Prej më shumë se tre muajsh, rreth 84 familje në Fushë-Buall të Elbasanit jetojnë pa furnizim me ujë të pijshëm. Banorët e lidhin problemin me HEC-in e ndërtuar në zonë dhe pretendojnë se ndërhyrjet për hidrocentralin kanë devijuar burimet ujore, ndërsa institucionet përgjegjëse ende duhet të përcaktojnë shkakun e situatës.
Problematika është ngritur sërish pas një takimi të kryetares së këshilltarëve të PD-së në Këshillin Bashkiak Elbasan, Bjanka Çopja, dhe këshilltarit demokrat Altin Mecja me banorët e zonës.Sipas banorëve, mungesa e ujit nuk mund të shpjegohet me thatësirën, pasi Fushë-Bualli ka burime të shumta ujore.
Ata pretendojnë se situata ndryshoi pas ndërhyrjeve të kryera për ndërtimin e hidrocentralit.Në qendër të shqetësimit të tyre është pikërisht “devijimi i burimeve ujore”, për të cilin banorët pretendojnë se ka ndikuar në furnizimin e familjeve me ujë të pijshëm.Banorët këmbëngulin gjithashtu se “problemi nuk mund t’i atribuohet thatësirës”, duke iu referuar pranisë së burimeve ujore në zonë.Në terren kanë dalë edhe pretendime të tjera që kërkojnë verifikim institucional.
Mes tyre janë shqetësimet për “devijim nga projekti fillestar” dhe “parregullsi në dokumentacionin përkatës”.Për problematikën ka folur edhe Bjanka Çopja, e cila ka rikujtuar se e kishte kundërshtuar ndërtimin e HEC-it në Këshillin Bashkiak të Elbasanit. Sipas saj, kundërshtimi lidhej pikërisht me shqetësimet për pasojat që projekti mund të sillte për banorët, por pavarësisht votës së saj kundër, ai u miratua nga mazhoranca.Ndërkohë, 84 familjet vazhdojnë të presin rikthimin e ujit të pijshëm






















