Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar sërish përmbytje në qytetin e Durrësit.
Që në orët e para të mëngjesit, disa prej rrugëve të brendshme të qytetit janë mbuluar nga uji, duke krijuar vështirësi për lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.
Situata është krijuar si pasojë e reshjeve intensive që kanë përfshirë vendin, ndërsa në disa akse uji ka mbuluar një pjesë të konsiderueshme të rrugës.
Përmbytjet mbeten një problem i përsëritur për Durrësin, ku sa herë që reshjet janë të shumta, disa zona të qytetit përballen me vështirësi në qarkullim.





















