personave që dëshirojnë të deklarohen, evidentohet se në aksion do të ndihmonin për ruajtjen dhe fshehjen e gjurmëve me rëndësi ligjore personat më të besuar.
Për këtë qëllim është caktuar grupi i oficerëve nga Dega e Parë e Sigurimit të Shtetit dhe ushtarëve të Gardës së Republikës, të cilët do të ishin në shërbim atë natë.
Realizimi i vrasjes i është besuar ish-ministrit të Punëve të Brendshme Kadri Hazbiu, që kryente detyrën e ministrit të Mbrojtjes Popullore. Kadri Hazbiu ka realizuar vetë apo ka drejtuar autorët që kanë kryer vrasjet apo ato të maskuara si vetëvrasje dhe të mbetura mister pas çlirimit, kur ministër i Brendshëm ishte Enver Hoxha e pas tij Mehmet Shehu. Ai ka drejtuar Sigurimin e Ushtrisë, më pas zëvendësministër dhe ministër i Brendshëm për afro 25 vjet.
ZHDUKJA E KUFOMËS SË MEHMET SHEHUT
Zhdukja e kufomës dhe eshtrave të Mehmet Shehut ka mbetur mister. Versioni më i arsyeshëm është: Djegia e kufomës së Mehmet Shehut është organizuar dhe realizuar me urdhër direkt nga Enver Hoxha. Tragjedia e vrasjes dhe zhdukjes së kufomës së kryeministrit është e plotë në librin: “Vrasja e kryeministrit Mehmet Shehu”.
Urdhri për zhdukjen e kufomës së Mehmet Shehut është dhënë direkt nga Enver Hoxha.
Urdhri për zhdukjen e kufomës së Mehmet Shehut është dhënë direkt nga Enver Hoxha, në një takim të përditshëm me Ramiz Alinë dhe ministrin e Punëve të Brendshme Hekuran Isai për problemet më të rëndësishme të partisë-shtet.
Edhe për kryeministrin Mehmet Shehu, të deklaruar zyrtarisht tradhtar e poliagjent, ai ka vepruar me vullnetin e tij të hekurt, siç ka vepruar edhe për personalitetet e tjera të eliminuara dhe që nuk u gjenden as varret dhe as eshtrat.
Ramizi bashkë me Hekuranin kanë marrë masat për zbatimin e urdhrit.Realizimi i zhdukjes së kufomës, eshtrave të Mehmet Shehut.Urdhri për vrasjen e kryeministrit në detyrë, si dhe zhdukja e kufomës së tij është dhënë pasi është diskutuar ndërmjet personave më të besuar, Enverit dhe Ramizit. Më pas është transmetuar për veprim nga Ramiz Alia dhe sekretari i Komitetit Qendror për organet e diktaturës që ishte edhe ministër i Brendshëm…
Personat më të besuar që do të realizonin zhvarrosjen dhe zhdukjen e eshtrave të kufomës së Mehmet Shehut. Aksioni do t’i besohej zëvendësministrit Zylyftar Ramizi, djalit të Heroit të Popullit Zylyftar Ramizi. Ramizi ka thirrur dhe urdhëruar zëvendësministrin e Punëve të Brendshme. Zëvendësministri ka organizuar konkretisht aksionin e vrasjes bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit. Në aksion do të ndihmonin për ruajtjen dhe fshehjen e gjurmëve personat më të besuar. Për këtë qëllim është caktuar grupi i oficerëve të Degës së Parë të Sigurimit të Shtetit, si dhe kryetari i kësaj dege etj., Janë studiuar dhe caktuar ushtarët e Gardës së Republikës, të cilët do të ishin me shërbim atë natë.
Zhdukja e kufomës dhe eshtrave të Mehmet Shehut ka mbetur mister. Versioni më i arsyeshëm është: Djegia e kufomës së Mehmet Shehut është organizuar dhe realizuar me urdhër direkt nga Enver Hoxha.
Qëllimi i zhdukjes së kufomës së Mehmet Shehut
Zhdukja e kufomës ka pasur si qëllim eliminimin e çdo mundësie për gjetjen e provave të reja ligjore me zbatimin e metodave shkencore për identifikimin dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe mjetet e metodat e përdorura. Personat e besuar kanë realizuar zhvarrosjen, duke nxjerrë kufomën, eshtrat nga varri dhe i kanë asgjësuar për fshehjen e gjurmëve të mundshme të krimit të vrasjes së organizuar dhe të kryer në fshehtësi, si dhe për pamundësimin e identifikimit dhe të kryerjes së një ekzumimi dhe ekspertimi të ri shkencor mjekoligjor, tekniko-shkencor me mjetet dhe njohuritë shkencore moderne të kohës në kushtet e ndryshimit të sistemit politik.
Personat më të besuar që kanë dijeni për vrasjen dhe zhdukjen e kufomës së Mehmet Shehut.
Këta persona kanë mbetur anonimë, pasi nuk kanë pranuar të deklarohen në institucionet e rendit e të drejtësisë apo në medie. Provat dhe mendimet më të përhapura për vrasjen dhe zhdukjen e kufomës së Mehmet Shehut.
Mendimi më i arsyeshëm dhe më i argumentuar, si dhe versioni më i konsoliduar për vrasjen është teza e bazuar në provat e pakta dhe deduksionet e drejta që dalin nga analiza objektive e të dhënave të njohura deri tani.
Në bazë të të dhënave dhe provave, është e arsyeshme të arrihet në përfundimin se:- Mehmet Shehu është “vrarë”. Mehmet Shehu nuk është “vetëvrarë”. Referimi dhe përmendja për këtë ngjarje është e arsyeshme që të bëhet me motivacionin: vrasje. Me këtë motivacion është më e drejtë që të flitet zyrtarisht edhe në medie. Është e domosdoshme që të ndryshohet motivacioni nga “vetëvrasje”, i dhënë që në njoftimin e bërë për vdekjen e tij, dhe të deklarohet zyrtarisht motivi “vrasje”.
Për këtë qëllim, është e nevojshme edhe dhënia e një zgjidhjejeligjore dhe shtetërore, me një vendim të posaçëm ngaprokuroria. Kjo kërkon që të ndryshojë vendimi i hetuesit, tëadministrohen provat dhe të dhënat e reja të zbuluara dhe tëdokumentuara, si dhe të riformulohet vendimi i ri.
– U njoftua publikisht dhe u dhanë pamje në televizion dhe në shtypin e përditshëm se Mehmet Shehu u varros me ceremoni zyrtare në varrezat publike në Shishtufinë. Më vonë u deklarua nga vëllai i tij se në varrin e tij nuk gjendej kufoma!?
– Në rast se pranohet versioni zyrtar se ceremonia e varrimit është bërë e rregullt dhe me kufomën, nuk ka asnjë mundësi që të zhduket kufoma pa gjurmë.
Dalin dy versione:
– E para, kur është bërë varrimi, në arkivol nuk ka pasur kufomë. Ky version nuk mund të jetë i argumentuar me rrethanat dhe masat e marra për varrimin. Ceremonia zyrtare shtetërore ka qenë e organizuar. Sipas versionit zyrtar të vetëvrasjes, komisioni i varrimit ka qenë i angazhuar në realizimin e të gjitha procedurave. Nuk mund të mendohet se mund të zhdukej kufoma në ato rrethana, kur udhëheqja e Partisë dhe shtetit donin të dëshmonin një ceremoni varrimi të rregullt,që të mënjanonte edhe çdo dyshim sado të vogël për motivin zyrtar të deklaruar të vetëvrasjes së kryeministrit.
– E dyta, kufoma është zhvarrosur dhe zhdukur në një kokë tjetër të mëvonshme. Zhdukja e kufomës është më e besueshme që të ketë ndodhur pas afro një viti nga varrimi. Zhvarrimi ka dalë si domosdoshmëri për zhdukjen e provave, në kohën kur bëhej hetimi i grupit komplotist. Me urdhër nga lart, nga ata që kanë urdhëruar vrasjen, nga Ministria e Punëve të Brendshme, grupi i miratuar nën drejtimin e ministrit dhe të zëvendësministrit për sigurimin e shtetit, ka bërë zhvarrimin në mënyrë të fshehtë. Pastaj kufoma e tij është zhdukur duke u djegur, për të fshehur përfundimisht çdo gjurmë dhe provë të mundshme materiale dhe ligjore. Ky konkluzion del nga analiza e plotë objektive e provave dhe fakteve të ngjarjeve të zhvilluara që disponohen dhe kërkohet të interpretohen me përgjegjësi.
Komiteti Qendror ka pasur nën kontroll gjithçka kishte lidhje me ngjarjen dhe vazhdimësinë e masave për hetimin dhe dhënien e konkluzionit përfundimtar ligjor nga hetuesia
Hetuesia nuk kishte mundësi të bënte hetime më të zgjeruara për të realizuar parimin e hetimit të plotë dhe të gjithanshëm, pasi motivi i vdekjes së kryeministrit ishte përcaktuar dhe formuluar në komunikatën e përbashkët të Komitetit Qendror dhe Këshillit të Ministrave. Udhëheqja e Komitetit Qendror mbante nën kontroll gjithçka kishte të bënte me vendin e ngjarjes, personat që kishin të drejtë për të hyrë në shtëpi dhe dhomën e gjumit ku u gjet kufoma, miratimin e grupit operativ dhe hetimor dhe ndjekjen e çdo të dhëne dhe veprimi që kryhej prej tyre në vendin e ngjarjes dhe në vazhdimësi. Çdo veprim ka qenë i kontrolluar dhe monitorohej direkt nga komisioni qeveritar i ngarkuar për varrimin. Hetuesia ishte në vartësi të ministrit të Punëve të Brendshme. Ajo do të orientohej nga orientimet që do jepte ministri. Hetimi i gjithanshëm për të verifikuar dyshimet për vrasje nuk mund të realizohej në ato kushte të monitorimit nga Komiteti Qendror dhe të pamundësisë për të vepruar me iniciativë, pasi hetuesia nuk ishte organ i pavarur. Pamundësia e hetimit të dyshimeve për vrasje:
- Autorët e vrasjes së tij nuk mund të zbuloheshin dhe të dënoheshin për shkak se ata ishin personat që drejtonin shtetin.
- Hetuesia nuk kishte forcë që të hetonte dhe të vinte para përgjegjësisë penale Kryetarin e Shtetit dhe bashkëpunëtorët e tij.
- Skenari i vrasjes është i pamundur për t’u zbuluar në rrugën normale ligjore.
- Vetëm urdhëruesit dhe personat që e zbatuan urdhrin do të sqaronin këtë mister dhe do të bënin të mundur zbulimin e së vërtetës, të autorëve fajtorë dhe të dënimit të tyre.

Rastësia e vdekjes së nënës së hekuran isait është shfrytëzuar për të larguar vëmendjen eudhëheqësve kryesorë nga vrasja e Mehmet Shehut.
Vrasja e Mehmet Shehut ka ndodhur në ditën që kishte vdekur nëna e Hekuran Isait. Në atë kohë ai kishte detyrën e sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së.Në shtëpinë e Hekuran Isait ka shkuar personalisht për vizitë ngushëllimi Enver Hoxha. Ky fakt tregon se në atë kohë ai ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore. Unë vajta për të ngushëlluar Hekuran Isain. Kur hyra në korridor,po dilte nga dhoma e pritjes Enver Hoxha bashkë me personat që e shoqëronin. Kur po largohej nga shtëpia, Hekuran Isai i ka thënë: – Shoku Enver! Atje ku vini këmbën juve, unë vë kokën. Me këto fjalë betohej Mehmet Shehu kur tregonte besnikërinë e tij absolute ndaj Enverit.


















