Diplomati Agim Nesho: Regjimi i korruptuar fshihet brenda retorikës për të fituar kohë me besën dhe pasqyrën

Diplomati Agim Nesho e cilësoi vizitën e Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara si një zhvillim të rëndësishëm politik dhe një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj qeverisë së Edi Ramës.

Pra, ishte një sfidë e jashtëzakonshme ndaj narkoregjimit të Edi Ramës, një regjimi të korruptuar, i cili fshihet brenda retorikës për të fituar kohë, të besës, paqyrës ose veprimeve të pakreativitet, të përsëritura, gjëra që tregojnë që nuk mund të vazhdojë më shumë. Ndërsa opozita tregoi një shkallë pjekurie, një shkallë marrje të përgjegjësisë së përbashkët dhe duke qenë shumë konkrete. Pra, duke përfunduar Eneida, tashmë kjo vizitë ka bërë hapin e madh, gjigant të bashkëpunimit me administratën Trump.

Sigal

Ajo që është më e nevojshme është vazhdimësia, konkretizimi dhe bashkimi i opozitës shqiptare për ta larguar sa më shpejt këtë regjim të krimbur edhe të korruptuar të Edi RamësDua të themi që jo vetëm konsistenca, integriteti, eksperienca politike ka treguar që një figurë e tillë ndoshta më e rralla në të gjithë botën dhe për këtë unë mendoj që edhe kundërshtarët më të egër duhet ta respektojnë mënyrën se si veproi i vetëm për të mbrojtur një çështje parimore për veten e tij, por dua të them që eksperienca e gjatë tregon frutet e kësaj, të këtij rezultati.

Duhet të themi që Amerika, Eneida, është e paparagjykueshme kur vjen puna për vazhdimësinë edhe bashkëpunimin me liderat. Dua të them një rast që kohët e fundit një senator 80-vjeçar mundi një nga shpresat, kontestuesin e tij 50-vjeçar. Pse? Sepse kishte ide, kishte integritet edhe kishte vizion se çfarë duan për të ardhmen. Njerëzit zgjedhin, njerëzit që kanë eksperiencë dhe nuk bëjnë eksperimente fatkeqësisht si në Shqipëri, që mund të marrin një, në kohën e krizës më të madhe evropiane të 2008-s që kishte filluar, një mësues vizatimi për t’i besuar ekonominë e vendit.

Dhe kush ishin rezultatet?Sot vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një fuqi e cila po përballon të gjithë fluksin e zonave të influencës të fuqive të tjera ndërkombëtare në botë, nuk ka kohë dhe e ka jashtë vëmendjes së saj si çështjen e ndërtimit të demokracisë, çështjen e funksionimit të shtetit ligjor, që janë derivate të domosdoshme për të funksionuar një demokraci.