Erdhi te Juventus për të zëvendësuar spanjollin, Morata: Jam gati të punoj me Vlahovic

201
Sigal

Alvaro Morata e di se ndoshta në fund të sezonit duhet të përshëndesë Juven, ndonëse lajmet e fundit thonë se trajneri Allegri kërkon ta mbajë në Torino, në rast se Atletico pranon të ulë pretendimet e saj, nga 35 në 18 milionë euro.

Gjithsesi, përulësia me të cilën sulmuesi spanjoll tregoi kundër Veronës, duke ndërruar rol për t’i hapur vendin Dushan Vlahovic dhe për të sakrifikuar më shumë në korsinë anësore, ka prekur jo pak tifozët bardhezinj.

Kjo, edhe si rrjedhojë e një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale nga vetë Morata, i cili ka bërë mijëra tifozë t’i luten klubit ta mbajnë në skuadër: “Këto janë vlerat morale që nevojiten për të luajtur te Juventusi. Agnelli mos e largo Moratën”, ishte kryefjala e mesazheve.

“Në jetë ka shumë rrugë që njihen dhe nuk njihen. Unë jam gati 30 vjeç dhe jam i lumtur që kemi marrë një ndër sulmuesit më të mirë në botë, i cili ka përpara një karrierë e cila mund të jetë e mrekullueshme. Dushan ka shumë dëshirë për të punuar, të vihet në dispozicionin tonë, në fushë dhe jashtë saj. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Unë jam i lumtur sepse ai pastron shumë topa, di të kombinojë, të tërheqë skuadrën përpara dhe të shënojë. Edhe me Paulon u pa menjëherë që ka një bashkëpunim të bukur. Tani edhe unë do të vihem i gjithi në dispozicion të Vlahovicit, derisa të jem në Torino, vetëm për të mirën e Juves dhe të një talenti që meriton të mbështetet”, ishte mesazhi i Moratës.