Prof.Dr.Alqi Naqellari: Thellimi i pabarazisë me pasoja për njerzimin

548
Sigal

Thellimi pabarazisë ekonomike me pasoja të rënda për njerëzimin

Nga Prof.Dr. Alqi NAQELLARI

Sot bota, është më e polarizuar se kurrë, një grusht njerëzish kontrollojnë pjesën më të madhe të pasurisë botërore. Përdorimi kësaj pasurie i krijuar në sajë  të punës tërësisht shoqërore, shkon te një grup njerëzish që e përdorin atë jo për të bërë, sipas konceptit tim, një jetë normale fizike, por për plotësimin e nevojave të luksit, për një jetë ndryshe nga pjesa tjetër e shoqërisë, të mbrojtur me badiguard dhe polici private, të mbrojtur nga ajri dhe nga toka, për të jetuar në vila supermoderne, për të udhëtuar me automjete, skafe, helikopterë dhe avionë super modernë, për të pushuar në plazhet më të shtrenjta dhe më të bukur të botës, për të edukuar fëmijët në shkollat dhe universitetet më të shtrenjta, për të blerë bizhuteri, piktura dhe artefakte me çmime marramëndëse, etj, etj. Vetëm një pjesë e këtyre të ardhurave përdoren për filantropi dhe për bamirësi. Po si e krijojnë gjithë këtë pasuri dhe gjithë këto të ardhura këta njerëz? I krijojnë vetëm me djersë? Jo. Kjo krijohet me mbështetjen e qeverive të vendeve të ndryshme, nëpërmjet lejimit të monopolizimit  të prodhimit dhe shitjes së një produkti apo shërbimi të caktuar. Nëse qeveritë  duan e lejojnë monopolin, nëse nuk duan nuk e lejojnë. Lejimi i një firme të vetme të shfrytëzojë një lloj burimi ekonomik për të prodhuar një mall ose shërbim me mungesë të konkurentëve, i krijon asaj treg të sigurt, çmime jo konkuruese dhe për pasojë superfitime. Pse ndodh kjo? Sepse këto firma shfrytëzojnë pasuritë nën e mbitokësore  të vendit dhe, njëkohësisht të vendeve të ndryshme. Marrim konkretisht firmat e internetit, që zënë vendin e parë në botë për nga pasuria. E gjithë kjo pasuri, e krijuar në një kohë shumë të shkurtër, realizohet nga monopolizimi i një lloj aktiviteti, duke shfrytëzuar resurset kombëtare, ndërkombëtare dhe fuqinë punëtore. Ata shfrytëzojnë gjithë hapësirën e vendit të tyre dhe gjithë hapësirën e vendeve që operojnë, duke përdorur valët elektromangetike dhe gjithë valët jo zanore të atmosferës që janë pasuri e përbashkët e botës. Këto firma eksportojnë një mall të padukshëm, në formë shërbimi që nuk është i tyre dhe për këtë eksport nuk paguajnë asnjë taksë, përkundrazi, për shkak të ekzistencës së monopolist natyror ku shpenzimet fikse janë predominuese, fitimet e tyre bëhen të pakufishme. Ata nuk paguajnë eksternalitetet, nuk ju paguajnë asnjë lekë qeverive të vendeve të ndryshme  për dëmin që ju shkaktojnë frekuencat e larta të valëve elektromangetike njerëzve që përdorin apo nuk përdorin telefon celular. Antenat e telefonave celularë, sidomos teknologjia 5G,  kanë valë të fuqishme që dëmtojnë organizmin e njeriut ,pavarësisht nëse përdor ose joaparat telefonik, mjafton të jesh afër rrezes mbuluese të saj. Nëse do vazhdohet pa kufizime, pa taksime specifike mbi të drejtën e përdorimit të pasurive publike në formën monopol, atëhere në botë do krijohen probleme midis pagesave të punonjësve, shtresës së mesme, shkencëtarëve, punonjësve buxhetorë dhe shtresës së oligarkëve. Covid -19 zbuloi  këtë ndasi të madhe, polarizim të skajshëm, sa as miliardat e valutës që u hodhën në qarkullim  nuk e tronditën inflacionin. Covid-19  tregoi se pikërisht në periudha të tilla, vetëm bosët e internetit u pasuruan në mënyrë të skajëshme. Çfarë të veçantë bënë që kompanitë e tyre fituan miliarda euro dhe dollarë vetëm në 3 muaj? Asgjë të veçantë, ata vazhdonin punën rutinë të përditëshme.

Nuk u bën  miliarderë ata që shpikën  rrotën, gozhdën, shtypshkronjën, motorin me djegie të brendshme, telefonin, llampën elektrike, penicilinën, kontraceptivin, internetin, etj, por pikërisht këta të fundit me shfrytëzimin falas të burimeve të krijuar nga perëndia. Pasojat e këtij polarizimi  ekonomik  po shihen çdo ditë e më shumë në mosndryshimin e nivelit të pagave të punës, rritjen e numrit të të vërfërve, në goditjen e klasave të mesme, goditjen e biznesit të vogël, shtimin e qendrave sociale e azileve të pleqve, etj, etj. Këto pasoja janë shkak i revoltave të popullit francez  të udhëhequr nga jelekverdhët, të popullit amerikan që kërkojnë rëzimin e statujave të themeluesve të konfederatës, që kërkojnë drejtësi dhe barazi në të drejtat e tyre, që kërkojnë të ndalet diferencimi klasor, revoltat e popullit gjerman kundër mbylljes së ekonomisë, etj, etj. Polarizimi ekonomik ka pasoja jo vetëm në thellimin e pabarazisë, të varfërisë por edhe në ngadalësimin e rritjes ekonomike, ngadalësimin e përmirësimeve dhe të revolucionit teknologjik, sepse shpenzimet më të mëdha  për kërkimin shkencor i bëjnë buxhetet e shteteve dhe jo buxhetet e kompanive që përfitojnë fitimet e tyre.  Më poshtë po japim disa të dhëna në formë kuriozitetesh mbi polarizimin, por që e trondisin lexuesin (burimi i të dhënave dhe citimeve nga interneti). 2153 miliarderët e botës kanë më shumë pasuri se 4.6 miliardë njerëz, që përbëjnë 60 përqind të popullsisë së planetit,(Oxfam).

Polarizimi në SHBA.“Edhe me tendencat premtuese të pagave të sotme, hendeku midis të pasurve dhe të varfërve është tani më i madhi që ka qenë në gjysmë shekulli, 400 amerikanët më të pasur kanë trefishuar pjesën e tyre të pasurisë së përgjithshme në 40 vitet e fundit”. Duke pasur parasysh atë dinamikë, disa demokratë argumentojnë se Shtetet e Bashkuara duhet të fillojnë të taksojnë pasurinë, mes tyre senatorët Bernie Sanders dhe Elizabeth Ëarren, dhe Përfaqësuesja Alexandria Ocasio-Cortez. Nga viti 1970 deri në 2018, pjesa e të ardhurave totale që shkojnë për familjet e klasës së mesme ra nga 62% në 43%. Gjatë së njëjtës periudhë, pjesa e mbajtur  nga familjet me të ardhura të larta u rrit nga 29% në 48%. Pjesa që rrjedhin tek familjet me të ardhura të ulëta, zbriti nga 10% në 1970 në 9% në 2018. Pasuria e miliarderëve të Amerikës u rrit me 20%, ose afërsisht me 584 miliardë dollarë, që nga fillimi i pandemisë, ndërsa 45.5 milion amerikanë, me bllokimin e ekonomisë  humbën vendet e tyre të punës, sipas një raporti të ri të (ATF) dhe Institutit për Studime të Politikave – Programi për Pabarazinë (IPS). Nga 17 marsi deri në 17 qershorvlera totale neto e 643 miliarderëve  amerikanë u rrit nga 2.948 trilionë në 3.531 trilionë dollarë, bazuar mbi analizën e të dy grupeve të të dhënave të “Forbes”. Që nga 18 Mars, data kur “Forbes” lëshoi ​​raportin e saj vjetor mbi pasurinë e miliarderëve, SH.B.A., shtoi 29 miliarderë të tjerë, duke u rritur nga 614 në 643. Pesë miliarderët kryesorë – Jeff Bezos, Bill Gates, Mark Zuckerberg, Ëarren Buffett dhe Larry Ellison – rritën pasuritë e tyre me një total prej 101.7 miliardë dollarë, ose 26%. Ata kapën 17.4% të rritjes totale të pasurisë së të gjithë miliarderëve në tre muajt e fundit. Pasuritë e Bezos dhe Zuckerberg së bashku u rritën me afro 76 miliardë dollarë, ose 13% të 584 miliardë dollarëve në total. Polarizimi sipas racave. 22 burrat më të pasur në botë,  kanë më shumë pasuri sesa të gjitha gratë në Afrikë. Familja mesatare e Zezë, me pak më shumë se 3.500 dollarë, zotëron vetëm 2 përqind të pasurisë së afro 147,000 $ që zotëron familja mesatare e Bardhë, sipas raportit “Racial Ëealth Divide”. 

Familja mesatare Latine, me rreth më shumë se 6.500 dollarë, zotëron vetëm 4 përqind të pasurisë së familjes mesatare të Bardhë. E thënë ndryshe, familja mesatare e Bardhë ka 41 herë më shumë pasuri sesa familja mesatare e Zezë dhe 22 herë më shumë pasuri sesa familja mesatare Latine. Indi, 1 % e parë e Indisë ka 73% të pasurisë së vendit, thotë  “Oxfam”. Në periudhën midis  2006 dhe 2015, punëtorët e zakonshëm panë që të ardhurat e tyre të rriteshin mesatarisht me vetëm  2% në vit ndërsa pasuria e miliarderëve u rrit pothuajse gjashtë herë më shpejt.

Kanada. Në Kanada, një pjesë e vogël e popullsisë  ka mjetet për standardin më të lartë të jetesës. Të dhënat e statistikave në Kanada nga 2005,  treguan se 10 përqind e popullsisë  zotëronte 58 përqind të pasurisë së kombit (Osberg, 2008). Në vitin 2007, 1 përqindja më e pasur mori 13.8 përqind të të ardhurave totale të fituara nga Kanadezët (Yalnizyan, 2010). Në vitin 2010, grupi 1%  fituesi mesatar i të ardhurave të larta fitoi 10 herë më shumë sesa mesatarja e të ardhurave mesatare të 99 përqindëve të tjerë (Statistika Kanada, 2013). Deri në vitin 2010, vetëm dy vjet në krizën ekonomike të vitit 2008, pagesa ekzekutive e CEO-ve në 100 korporatat më të larta të Kanadasë u rrit me 13 përqind (McFarland, 2011), ndërsa rritja e pagave të negociuaraishte vetëm 1.8 përqind (HRSDC, 2010). Në Kanada, 86 njerëzit (ose familjet) më të pasura përbëjnë 0.002 përqind të popullsisë, por në vitin 2012 ata kishin grumbulluar pasuri ekuivalente me 34 përqind të popullsisë së vendit me të ardhura më të ulëta (McDonald, 2014). Vlera neto e kombinuar e këtyre 86 familjeve shtoi deri në 178 miliardë dollarë në 2012, që ishte e barabartë me vlerën neto të 11.4 milion Kanadezëve me të ardhura më të ulëta. Pabarazia në rritje në Kanada mund të shihet si një produkt në një zhvendosje në politikën e qeverisë nga një model i shtetit të mirëqenies së rishpërndarjes së burimeve në një model neoliberal të shpërndarjes së tregut të lirë të burimeve. Niveli i lartë i pabarazisë në Meksikë koeficienti Gini: 48.2, në SHBA në 2017, Gini ishte dikunë 0.434, në Francë 0.326,  në Mbretërinë e Bashkuar 0.392,në Indi 0.495.Rreth 0.25 në vendet e Evropës Lindore, 0,5 deri në 0,6 në vendet në Afrikën Jugore (BB) etj. Polarizimi në BE. “Raportet ekzistuese kombëtare dhe ndërkombëtare konfirmojnë gjithashtu një rritje të pabarazisë në shpërndarjen e të ardhurave dhe 80% e popullsisë së BE-së, besojnë se “hendeku midis të pasurve dhe të varfërve do të vazhdojë të rritet në 20 vitet e ardhshme”. Pasojat e pabarazisë. Pabarazia e vendit(SHBA) po shtrëngon gjithashtu lëvizshmërinë dhe po dëmton kapitalin njerëzor të vendit. Ndërsa vendi është bërë më i pabarabartë, ai gjithashtu është bërë më sklerotik. Përkundër  të gjitha parave që qeveria shpenzon për arsimin publik, arsimin privat, shëndetësinë dhe mirëqenien, fëmijët e pasur ka të ngjarë të qëndrojnë të pasur dhe fëmijët e varfër ka të ngjarë të qëndrojnë të varfër. Fëmijët e lindur në vitin 1940 kishin një shans 90 përqind për të bërë më mirë sesa prindërit e tyre, ndërsa fëmijët e lindur në vitet 1980 kishin vetëm një shans 50 përqind të njëjtë. Sipas Forumit Ekonomik Botëror, pabarazia në rritje e të ardhurave dhe polarizimi i shoqërive përbëjnë një rrezik për ekonominë globale, dhe mund të çojë në rritje të polarizimit dhe mungesë të stabilitetit politik.Rritja e pabarazisë po prek vendet me të ardhura të larta dhe të mesme, pasi teknologjia e kursimit të punës ka zëvendësuar shumë punë me jakë blu që paguanin mirë.

=Pabarazia po i bën shumë presion strukturës shoqërore të vendit, po pengon lëvizjen, inovacionin, investimet dhe rritjen, dhe e vendos vendin në rrezik politik.

=Pabarazia dramatike në pasuri do të thotë pabarazi dramatike për sa i përket fuqisë politike do të thotë një sistem politik i papërgjegjshëm ndaj asaj që duan shumica e njerëzve. Pabarazia e pasurisë, me fjalë të tjera, është një forcë antidemokratike.

=Pabarazia minon mundësitë e arsimit për fëmijë me prejardhje të dobët socio-ekonomike, duke ulur lëvizshmërinë sociale dhe duke penguar zhvillimin e aftësive,…(OECD)

=Pabarazia tani po shkakton një hendek të jetëgjatësisë, një hendek tëarritjes arsimore dhe një hendek shëndetësor.( M.Gilens dhe B.Page). Shoqëritë e pabarabarta kanë tendencë të mos korrigjojnë pabarazinë e tyre, për shkak të ndikimit politik të të pasurve.

Mendime  për zgjidhjen e problemit të polarizimit. Drejtori i Përgjithshëm i  “Oxfam India”, Amitabh Behar, i cili këtë vit në Davos përfaqësoj konfederatën e Oxfam tha: “Boshllëku midis të pasurve dhe të varfërve nuk mund të zgjidhet pa politika të qëllimshme të pabarazisë, dhe shumë pak qeveri janë angazhuar për këto.” “Ekonomitë tona të mbyllura po rreshtojnë xhepat e miliarderëve dhe biznesit të madh, në kurriz të burrave dhe grave të zakonshëm. Nuk është çudi që njerëzit kanë filluar të pyesin nëse miliarderët madje duhet të ekzistojnë, “Qeveritë krijuan krizën e pabarazisë – ata duhet të veprojnë tani për t’i dhënë fund asaj.Ata duhet të sigurojnë që korporatat dhe individët e pasur të paguajnë pjesën e tyre të drejtë të taksave dhe të rrisin investimet në shërbimet publike dhe infrastrukturën”.“Me pak fjalë, të pasurit bëhen më të pasur dhe të varfërit, të paktën së fundmi, më të varfër”.”Ne kemi nevojë për të transformuar ekonomitë tona për të ofruar shëndetësi universale, arsim dhe shërbime të tjera publike,” “Për ta bërë këtë të mundur, njerëzit më të pasur dhe korporatat duhet të paguajnë pjesën e tyre të drejtë të taksave.”Frank Clemente, drejtori ekzekutiv i ATF.”Kjo orgji e pasurisë tregon se sa i metë është sistemi ynë ekonomik”. ” Në tre muaj, rreth 600 miliarderë e rritën pasurinë e tyre shumë më tepër sesa se shtetet e tyre kanë nevojë për ndihmë fiskale për të vazhduar ofrimin e shërbimeve për 330 milion banorë. Nëse kjo pandemi zbulon ndonjë gjë, është se sa e pabarabartë është bërë shoqëria jonë dhe sa drastikisht duhet të ndryshojë”.

Chuck Collins, drejtor i Institutit për Programin e Studimeve të Politikave  për Pabarazinë “Gjëja e fundit që i duhet shoqërisë amerikane është më shumë polarizimi ekonomik dhe racor,” “Rritja e pasurisë së miliarderëve dhe përfitimi i pandemisë dëmton unitetin dhe solidaritetin që populli amerikan do të kërkojë të rimarrë dhe të rritet së bashku, duke mos u shkëputur më tej.”Alexandria Ocasio-Cortez, Kongresiste socialiste demokratike. “Nuk po them që Bill Gates ose Ëarren Buffet janë të pamoralshëm,” … “por një sistem që lejon që miliarderët të ekzistojnë kur ka pjesë të Alabamës, ku njerëzit janë ende duke marrë lëmoshë sepse nuk kanë qasje në shëndetin publik, është i gabuar”. Ka propozuar ngritjen e nivelit të taksave federale për amerikanët me shumë pasuri në 70 përqind, pothuajse dyfishin e taksës maksimale aktuale mbi të ardhurat.

Krugman, (për rritjen e taksave sipas Cortez) bazohen në “nocionin e sensit të përbashkët se një dollar shtesë vlen shumë më pak në kënaqësi për njerëzit me të ardhura shumë të larta, sesa për ata me të ardhura të ulta. Jepini një familje me të ardhura vjetore prej 20,000 dollarë shtesë  1,000$ dhe do të bëjë një ndryshim të madh në jetën e tyre. Jepni një djali që merr 1 milion dollarë një mijë shtesë, ai mezi do ta vërejë atë.”

Nisha Agraëal, “Oxfam India”.”Bumi i miliarderëve nuk është një shenjë e një ekonomie të lulëzuar, por një simptomë e një sistemi ekonomik të dështuar. Ata që punojnë shumë, që japin ushqim në rritje për vendin, ndërtojnë infrastrukturë, punojnë në fabrika po mundohen të financojnë  arsimimin e fëmijës së tyre, të blejnë ilaçe për anëtarët e familjes dhe të menaxhojnë dy vakte në ditë. Ndarja në rritje dëmton demokracinë dhe promovon korrupsionin dhe pabarazinë.

Stiglitz  vëren se “ekonomitë me barazi më të madhe performojnë më mirë, me rritje më të lartë, standarde mesatare më të mira të jetesës dhe stabilitet më të madh. Pabarazia në ekstremet e vërejtura në Sh.B.A dhe në mënyrën e gjeneruar në të vërtetë dëmton ekonominë. Rritja e pabarazisë çon në një “spirale të egër”, që shkatërron demokracinë. Pabarazia ekonomike “përkthehet në pabarazi politike, e cila çon në rregulla që favorizojnë të pasurit, që nga ana tjetër forcojnë pabarazinë ekonomike.” Stglitz rekomandon kundërshtimin e pabarazisë me reformën e financimit të fushatës, arsimin më të lirë dhe taksat më të larta për të pasurit.

Rutger Bregman, historian,  “Filantropia nuk është një zëvendësim i demokracisë ose taksimit të duhur ose një gjendje e mirë e mirëqenies”.

Polarizimi ekonomisë është me pasoja serioze për të ardhmen. Prandaj është e nevojshme ndërmarrja e një ndryshimi të thellë në shpërndarjen e të ardhurave, pavarësisht nga kush krijohen, kjo sepse çdo arritje teknologjike, në themel të saj ka paratë publike që nga kërkimet në internet e deri në arritjet e shkencës në Kinë. Siç thotë Mariana Mazzucato,  Interneti dhe “gati të gjitha teknologjitë në iPhone (përfshirë GPS, dhe ekranin me prekje)” buruan nga kërkimet federale. ” Dhe në sektorin e energjisëdiellore, gazit, energjisë bërthamore, erës dhe madje edhe përpunimi argjilave u mbështetën nga financat publike. Tre kompanitë e Elon Musk,  “Solar City”,  “Tesla” dhe “Space X”,  kanë marrë mbi 4.9 miliard dollarë ndihmë publike.