Blushi ne Kuvend: Keni frikë nga vezët, por jo nga krimi. Shteti po sillet si bandë. Ndaloni terrorin policor ndaj protestuesve paqësorë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë (PL), Tedi Blushi, ka mbajtur fjalën sot në foltoren e Kuvendit, ku ka shprehur bindjen e tij se dhuna e efektivëve të policise ndaj protestuesve është e patolerueshme.

Blushi e ka cilësuar reagimin e policëve ndaj protestuesve paqësorë, dhune barbare, kriminale dhe terroriste.

NOA

“Sot ky Parlament duhet të kishte vetëm një rend dite dhe i vetmi rend i ditës janë pesë kërkesat legjitime dhe të drejta të qytetarëve. Dhuna barbare, kriminale, terroriste ndaj protestuesve paqësorë është e patolerueshme”, ka thënë Blushi.

Duke iu drejtuar Kryetarit të Kuvendit Niko Peleshit, Bushi është shprehur se ka kërkuar prej tij të ushtroj të plotë autoritetin e tij për ta ndaluar këtë dhunë “barbare”.

“Dhe unë kam kërkuar prej jush ai Kryetar i Kuvendit Z. Peleshi, të ushtroni të gjithë autoritetin tuaj pë të ndaluar këtë dhunë kriminale, çnjerëzore, terroriste ndaj qytetarëve paqësorë.Në qoftë se të gjuash me vezë dikë që vjedh, dikë që përfaqëson krmin e organizuar në këtë sallë edhe ja u tregon Marjana Koçeku se si funksionon banda terroriste”, ka përfunduar fjalën e tij deputeti i PL.