Evdal Nuri: Prof. Dr. Pandeli Çina, me rastin e 94-vjetorin e lindjes

Është kënaqësi të shkruash për ty, Prof. Dr. Pandeli Çina.
Edhe pse është shkruar  Pr. Dr .Pandeli Çinës  i mbetemi “borxhli” .Kudo njihet për rezultatet në fushën e “Kardiologjise Klinike”. Urimi: “Edhe vite të tjera Profesor”!

Dr. Llambi Konomi ardhur nga  Greqia për promovimin e librit  “Diagnostikimi bashkëkohorë i sëmundjeve të brëndëshme.” , tha :” Fjala jote Dr. Prof. Pandeli Çina  dëgjojnë, të lutem mos mungo. Ajo dëgjohet dhe zbatohet nga të gjithë theksoj” .

Sigal

1- Njohja me Dr. Pr. Pandeli Çinën

Njohur që kur  ishte mjek i thjesht në Berat qytetin ku  ka jetuar gjatë e ka krijuar karierën e tij. Mjek i dashur i sakt , i komunikueshëm e bindës. Ka dhënë një ndihmesë të pashembullt në  dhjetra- mijra   të sëmurë me zemër. Pacientët  i ka vizituar e shëruar me   aftësi , duke  i diagnostikuar sakt me një trajtim të  gjetur e të rregullt. Kjo jo vetëm në Berat , Skrapar e Tiranë  ku ai ka punuar, por dhe në gjithë Shqipëria, që e ndiqnin kudo që punonte . Me dhjetra herë kam dëgjuar, se do ta dërgoj për ta vizituar tek Dr. Pandeliu , mbase  tek ai kam besim . Me një stetoskop dhe E.K.G, mbase ato kushte ishin atëhere të përcaktonte diagnozën, e të  shëronte !

E theksoj këtë fakt, mbase tani  edhe pse kemi aparatura moderne  të kohes ,  53% të vdekjeve vijnë  nga zemra, e pësojnë  mbi 2800 infarkte në vit.  Shifër shqetësuëse për një vend të vogël. Me të drejtë thotë: “Si Ai brez s’vjenë më !”

2-Vlerësimet.

Prof. Dr. Pandeli Çina mbaroi studimet e larta në Akademinë Mjekësore të Varshavës. Është ndër kardeologët më të njohur të vendit. Ka punuar në Tiranë, në Berat dhe në Çorovodë. Sot jeton dhe punon në Tiranë. Ka marrë gradat shekncore Profesor dhe Doktor i Shkencave Mjekësore. Ka botime të njohura në fushën e kardiologjisë. Krijoi edhe poezi dhe shqipëroi nga krijimtaria e poetëve të shquar francezë e polakë. Përktheu polonisht poezi të Migjenit.

Pr.Dr.Pandeli Çinën :”NDERI I KOMBIT” me këtë motivacion: “Në shenjë vlerësimi për kontributet e tij të vyera si mjek kardiolog, pedagog dhe shkencëtar i spikatur në fushën e mjekësisë. Me mirënjohje ndaj  jetës si intelektual humanist, poet e përkthyes i spikatur dhe veprimtar i shoqërisë civile në mbrojtje të vlerave më të mira historike-kulturore kombëtare ”. Tjetër Pandeli Çina “QYTETAR NDERI” i Beratit.

Pr. Dr . Spiro Qirko: “Mësuesi im i parë ishte profesor Pandeli Çina, të cilit i detyrohem fillimet e mia dhe sot e gjithë jetën e nderoj si mësuesin tim të shenjtë. Edhe sot ai më është i vlefshëm, edhe sot ai është de facto pjesë e stafit të kardiologëve tanë më të mirë. Kjo godinë, që sot quhet kardiologjia shqiptare, ka në themelet, por edhe në muret e saj kontributin e shumë mjekëve të shquar. Unë jam njëri nga ata, e për këtë arsye e konsideroj veten time të privilegjuar “.

Dr.Pr. P. Çina ka kontribuar thuajse një jetë të tërë në shërbim të njerëzve, duke sakrifikuar gjithçka për jetën e tyre. Ne kemi detyrimin njerëzor për t’i vlerësuar dhe për t’u qenë mirënjohës, pasi të tillë heronj, nuk hapin vetëm një rrugë, një perspektivë, një shpresë, por ata mbeten një monument i gjallë i vlerave dhe virtyteve,  të cilët çdokush duhet të shohë shëmbëlltyrën e një modeli të  përsosur njerëzor.    

3- Biografia dhe transeferimet

Lindur në 16 korrik të  vitin 1932 në Tepelenë, por që në moshë të vogël ka jetuar në Berat. Djalë i një farmacisti të njohur. Pasi kreu Politeknikumin Mjeksor në Tiranë, shkoi për studimet e larta në Akademinë Mjekësore të Varshavës. Atje kreu specializim për kardieollogji. As i kishte shkuar në mend që nga Varshava do ta çonin për të punuar në Çorovodë ! Arsyeja , se ishte martuar me një polake, duke e quajtën “revizionist modern”! Atje punoi si drejtor i spitalit. Asnjëherë s’u ankua e s’u mërzit edhe pse s’besonte që punën do ta fillonte ne një zonë kaq  malore  të Shqipërisë , kur mjekët që kishin mbaruar jasht ishin te pakët! E megjithatë për Skraparin flet fjalët më të mira!

Shpesh thotë, ajo zonë më ka mbajtur “në pëllëmbë të dorës “. Me interesimin e veçant të  K.Yllit, në vitin 1960 u transferua në Berat ku dha një kontribut të shquar për të sëmurët me zemër. Nga viti 1976-2001  me ndonjë shkëputje përsëri në Berat ka shërbyer në Tiranë , si pedagog në Fakultetin e Mjeksisënë U.T. dhe në spital.  Aftësitë profesionale të tij , tashmë ishin bërë të njohura. Ai vizitone e kurronte që nga njerzit e thjesht deri tek ish antarë të Byrosë Politike.

Në vitin 1975 ka botuar “Mjekimi në digjital dhe intoksikimi terapeutik”. Ka qënë bashkëautor në tekset ‘Diagnostikimi i sëmundjeve të brëndëshmë”,”Kardiollogjia”, “Sëmundjet e zemrës”. Dr. Prof. Pandeli Çina ka dhënë kontribut me vlerë në ngritjen e Laboratorit të Elektrofiziologjisë,1986.  Ka marrë gradat shekncore, Profesor dhe Doktor i Shkencave Mjekësore. Ka botime të njohura në fushën e kardiologjisë. Autor i shumë poezive. Ka shqipëruar  nga krijimtaria e poetëve të shquar francezë e polakë. Ka përkthyer në polonisht poezi të Migjenit e tjerë.

Kur i trokasin në derë e i kërkojnë ndihmë përgjigja e tij është: “Prit sa të vishem”. Ka një natyrë të qetë e bindëse.  Pasi të ka vizituar e dëgjuar për ankesat, me urtësi të sqaron se si është gjendja e sëmundjes. Unë i pashë  analizat. Mos ki merak, s’e do të bëhesh më mirë. S’ke gjë për merak! Na këtë recetë e  hajde kur të duash. Por do të kesh kujdes për ketë apo atë trajtim. Fjala e ngrohtë e tij të shëron. Është ndër kardieologët më vjetër e më të njohur të vendit. Tani  i rënë fizikisht, por  i kthjelltë menderisht ! Ka lënë  biçikletën mjetin e vetëm që ka përdorur dhjetra  vite  për të vizituar të sëmurët . Biçikletën  s’e trazonte njeri kudo që vinte. Një ditë ja kishin marrë atje ku pinte kafe çdo ditë.. U mërzit se ajo ishte mjeti i vetëm për të lëvizur. Të nesërmen e gjen prap tek vendi ! Duket e kishin marrë vesh se e kujt ishte  dhe e kishin lënë aty  një copë letër ku shkruhej:” Dr. Pandeliu, nuk e dija  më falë me ke shëruar Nënën. Tashti nuk e përdor biçikletën, por kafen çdo ditë me shokë dhe miq e pi tek  kafja pranë  stadiumit” Selman Stërmasi”.

Sa mirë do të ishte që mjekët e sotëm të mësojnë e përfitojnë nga përvoja , eksperienca e mjekëve të tillë. Më vjenë keq , por rrallë gjenë doktora të përkushtuar e apasionuar në kohën kur po jetojmë, për të venë në jetë betimin e Hipokratit.