Makina përmbyset në aksin Koplik-Shkodër, dy persona në gjendje të rëndë

124
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin Koplik-Shkodër në afërsi të ish-Institutit të Misrit.

Një makinë është përplasur me murin anësor të rrugës dhe është përmbysur.

Ndërkohë dy personat që gjendeshin në mjet kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar menjëherë në spital, ku ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.