Sigal

Ka nisur protesta e banorëve të Astirit, të cilët tashmë prej 46 ditësh po protestojnë për mbrojtjen e banesave të tyre, të cilat do të shemben në kuadër të ndërtimit të projektit për “Unazën e Re”.

Të veshur me jelekë portokalli, banorët po kërkojnë jo vetëm dëmshpërblimm 100% të pronës, por edhe anullim të projektit, për shkak se sipas tyre është korruptiv.

Gjatë fjalës së tij një prej banorëve u shpreh se nesër do ti bashkohen protestës dhe protestues nga biznesi i Vogël dhe i Mesëm.

“Projekti ra, përgjegjës pse nuk ka! E duam Shqipërinë pa Edi Ramën! Nuk duam të shohim punonjës që të punojnë në këtë zonë, pasi është zonë krimi. Autorët e këtij tenderi korruptiv po kërkojmë që ti shohim pas hekurave.