Celibashi: Nuk do përsëriten problemet e zgjedhjeve të 25 prillit

255
Sigal

KQZ do të marrë masa që në zgjedhjet e 6 marsit të mos përsëriten problemet e hasura në 25 prill, sa i përket votimit apo identifikimit elektronik. Gjatë një interviste, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi u shpreh se disa nga problemet janë adresuar por jot ë gjitha rekomandimet e OSBE/ODihr kanë marrë zgjidhje.

KQZ  po përgatitet për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit. Në një intervistë, Komisoneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, tha se janë marrë masat që të  mos përsëriten problematikat e zgjedhjeve të 25 prillit, si identifikimi elektronik e votimi më shumë se një herë, megjithatë, nuk është arritur që të zbatohen të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Këtë, Celibashi e argumenton me mungesën e kohës.

Koha e shkurtër që partitë politike kanë në dispozicion, për fushatën elektorale, për Celibashin nuk përbën pengesë për subjektet zgjedhore, megjithatë në kushtet e situatës së tensionuar politike, ai i bëri thirrje partive të bëjnë një fushatë të qetë.

Një thirrje Celibashi bëri edhe për qytetarët e 6 bashkive ku do të zhvillohen zgjedhjet.

Votimi elektronik, është dakordësuar mes palëve që të zhvillohet në Vore. Kreu i KQZ-së sqaroi se kjo lidhet me numrin e qendrave të votimit në këtë Bashki. Ndërsa për votën e emigranteve, Celibashi theksoi se po diskutohet dhe punohet  me grupet e interesit e shoqërinë civile, por ende nuk ka asgjë konkrete.