ABISSNET SUPERIORE/ Sezoni 2026-2027, me ndryshime për konkurrencë dhe rivalitet në elitë: Formati i ri, për një epokë të re në futbollin shqiptar

RREGULLORJA

#Në kampionatin Abissnet Superiore 2026-2027 marrin pjesë 10 skuadra.

NOA

#Kampionati Abissnet Superiore 2026-2027 do të luhet me 3 faza, 27 ndeshje.

#Pas mbylljes së 27 javëve të kampionatit, gjashtë skuadrat e renditura në vendet e para do të kualifikohen në fazën play-off, ku do të zhvillojnë ndeshje me sistem vajtje-ardhje, në total 10 javë garë (Faza Play-off). Skuadra e renditur e para shpallet kampione.

#Pas mbylljes së 27 javëve të kampionatit, katër skuadrat e renditura në vendet 7 deri 10, do të zhvillojnë ndeshje me sistem vajtje-ardhje-ardhje, në total 9 javë garë (Faza Play-out). Skuadra e renditura e fundit zbret automatikisht në Kategorinë e Parë.

Agron KAJA

Komitetit Ekzekutiv i FSHF-së, ka vendosur që kampionati Abissnet Superiore 2026-2027 të fillojë më 22 gusht 2026 dhe të mbyllet më 9 maj 2027. Në këtë  kampionat për këtë sezon, marrin pjesë këto 10 skuadra: KF Egnatia, KF Vllaznia, KF Partizani, FK Dinamo C, AF Elbasani, KF Teuta, KF Tirana, KF Vora, KF Laçi dhe KF Skënderbeu. Ky kampionat do të luhet me 3 faza me 27 javë dhe me një skemë ndryshe nga sezoni i kaluar, pa “Final 4”. Pas përfundimit të fazës së dytë, skuadrat do ndeshen sipas skemës së FSHF-së dhe pas javës së 27-të, skuadrat do të ndahen në dy grupe, bazuar në renditjen përfundimtare. Pikët e grumbulluara gjatë fazës së rregullt do të përgjysmohen përpara nisjes së fazave play-off dhe play-out. Gjashtë skuadrat e renditura në vendet e para do të kualifikohen në fazën play-off, ku do të zhvillojnë ndeshje me sistem vajtje-ardhje, me një total prej 10 javësh garë. Skuadra që renditet në vendin e parë në përfundim të kësaj faze do të shpallet kampione e edicionit 2026/2027. Katër skuadrat e renditura në vendet e fundit, nga 7 deri në 10, do të marrin pjesë në fazën play-out, ku do të luajnë me sistem vajtje-ardhje-vajtje, në një total prej 9 javësh garë. Skuadra e renditur në vendin e fundit në përfundim të fazës play-out do të bjerë automatikisht në Kategorinë e Parë. Dy vendet e para të Kategorisë së Parë në përfundim të këtij sezoni ngjiten automatikisht në “Abissnet Superiore”. Ekipet e renditura në vendet e 3, 4, 5 dhe 6 të Kategorisë së Parë, në fazën play-off do të zhvillojnë ndeshje sipas skemës 3 vs 6 dhe 4 vs 5. Fituesit e këtyre dy çifteve do të përballen në një finale dhe fituesi i kësaj finaleje do të ngjitet në kampionatin “Abissnet Superiore” në sezonin e ardhshëm. Ndërsa skuadra tjetër finaliste do të zhvillojë një finale me skuadrën e renditur e parafundit në fazën play-out të “Abissnet Superiore”. Fituesja do të sigurojë pjesëmarrjen në “Abissnet Superiore”. Ndërsa Superkupa e Shqipërisë do të luhet më 27 dhjetor 2026, Kupa e Shqipërisë do nisë më 16 shtator 2026 dhe do të mbarojë më datë 12 maj 2027.

Kampionate, Kupa dhe Superkupa në sezonin 2026-2027

# Kampionati Abissnet Superiore do të nisë më datë 22 gusht 2026 dhe do të mbarojë në datën 9 maj 2027

# Kampionati Kategoria e Parë do të nisë më datë 5 shtator 2026 dhe do të mbarojë në datën 2 maj 2027

# Superkupa e Shqipërisë do të luhet më 27 dhjetor 2026

# Kupa e Shqipërisë do të fillojë më datë 16 shtator 2026 dhe do të mbarojë në datën 12 maj 2027

ABISSNET SUPERIORE

   SEZONI 2026-2027

    Kampionati i 88-të

(22 gusht 2026-9 maj 2027)

Skuadrat             Nd     P

1.Egnatia              0        0

2.AF Elbasani       0        0

3.Vllaznia             0        0

4.Dinamo City      0        0

5.Partizani            0        0

6.Tirana                0        0

7.Vora                  0        0

8.Teuta                 0        0

9.Laçi                   0        0

10.Skënderbeu      0        0

 

KATEGORIA E PARË

   SEZONI 2026-2027

    Kampionati i 79-të

(5 shtator 2026-2 maj 2027)

Skuadrat             Nd     P

1.Bylis                  0        0

2.Flamurtari          0        0

3.Pogradeci           0        0

4.Iliria                  0        0

5.Besa                  0        0

6.Kastrioti            0        0

7.Burreli               0        0

8.Korabi               0        0

9.Besëlidhja          0        0

10.Oriku               0        0

11.Sopoti              0        0

  1. Kukësi              0         0

 

Dinamo largohet nga Tirana, “Elbasan Arena” alternative e sezoni

Pas një viti rikthim në kryeqytet, skuadra e Dinamo City do të largohet sërish nga Tirana për t’u zhvendosur në Elbasan. Dy janë arsyet kryesore që kanë çuar klubin drejt këtij vendimi. E para lidhet me faktin se stadiumi “Air Albania” ende nuk është gati për të pritur ndeshje. Ndërsa arsyeja e dytë ka të bëjë me kostot e larta të organizimit të takimeve në impiantin kombëtar. Në këto kushte, “Elbasan Arena” është zgjedhur si alternativa më e përshtatshme, edhe për shkak të kostove më të përballueshme të qirasë së stadiumit. Megjithatë, largimi nga kryeqyteti nuk pritet të pritet mirë nga tifozët e Dinamos.

“Klubi në Komunitet”, FSHF afron futbollin me tifozët

FSHF-ja ka nisur Programin “Klubi në Komunitet”, si një hap i ri për afrimin e futbollit me tifozët dhe një nisiativë e re që synon të forcojë lidhjen mes klubeve të futbollit dhe komuniteteve ku ato veprojnë, si dhe përmirësimin e imazhit publik të tifozëve. Programi synon të mbështesë klubet në krijimin e një komunikimi më të strukturuar dhe të qëndrueshëm me tifozët, familjet, shkollat, akademitë sportive dhe aktorët e tjerë lokalë që afrojnë futbollin me komunitetin dhe rrisin pjesëmarrjen në stadiume. Programi do shtrihet në disa faza.

 

2026                          Kalendari                           2027

Abissnet Superiore

SKUADRAT PJESËMARRËSE

Skuadrat             Trajnerët

KF Egnatia           N. Dede

AF Elbasani          Gvozdenoviç

KF Vllaznia          E. Martini

FC Dinamo C       I. Daja

FK Partizani          Florin Batu

KF Tirana             Dean Klafuriç

FK Vora               A. Bellai

KF Teuta              E. Tetova

KF Laçi                Q. Osmani

KFSkënderbeu      J. Ahmataj

 

FAZA E PARË

Java 1/ 22.08.2026

Partizani-Teuta

Laçi-AF Elbasani

Vllaznia-Skënderbeu

Dinamo C-Vora

Egnatia-Tirana

 

Java 2/ 29.08.2026

Teuta-Tirana

Vora-Egnatia

Skënderbeu-Dinamo C

AF Elbasani-Vllaznia

Partizani-Laçi

 

Java 3/ 05.09.2026

Laçi-Teuta

Vllaznia-Partizani

DinamoC-AF Elbasani

Egnatia-Skënderbeu

Tirana-Vora

 

Java 4/ 12.09.2026

Teuta-Vora

Skënderbeu-Tirana

AF Elbasani-Egnatia

Partizani-Dinamo C

Laçi-Vllaznia

 

Java 5/ 19.09.2026

Vllaznia-Teuta

Dinamo C-Laçi

Egnatia-Partizani

Tirana-AF Elbasani

Vora-Skënderbeu

 

Java 6/ 11.10.2026

Teuta-Skënderbeu

AF Elbasani-Vora

Partizani-Tirana

Laçi-Egnatia

Vllaznia-Dinamo C

 

Java 7/ 17.10.2026

Dinamo C-Teuta

Egnatia-Vllaznia

Tirana-Laçi

Vora-Partizani

Skënderbeu-AFElbasani

 

Java 8/ 24.10.2026

Teuta-AF Elbasani

Partizani-Skënderbeu

Laçi-Vora

Vllaznia-Tirana

Dinamo C-Egnatia

 

Java 9/ 28.10.2026

Egnatia-Teuta

Tirana-Dinamo C

Vora-Vllaznia

Skënderbeu-Laçi

AF Elbasani-Partizani

 

FAZA E DYTË

Java 10/ 01.11.2026

Teuta-Partizani

AF Elbasani-Laçi

Skënderbeu-Vllaznia

Vora-Dinamo C

Tirana-Egnatia

 

Java 11/ 07.11.2026

Tirana-Teuta

Egnatia-Vora

Dinamo C-Skënderbeu

Vllaznia-AF Elbasani

Laçi-Partizani

 

Java 12/ 22.11.2026

Teuta-Laçi

Partizani-Vllaznia

AF Elbasani-Dinamo C

Skënderbeu-Egnatia

Vora-Tirana

 

Java 13/ 28.11.2026      

Vora-Teuta

Tirana-Skënderbeu

Egnatia-AF Elbasani

Dinamo C-Partizani

Vllaznia-Laçi

 

Java 14/ 02.12.2026

Teuta-Vllaznia

Laçi-Dinamo C

Partizani-Egnatia

AF Elbasani-Tirana

Skënderbeu-Vora

 

Java 15/ 06.12.2026

Skënderbeu-Teuta

Vora-AF Elbasani

Tirana-Partizani

Egnatia-Laçi

Dinamo C-Vllaznia

 

Java 16/ 12.12.2026

Teuta-Dinamo C

Vllaznia-Egnatia

Laçi-Tirana

Partizani-Vora

AF Elbasani-Skënderbeu

 

Java 17/ 19.12.2026

AF Elbasani-Teuta

Skënderbeu-Partizani

Vora-Laçi

Tirana-Vllaznia

Egnatia-Dinamo C

 

Java 18/ 23.12.2026

Teuta-Egnatia

Dinamo C-Tirana

Vllaznia-Vora

Laçi-Skënderbeu

Partizani-AF Elbasani

 

FAZA E TRETË

Java 19/

Vëndi 1 – Vëndi 10

Vëndi 2 – Vëndi 9

Vëndi 3 – Vëndi 8

Vëndi 4 – Vëndi 7

Vëndi 5 – Vëndi 6

 

Java 20/

Vëndi 5 – Vëndi 10

Vëndi 6 – Vëndi 4

Vëndi 7 – Vëndi 3

Vëndi 8 – Vëndi 2

Vëndi 9 – Vëndi 1

 

Java 21/

Vëndi 10- Vëndi 9

Vëndi 1 – Vëndi 8

Vëndi 2 – Vëndi 7

Vëndi 3 – Vëndi 6

Vëndi 4 – Vëndi 5

 

Java 22/

Vëndi 4 – Vëndi 10

Vëndi 5 – Vëndi 3

Vëndi 6 – Vëndi 2

Vëndi 7 – Vëndi 1

Vëndi 8 – Vëndi 9

 

Java 23/

Vëndi 10 – Vëndi 8

Vëndi 9 – Vëndi 7

Vëndi 1 – Vëndi 6

Vëndi 2 – Vëndi 5

Vëndi 3 – Vëndi 4

 

Java 24/

Vëndi 3 – Vëndi 10

Vëndi 4 – Vëndi 2

Vëndi 5 – Vëndi 1

Vëndi 6 – Vëndi 9

Vëndi 7 – Vëndi 8

 

Java 25/

Vëndi 10 – Vëndi 7

Vëndi 8 – Vëndi 6

Vëndi 9 – Vëndi 5

Vëndi 1 – Vëndi 4

Vëndi 2 – Vëndi 3

 

Java 26/

Vëndi 2 – Vëndi 10

Vëndi 3 – Vëndi 1

Vëndi 4 – Vëndi 9

Vëndi 5 – Vëndi 8

Vëndi 6 – Vëndi 7

 

Java 27/

Vëndi 10 – Vëndi 6

Vëndi 7 – Vëndi 5

Vëndi 8 – Vëndi 4

Vëndi 9 – Vëndi 3

Vëndi 1 – Vëndi 2