Nisur nga nje sens konstruktiviteti, por edhe nga presioni i madh i nderkombetareve opozita eshte ulur ne tryezen e reformes zgjedhore per te gjetur me rilindjen nje kompromis per reformen zgjedhore.
Por ta themi shkurt e drejt, gjetja e nje kompromisi me rilindjen per zgjedhjet eshte vetem nje iluzion ihumbur.
Te gjesh kompromis me rilindjen zbatuesen e vjedhjes dhe manipulimit industrial me te eger te votes ne Europe dhe me gjere eshte ti besh sherbim nje iluzioni pa asnje premise logjike qe te realizohet.
Nje i ashtuquajtur kompromis u realizua per voten e diaspores dhe realizimi praktik rezultoi nje masaker e vertete pavarsisht ekzaltimit te opozites per gjoja arritjen e nje objektivi me rendesi.
Gjithashtu jane te gjalla ne memorjen e te gjitheve sanksionet e vendosura ne Kodin Zgjedhor per denimin e perfshirjes se qeverise me tendera, subvencione,shperblime, inaugurime dhe mosperdorimi i administrates dhe logjistikes shteterore ne zgjedhje.
Realiteti tregoi totalisht te kunderten dhe perdorimi i shtetit dhe administrates rezultoi me agresiv se kurre sa qe tronditi edhe vezhguesit e huaj nderkombetare.
Pra asnje kompromis, ndryshim apo amendim.ligjor ka vlere me rilindjen ne pushtet, e cila urren voten e lire dhe grabitjen e votes e ka te vetmin program dhe objektiv politik.
Prania e opozites ne Komisionin e Reformes zgjedhore dhe luajaliteti i saj nuk kane as me te voglen pike prerjeje me rilindjen ne ate komision, ku deputetet e kesaj te fundit jane produkte te krimit zgjedhor me te turpshem qe historia ka pare.
Opozita duket e kompleksuar per te marre nje vendim te qarte per tu distancuar nga kjo hipokrizi parlamentare e panevojshme dhe nje humbje kohe dhe energjish pa asnje produkt.
Mjaft eshte mjaft.
Te besh sikur debaton, dialogon dhe diskuton me nje produktet rilindase e krimit zgjedhor eshte nje amnisti e pavullnetshme, qe ju jep personazheve te prodhuar prej tij.
Komisioni me i fundit i reformes zgjedhore eshte nje kopje e deshtimeve te meparshme, ku me spektakolari mbetet 5 qershori, qe u shkrua edhe ne Ambasaden Amerikane e megjithate u shqye nga Rama.
Anetaret rilindas ne ate komision jane thjesht marioneta pa asnje mendim, zhurmues pa asnje vlere sepse çdo gje vendoset nga Rama, qe me kartonat etij ne parlament vendos cdo gje qe do ai dhe as qe pyet fare per Komisionin.
Prania e Gjiknurit eshte fytyra e deshtimit te cdo komisioni, sepse ai vete eshte aplikues dhe perfitues i krimit zgjedhor ne vete te pare, dhe kjo prani e tij e ka te parashkruar fatin dhe produktin e Komisionit Zgjedhor.
Ndaj pjesmarrja ne ate Komision eshte nje iluzion i humbur dhe histori e nje vdekjeje te paralajmeruar politike te cdo lloj kompromisi dhe dialogu me rilindjen pjelle te narkotrafikut dhe krijuese te narkoshtetit.
Ndaj largohuni prej aty miq te mire opozitare, se paku ruani dinjitetin se kompromisi me rilindjen ka vdekur me kohe e me vakt.




















