KE publikon raportin/ ILD funksional, megjithë vakancat në magjistratë.

 

Sot Komisioni Evropian ka publikuar Raportin për Shtetin e së Drejtës 2026. Po ju përcjell gjetjet që lidhen me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.
Ja vlerësimet per ILD:
• Inspektori i Lartë i Drejtësisë vazhdon të jetë funksional, por përballet vazhdimisht me një numër të lartë vendesh vakante për magjistratë-inspektorë. Në vitin 2025, Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) regjistroi 1792 çështje të reja dhe trajtoi 1635 çështje. Aktualisht vetëm 10 nga 20 inspektorë janë në detyrë.
• Janë miratuar ndryshime ligjore që ulin kërkesën për vjetërsi në detyrë për inspektorët-magjistratë (nga 13 në 10 vjet). Megjithatë, ende nuk është vërejtur një rritje e ndjeshme e numrit të inspektorëve, si rezultat i zbatimit të këtyre ndryshimeve dhe i miratimit të masave të mëtejshme.
• Gjatë vitit 2025, ILD nisi kërkesa për fillimin e procedimeve disiplinore ndaj tetë magjistratëve, tre gjyqtarë dhe pesë prokurorë, si dhe përfundoi shtatë inspektime tematike.
• Për më tepër, Inspektori i Lartë i Drejtësisë miratoi një metodologji të re për kontrollin e pasurisë dhe të figurës, si edhe zhvilloi trajnime përkatëse, me synimin për të integruar më tej standardet e vendosura nga procesi i rivlerësimit kalimtar (vetting-ut) në procedurat e tij të rregullta.

Sigal