Rreth 3 mijë kompani të huaja hapen në Shqipëri, nga Italia dhe Izraeli deri në Indi

Tregtia me jashtë ka ndryshuar hartën gjeografike këtë fillim viti. Gjatë gjashtëmujorit të parë, shitjet jashtë vendit u rritën me 6.1% por zgjerimi nuk është shpërndarë në mënyrë të barabartë mes bashkëpunëtorëve të biznesit.

Kosova dhe Greqia kanë forcuar pozitat e tyre ndërkohë që Italia humbi peshë, ndërsa Kina arriti të prekte destinacionet kryesore me shpejtësi.

Sigal

Edhe pse Italia vazhdon të jetë tregu dominues për mallrat shqiptare, Shqipëria duket të jetë bërë më pak e varur prej saj. Kjo lidhet kryesisht me dobësimin e sektorit fason. Kosova arriti të konsolidoj vendi e dytë, ku eksportet drejt saj u rritën me 17.7%.

Surpriza mes partnerëve të mëdhenj është Kina, eksportet shqiptare drejt tregut kinez u rritën me 69%  por rritje të fortë shënuan edhe Shtetet e Bashkuara.

Në anën tjetër, Spanja humbi ndjeshëm terren, ku eksportet drejt saj ranë me 37.4%.

Ndër tkurrjet e tjera bien në sy Sllovenia, Rumania, Suedia dhe Izraeli. Shifra më befasuese e gjashtëmujorit vjen nga Egjipti.

Krahas eksporteve ndryshimi ka ardhur edhe brenda shqipërisë, ku kompani të huaja kanë investuar në vendin tonë.

Në hartën e kapitalit të ri, Shqipëria regjistron 15 biznese të reja çdo ditë.

Ndërkohë që 2734 kompani të reja janë regjistruar nga Italia, Izraeli deri në Indi, në vetëm 6 muajt e parë të vitit 2026.

Italia kryeson me 272 kompani të reja, Kosova 172 ,Franca 14, Irlanda 2 .