Padia e inceneratorëve/ Kryemadhi: Jo kundër Lefter Kokës por kundër skemës së vjedhjes së Edi Ramës. Një çift në Rubik ka marrë 9 milionë euro nga Klodian Zoto

235
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë një tjetër denoncim lidhur me çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Në një intervistë, Kryemadhi deklaroi se një çift në Rubik ka marrë një shumë prej 9 mln dollarë nga Klodian Zoto përmes një skeme të cilën ajo e konsideroi korruptive.

Sipas saj, padia e bërë nga Kryemadhi nuk është vetëm ndaj ish-ministrit Lefter Koka, por ndaj kryeministrit Edi Rama.

Kryetarja e LSI-së thotë se kreu i qeverisë qëndron pas skemës së vjedhjes përmes inceneratorëve.

Nuk është kundër ish-minsitrit Lefter Koka është kundër Edi Ramës, skemës së tij të mashtrimit të parave, vjedhjes së parave dhe të pastrimit të parave. Do ta vazhdoj deri në fund deri sa kjo gjë të zbardhet. Nuk mund të ecim me të njëjtën metodologji siç ecën me Saimir Tahirin. Ju e mbani Në 2017, Saimir Tahiri u kërkua nga krimet e rënda dhe parlamenti shqiptar dhe Edi Rama e mbrojtën dhe nuk e pranuan.

Sot që nuk është askushi, sot nuk është as deputet, as politikan, as anëtar i PS, asgjë, e arrestojnë me një dosje të nisur nga krimet e rënda, pra jo nga SPAK-u. Dosja e inceneratorëve, qoftë e Tiranës, Fierit e Elbasanit por e Tiranës një herë. Kanë kaq shumë, për tu futur për tu hapur dhe për tu faktuar jo vetëm grabitjen, jo vetëm korrupsionin por dhe rënien e shtetit dhe kthimin e një skemë të pastrimit të parave të gjithë strukturës shtetërore.

Kjo është skema e inceneratorëve që janë 130 milionë euro të paguara për inceneratorët. Një shishe ujë kur e blejmë në lokal ne paguajmë 20 % e tvsh-së. Një bukë 700 lekëshe, 140 lëkë janë TVSH. Zotëria në fjalë Klodian Zoto ka marrë nga buxheti shtetit 130 milionë euro dhe minimum që duhet të paguante janë 21 milionë euro. Nuk ka paguar asnjë qindarkë.

Kjo është një kompani, një çift që jetojnë në Rubik, me shtëpi me qira në Lezhë dhe Klodian Zoto i ka dhënë 9 milionë dollar punë. Këta nuk bëjnë asgjë, a janë lavazhierë, a janë fermerë, nuk ekzistojnë asgjëkundi. Këta kanë marrë 9 milionë dollarë nga inceneratori dhe nuk kanë paguar 20% e tvsh-së. Si puna e kësaj kompanie janë të gjithë kompanitë e tjera” – tha Kryemadhi.